• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Historia e shqiptarëve”, Akademia e Shkencave nis punën për hartimin dhe botimin e kësaj vepre madhore

“Historia e shqiptarëve” do të realizohet duke shfrytëzuar një numër të madh autorësh dhe burimesh të rralla dhe vëllimet arkivore, ku do të ketë vlerësime, analiza, konfortime burimesh dhe autorësh për çështje me interes të veçantë apo të debatueshme historiko- shkencore.

04/05/2021
| Kulturë, Shqipëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka lidhur sot më 4 prill 2021 kontratën për realizimin e nismës shkencore për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Historia e shqiptarëve”, ku drejtues të tekstit janë akademik Pëllumb Xhufi dhe Neritan Ceka.

Kontrata u nënshkrua nga përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Encikopedike, prof. Irakli Koçollari.

Pas nënshkrimit të kontratës grupi i punës bëri një takim me mediet, ku akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, përshëndeti grupin e punës dhe tha se kjo vepër hartohet në kuadrin e nismës për tri veprat madhore albanologjike: “Enciklopedia shqiptare”, “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Historia e shqiptarëve”.

“Për veprën “Historia e shqiptarëve” do të mobilizohen institutet, qendrat kërkimore shkencore dhe përfaqësues të botës akademike”, – theksoi Gjinushi.

Drejtues i tekstit akad. Pëllumb Xhufi u shpreh se “rishkruhet një vepër me vlerë kombëtare dhe “Historia e shqiptarëve” do të jetë e dimesioneve të tilla ku përshihen edhe shqiptarët jashtë kufijve, dhe jo vetëm që zgjerohet harta demografike, por vepra do të jetë me një natyrë specifike shkencore. Për të do të të punojë pjesa më elitare e studiuesve të antikitetit e deri në ditët e sotme”.

“Historia e shqiptarëve” do të realizohet duke shfrytëzuar një numër të madh autorësh dhe burimesh të rralla dhe vëllimet arkivore, ku do të ketë vlerësime, analiza, konfortime burimesh dhe autorësh për çështje me interes të veçantë apo të debatueshme historiko- shkencore.

Drejtues i tekstit prof. Neritan Ceka, arkeolog, e quajti risi përfshirjen e historisë së antikitetit, me të cilën fillon “Historia e shqiptarëve” e kryesisht të periudhës ilire si një zanafillë ku ka nisur edhe të formësohet identiteti ynë kombëtar.

Në tekstin “Historia e shqiptarëve” do të përfshihen veç historisë së mesjetës edhe prurjet në lëmin e arkeologjisë, studimet dhe vepra të autorëve të shquar të antiketit si Hasan Ceka, Skënder Anamali, e të të tjerë.

Prof. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë foli për rëndësinë e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave për “Historinë e shqiptarëve”, ku për herë të parë bashkohet puna kërkimore dhe studimore e shqiptarëve të të gjitha trevave. Ai tha se kërkimet dhe studimet shkencore në treva të Kosovës, tashmë do të përfshihen në një histori të përbashkët

Janë 20 autorë pjesëmarrës në hartimin e veprës: akad. Pëllumb Xhufi, prof. Skënder Muçaj, prof. Neritan Ceka, prof. Gjon Berisha (Kosovë), prof. Sabit Syla (Kosovë), akad. Myzafer Korkuti, prof. Saimir Shpuza, prof. Luan Përzhita, prof. Ferit Duka, prof. Adem Bunguri; prof. Apollon Baçe, prof. Paskal Milo, akad. Beqir Meta, prof. Sonila Boçi, prof. Ledia Dushku e të tjerë autorë kontribues që do të punojnë për hartimin e një vepre me 1500-2000 faqe, me tre vëllime dhe me një shtrirje kohore të lëndës që nga antkiteti deri në kohët moderne. Projekti do të finalizohet në vitin 2023. ATSH

 


Publikimi i mëparshëm

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të UT-së i bashkohen stafit mjekësor në qendrën e vaksinimit në Tetovë

Publikimi i radhës

DITA E DËSHMORËVE – DITA E LAVDISË SONË KOMBËTARE

Publikimi i radhës

DITA E DËSHMORËVE - DITA E LAVDISË SONË KOMBËTARE

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!