• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 22 Shtator 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të UT-së i bashkohen stafit mjekësor në qendrën e vaksinimit në Tetovë

Studentët që  marrin pjesë janë absolventë të programeve studimore Mjekësi e Përgjithshme dhe Farmaci dhe interesimi i tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi është jashtëzakonisht i madh.

04/05/2021
| Arsim, Maqedoni

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë së Universitetit të Tetovës në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Tetovës janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër Covid-19 të popullatës së Pollogut. Në qendrën e vaksinimit në Tetovë asistojnë gjithsej 23 absolventë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, të cilët do ndihmojnë në vaksinimin e qytetarëve. Ata  i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për aksionin vullnetar për vaksinimin e popullatës. Studentët që  marrin pjesë janë absolventë të programeve studimore Mjekësi e Përgjithshme dhe Farmaci dhe interesimi i tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi është jashtëzakonisht i madh.

Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Nevzat Elezi, tha se Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë do të mbajë kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të monitorojë hap pas hapi procesin e vaksinimit. “Për momentin kjo qendër e vaksinimit e ngritur këtu në sallën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë ka kapacitete për të vaksinuar deri në 1500 persona në ditë, ndërkaq ne si fakultet marrim pjesë me 23 studentë. Nëse do jetë e nevojshme Fakulteti ynë ka kapacitete për ta shtuar numrin e studentëve dhe për t’iu përgjigjur çdo kërkese të autoriteteve sa i përket procesit të vaksinimit. E them këtë nisur nga fakti se në këtë qendër pritet të vaksinohen të gjithë qytetarët e Pollogut, ku bëjnë pjesë Tetova e Gostivari me rrethinë dhe ekziston mundësia që në këtë pikë të përfshihet edhe Kërçova. Ne si Fakultet i Shkencave të Mjekësisë do jemi në dispozicion të plotë për t’i bashkërenduar aktivitetet në të ardhmen, me Ministrinë e Shëndetësisë dhe autoritetet e tjera.” – tha Prof. Dr. Nevzat Elezi

Prodekania për Arsim e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Nexhibe Nuhii, tha se pandemia KOVID-19 ka ndikuar seriozisht në jetën e fëmijëve dhe të rinjve. Sipas saj, imunizimi do të jetë një hap i rëndësishëm drejt rikuperimit, duke përfshirë qasjen e sigurt dhe të plotë në shërbimet vitale. “Vaksinat kundër KOVID-19 ofrojnë një shpresë, mirëpo edhe pasi vaksinat do të jenë në dispozicion,  do të duhet t’i respektojmë masat preventive, siç është distanca fizike, maskat dhe ventilimi, ndërsa higjiena e duarve duhet të vazhdojë të ruhet edhe pas vaksinimit. Parandalimi i sëmundjes është më mirë se terapia. Vaksinimi është e mirë publike me të cilën ndihmohet shoqëria jonë, mbrohet shëndeti i popullatës dhe shpëtohen jetët e njerëzve” – u shpreh Doc. Dr Nexhibe Nuhii.

Të drejtën për t’u vaksinuar mund ta shfrytëzojnë vetëm ata qytetarë, të cilët paraprakisht kanë caktuar termin për vaksinim nëpërmjet mjekut amë.

 

 

 


Publikimi i mëparshëm

Disa mendime për humorin

Publikimi i radhës

“Historia e shqiptarëve”, Akademia e Shkencave nis punën për hartimin dhe botimin e kësaj vepre madhore

Publikimi i radhës

“Historia e shqiptarëve”, Akademia e Shkencave nis punën për hartimin dhe botimin e kësaj vepre madhore

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!