• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 13 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

DITA E DËSHMORËVE – DITA E LAVDISË SONË KOMBËTARE

Çdo faqe historie dhe pëllëmbë toke, dëshmorët e kombit e kanë kthyer në histori dhe tokë martire, sepse kjo tokë është ujitur me gjak lirie dhe është shndërruar në tokë lirie dhe paqe.

05/05/2021
| Kosovë, Maqedoni, Rajon, Shqipëri

5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit, shënohet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, Çamëri dhe gjithandej në Diasporën e madhe shqiptare, kudo që shqiptarët frymojnë në rrethana të reja me emrin liri dhe shtet, e gjithë kjo krenari kombëtare që ndjehet është në lavdinë e dëshmorëve të kombit.

Çdo faqe historie dhe pëllëmbë toke, dëshmorët e kombit e kanë kthyer në histori dhe tokë martire, sepse kjo tokë është ujitur me gjak lirie dhe është shndërruar në tokë lirie dhe paqe.

Të gjitha skajet e trojeve etnike shqiptare, kanë epopetë e veta, i kanë dëshmorët e të gjitha luftërave për liri dhe dinjitet kombëtar, e kanë ngadhënjimin dhe çmimin e lirisë.

Shteti shqiptar dhe ne shqiptarët kudo që jemi, si një komb e festojmë ditën e dëshmorëve, për ta ndarë një ditë të veçantë, ku bëjmë homazhe para varreve të tyre, ku janë reliktet e një dëshmie për lirinë e sotme dhe për një të ardhme më të ndritur.

Dita e dëshmorëve, shënon një nga datat e ndritshme të kujtesës sonë. Shënon datat më të rëndësishme të së kaluarës sonë të lavdishme, të kthesave të mëdha të kombit tonë.

Dëshmorët janë emra njerëzish që dolën nga gjiri i këtij populli, janë krenaria e këtij populli që e sollën lirinë në mesin tonë.

Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e kombit!

 


Publikimi i mëparshëm

“Historia e shqiptarëve”, Akademia e Shkencave nis punën për hartimin dhe botimin e kësaj vepre madhore

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën e Dëshmorëve të Kombit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.