• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” nga Lugina e Preshevës e organizoi manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2020”

21/01/2020
| Kulturë, Rajon

Në ambientet e Bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi “ në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) në bashkëpunim me Bibliotekën “Mehmet Jusufi”, e shënoi manifestimin tanimë tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Ky manifestim u shënua në përkujtim të vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës dhe të të gjithë të rënëve për liri.

Tubimin, përpos kryetarit Bilall Maliqi, e përshëndeti edhe drejtori i bibliotekës, z. Reshat Neziri, i cili foli në pika të shkurtra për mbajtjen e këtij manifestimi. Për rëndësinë e “Flakës së Janarit”, foli profesori i Gjuhës dhe i letërsisë shqiptare, z. Shefat Ademi, i cili i çmoi lart sakrificat e të gjithë të rënëve për liri, të të gjitha kohërave. Më pas u përurua edhe libri monografik i sociologut z. Rahim Azemi me titull “Mark Gashi, veprimtaria atdhetare dhe arsimore” .

Për librin foli, shkrimtari Hysen Këqiku, ku në kumtesën e tij çmoi lart punën arsimore dhe atdhetare të Mark Gashit si dhe përgëzuan autorin për botimin e këtij libri. Edhe autori i librit i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të tij dhe foli në pika të shkurtra për nismën dhe punën e tij që ka bërë për hartimin e kësaj monografie.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e nderoi autorin e librit z. Rahim Azemi me mirënjohje për botimin e këtij libri me vlerë. U lexua edhe telegram i vajzës së Mark Gashit, Elizabeta Nuiqi, e cila jeton dhe vepron në Frankfurt të Gjermanisë.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe ora letrare e titulluar “Ora e Flakës” në të cilën lexuan poetët anëtarë e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”: Hysen Këqiku, Prof. Dr. Avni Presheva, Avni Shaqiri, Shaban Emini, Harbin Veseli ,Hajrush Redenica, Rexhep Abazi, Herolinda Salihu dhe Hyrije Jusufi.

Nacional.info

 


Publikimi i mëparshëm

Poeti hasjan që u vra nga kriminelët serbë bashkë me djalin e tij të vetëm

Publikimi i radhës

Antropologjia kulturore shqiptare në Republikën e Maqedonisë

Publikimi i radhës

Antropologjia kulturore shqiptare në Republikën e Maqedonisë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!