• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Fragment nga libri “Kujtimet e mia” i Rexhep Mitrovicës

02/06/2020
| Kosovë, Kulturë

Qyteti i Mitrovicës nuk ishte i madh. Kishte pesë deri në gjashtë mijë banorë. Ata përbeheshin nga dy grupe. Në një anë mitrovicasit vendas; kurse në anën tjetër të ardhurit nga viset e ndryshme të Shqipërisë. Vendasit nuk ishin aq spekulues; jo aq të pasur dhe nuk i donin punët e rënda. Ishin ëndërrimtarë, njerëz të rehatisë, shumë religjioz, kënaqeshin me pak, shitnin pemë, qumësht, kajmak dhe jetonin të qetë. Ajo popullatë e butë dhe e përzemërt parapëlqente të binte në gjumë shumë heret dhe të zgjohet shumë heret në mëngjes.

Agu i gjente femrat në këmbë një nga kënaqësitë më kureshtare të atyre zonjave. Të pranonin në atë orë të hershme, vizitat e shoqeve. Femra që pret dikë ngrihet pra agimit, e mbush mangallin e vet me prush, i shtron dy ose tri postiqe deleje, qilima të vjeter nën hijen e lisit të parapëlqyer dhe përgaditet për të pranuar shoqet. Ato arrijnë njëra pas tjetrës dhe ulen në vendin e zgjedhur. Zonja e shtëpisë përgatit kafenë përpara tyre duke llafosur. Bashkë më kafen ato pinë cigare të holla të mbështjella me dorë. Pas shumë bisedave ato këndojnë dhe e shoqërojnë këngën me butësi

“Freski e mëngjesit ti je mbret i të gjitha freskive,
Me fjalë të tjera ti je e bukura e më të bukurave”.

Rrezet e para të diellit i bëjnë të shpërndahen. Secila shpejton t’i rreket punës së vetë ditore. Duhet mjellë lopët, dhitë, dhenët duhet përgditur bukën. Duhet mendur për kafën e burrit, sepse ai ngritet tash prej shtrati.
Jeta është gjallëruar me kohë në qytet dhe në rrethina. Gjithëkund dëgjohet jehona e lesave (“perajkave”) në breg të lumit që gjarpëron nëpër kopshte. Aty në brigjet e lumit edhe vajzat lajnë rroba. Bariu paraqitet dhe troket në derë. Aj vjen për ti marrë bagëtinë dhe për ti shpënë në kullosë. Burri me vegla mbi supe, niset ngadalë për në fushë. Atje do të punoj deri në mesditë, pastaj do të kthehet për të pushuar, dhe nuk do të kthehtë më në të njejtën ditë. Puna i pëlqen dhe nuk e keqpërdor. E tillë ishte në mëngjes pamja aq e qetë dhe aq e këndshme e qytetit tone. Njeriu dëshironte të bënte jetë të qetë dhe të lumtur, dëshironte të ëndrronte. Ai luan domino, mban pëllumba, pata, gjela, dele dhe i pëlqen të organizojë luftime.

Një kohë e gjatë argëtimi kalohej kaluar. Çdo të premte në fushën e gjerë të sharrës tuboheshin dashamirët e lojrave të kalorësisë. Kuajt ishin të stolisur shkëlqyeshëm, kurse garë kishte të bente me një vrap befasije ku duhej goditur kundërshtarin me shkop. Ata luanin shpeshhere edhe me pushkë, mirëpo kjo lojë e zhurmshme bëhej vetëm në rastet e dasmava dhe të lindjeve.
Pranë vendasëve aq të butë e të qetë, ishte një tjetër element- të ardhurit. Këta të fundit i jepnin gjallëri qytetit që ishte shumë i gjallë. Ajo popullatë kishte ardhur nga Jakova (Gjakova) dhe nga Bosnja. E mbante tërë tregëtinë e qytetit.

* KultPlus.com *

 

 


Publikimi i mëparshëm

Për shqiptarët dhe grekët e sotëm – ilirët dhe helenët e lashtë

Publikimi i radhës

Dilema hamletiane: “A ta marr, a mos e marr?”

Publikimi i radhës

Dilema hamletiane: “A ta marr, a mos e marr?”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.