• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Për shqiptarët dhe grekët e sotëm – ilirët dhe helenët e lashtë

02/06/2020
| Opinione, Rajon

Abdulla Mehmeti | Etnonimet Helen (Elin) dhe Heladë-Elladë, përkatësisht: Hellenes (greqisht: Έλληνες, Éllines [ˈelines]) dhe Ellada (greqisht: Ελλάδα, apo Ελλάς) me asgjë nuk dallohen sipas etimologjisë, nga rrënja e përbashkët e fjalëve në gjuhën shqipe Hyll-Yll, si edhe Hyllir-Yllir, përkatësisht etnoni: Ilir dhe Iliri.

Sipas mitologjisë, Zeusi (zëri i qiejve në tokë) botërisht njihet si perëndi suprem i pellazgëve, ndërsa Apolonia (Shqipëri) tempull i shenjtë i Zeusit.

Dardani, (greqisht: Δάρδανος, latin: Dardanus), ka qenë i biri i Zeusit, mbret i parë i Dardanisë, figurë reale historike përmes Luftës së Trojës.

Njëri nga djemtë e Dardanit ka qenë Ylli (Hylli-ILLI-ILI), i njohur mbret i Trojës dhe themelues i qytetit ILION (Illi-jonë, apo Ylli-ynë).

Edhe ILIADA e Homerit, njëra nga veprat e para në Evropë, e cila paraqet Luftën e Trojës, në bazë të së cilës janë krijuar më vonë shumë vepra të rëndësishme shkencore, është e pakundërshtueshme se ka kuptim të plotë e të qartë vetëm në gjuhën shqipe: ILI + ADA (që përbën emër të bashkuar, të qytetit Ilion dhe malit Ada, në Dardaninë e lashtë, Anadollin e sotëm në Turqi.

Me këtë emër njihet edhe mbreti i parë i Dardanisë, Bardhyli (Bardh-ylli, ose Ylli i bardhë), që e themeloi Mbretërinë e Dardanisë (në pjesën evropiane), me qendër në Ohrin e sotëm, ku edhe më parë fiset ilire kishin jetuar të ndara, nën kërcënimin e pushtimeve të huaja dhe rrezikun e shfarosjes.

Sipas hartave të lashta dhe dëshmive të shkruara nga autorët e lashtësisë, fiset e ardhura nga India dhe Persia (të njohur më vonë si grekë), qytetin ILION e kanë riemërtuar edhe në gjuhën e tyre, fillimisht si: Hyllesion (shih hartën më poshtë), ndërsa romakët e quajtën në gjuhën e tyre ILION (greqisht: Ilios (Ιλιον ose Ιλιου / Ilios ose Ilion).

Përderisa mberi Yll është pagëzuar sipas traditës së popullit që i takonte, sipas kultit ilir të Diellit, yllit më të madh të kozmosit në të cilin besonin dardanët-ilirët; nga emri i mbretit YLLI dhe i qytetit me këtë emër ILION, sipas fiseve të lashta greke – Hyllesion, fiset e lashta greke filluan ta identifikojnë veten e tyre me këtë emër (nga Hyllesion: hellasë, më vonë edhe vendbanimet e tyre në të cilat u ngulitën më vonë, nga pjesa aziatike në atë evropiane, i quanin Hyllesion, përkatësisht veten helenë dhe vendbanimin Helladë-Ellada, të cilët etnonime i përdorin edhe sot e kësaj dite, por duke shtrembëruar të vërtetën për etimologjinë e këtyre etnonimeve, që sipas rrënjës së e fjalës Hyll-Yll, nuk ndryshojnë me asgjë me etnonimet Ilir dhe Iliri.

Fiset tjera greke, të ardhura nga Egjipti dhe Afrika Veriore në brigjet e Peloponezit, një periudhë të gjatë nuk janë bashkuar me fiset tjera greke të ardhur nga lindja aziatike, përderisa mes tyre ka dominuar elementi autokton i popullsisë ilire-dardane (arvanitët e sotëm), kurse në rrethanat të mëvonshme, Mesjeta dhe sidomos nga gjysma e dytë e shek. XIX, me ndihmën e Rusisë dhe borgjezive të disa shteteve evropiane, elementi etnik grek u shfaq si forcë politike dominuese, duke u forcuar vazhdimisht përmes marrëveshjeve me shtetet fqinje, Serbinë, Bullgarinë dhe Turqinë, për shkëmbimin e popullsive, me këtë edhe rritjen e numrit të banorëve me përkatësi fetare ortodokse, dhe përmes Kishës ortodokse greke, duke predikuar ndër popullsinë analfabete dhe fanatike, që secili ortodoks të konsiderohet grek. Me gjithë këto manipulime, dredhi, shtypje dhe propagandë, shteti grek nuk ka arritur ta shuaj asnjëherë ndjenjën kombëtare të arvanitasve autoktonë, të cilët gjithnjë e më tepër zgjohen dhe identifikohen me vëllezërit e tyre shqiptarë, që jetojnë në shtetet e veta, shtetet fqinje dhe në botë.

Edhe studiuesit e shumtë, vendës dhe të huaj, hapur kanë shkruar se grekët e sotëm dhe gjuha e tyre, greqishtja e re, asgjë nuk kanë të përbashkët me grekët dhe Greqinë e lashtë, as me gjuhën e tyre, e cila ka qenë gjuhë e njëjtë me atë që e kanë folur ilirët, dardanët, pajonët, maqedonët, epirotët, ndërsa kryengritja në fillim të shek. XIX për pavarësinë e këtij shteti nga sundimi osman (1821), nuk ka qenë kryengritje greke, por kryengritje arvanitase, si edhe shteti i pavarur grek një periudhë të gjatë është qeverisur kryesisht nga shqiptarët.

Emërtimet që përdoren edhe sot (toponimet), si Athinë – Atinë; Atikë-a, Atos-i (nga rrënja e fjalës shqipe: at –ati, i ati, si dhe Peloponez, Pella, Pellagon-Pellagoni (nga rrënja e fjalës shqipe; pellë-pjellë); Dardani-Dardanele (sipas emrit të mbretit Dardan; Rodos (nga rrënja e fjalës shqipe: rron, rro+don-Rodon, dhe shumë toponime të tjera, e dëshmojnë katërçipërisht tezën tonë.

Në periudhën më të re, të integrimeve globale, populli shqiptar dhe populli grek, gjithnjë e më tepër janë duke i tejkaluar këto dallime, duke krijuar një frymë të re të fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Këto dallime do të njëjtësohen edhe më tepër në të ardhmen, kur kisha dhe besimet fetare, politika dhe interesat e ngushta shtetërore me premisa shoviniste, do të zhvillohen në forma dhe nivele të tjera, ndërsa shkenca do ta thotë të vërtetën, në bazë të dëshmive, në mënyrë të pavarur nga politika dhe kisha, përmes argumenteve të pakundërshtueshme shkencore.

 


Publikimi i mëparshëm

Fakulteti i Arteve i UT-së organizoi ekspozitë dhe koncert online në mbështetje të mjekëve që përballen me pandeminë e Covid -19

Publikimi i radhës

Fragment nga libri “Kujtimet e mia” i Rexhep Mitrovicës

Publikimi i radhës

Fragment nga libri “Kujtimet e mia” i Rexhep Mitrovicës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!