Bekim Ramadani | Lidhjet martesore të të rinjve shqiptarë gjatë së kaluarës nuk kanë qenë akte të kollajshme. Në të shumtën e rasteve, ato kanë qenë vendime të shkoqitura hollë-hollë, të pranueshme vetëm po qe se nuk binin ndesh me interesat e një rrethi të gjerë familjar e fisnor. Lidhjet martesore duhet të ishin në përputhje me traditën, me kanunin, me pazaret ndërfamiljare. Jo rrallë, ato kanë qenë pasojë e allishverishit të autoriteteve brenda lidhjeve fisnore, fryte të fjalës së dhënë nga pjesëtarë të afërm apo të largët të familjes, jo vetëm për të rënit në bylyk, por edhe për fëmijët e vegjël, për të porsalindurit dhe për akoma të paardhurit në këtë jetë. Sa e sa vepra artistike e kanë trajtuar këtë subjekt! Bile, opera e parë shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës me libret të Llazër Siliqit është e ndërtuar pikërisht mbi këtë temë, duke trajtuar dramën e një vajze, që nuk dëshiron të martohet me djalin për të cilin e kanë fejuar qëkur ajo ka qenë në djep. Individualizmi i skajshëm, injoranca e madhe, autoriteti i padiskutueshëm i kryeplakut dhe një sërë rrethanash të tjera të kohës kanë shpërfaqur shpeshherë rregulla kundërshtuese me ligjet biologjike dhe hyjnore.
Zakonet patriarkale kanë qenë të tilla saqë pjesa dërmuese e çifteve bashkëshortore nuk kanë pasur mundësi për t’u takuar asnjëherë para se të martoheshin. Imagjino! Të pranosh të bashkëjetosh me njeriun që kurrë se ke takuar dhe se ke parë! Por, edhe po të ishin parë e kanë pasur vështirë për të këmbyer fjalë: “…shihemi me gojë nuk flasim, si durojmë o moj si s’pëlcasim…”. Ai që ia kishte hedhur syrin ndonjë vajze të bukur e të vendosur apo ajo që kishte ndjenjë pëlqimi për ndonjë djalë të urtë e azgan, duhej ta piqte punën me familjen sepse martesa nuk mund të ishte “për mua”, por “për ne”. Andaj, të rinjtë e kanë pasur të domosdoshme të bien në ujdi të plotë me kërkesat e njerëzve të gjakut, pavarësisht dëshirave, ndjenjave dhe nevojave vetjake. Ka ndodhur që djaloshi ta ketë pëlqyer vajzën duke thënë: “çikën e kojshisë oj nan’ e kam begenis’…”, por ka marrë përnjëherë përgjigjen: “jo nano jo, se e kena fis”. E pastaj “…thojshin për Ilir dilberin se nause sën xhen / rraj xhith ditën para dere si ni derdimen / ja ka xhet nana ni nause qibare / e ka t’hecmen shaum kadale–kadale…”. Sa e sa vajza shqiptare nuk kanë arritur të martohen me ata që ua ka ndjerë zemra, vetëm për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve të gabuara të mjedisit: “është e trashë, është e ulët, e ka hundën e madhe…”! Andaj lirika jonë e dashurisë është përplot vargje ku pasqyrohet sakrifica, dështimi, vuajtja, tragjikja…: “Lypem be Sherif aga, lypem, ooj / ta dish se s’t’marr’ o dylber, mbytem, ooj / nuk raj në dynja të çuditem, ooj / da shkoj në Vardar e da mbytem, ooj / nuk rraj në dynja të vikatem, ooj / da shkoj në nji mal e da varem, ooj.”…
Dashuria e shqiptarit ka qenë e thellë, e fortë, e pastër, përplot ndjenja, e qëndrueshme, ka qenë dashuri e besës, por ja që, jo rrallë, është dashur t’i kalojë filtrat e mjedisit rrethues, është dashur që paraprakisht të merret mendimi i të afërmve në pyetjen: “A ta marr, a mos e marr?”.
Gjeniu popullor e ka nuhatur thellë këtë rrjedhë të rëndësishme të jetës shoqërore, andaj ka thur me qindra e qindra vargje duke reflektuar një traditë që për rininë tonë të sotme është jo vetëm e papranueshme, por edhe e pakuptueshme.
I motivuar nga kjo traditë, e përzgjodha pikërisht këngën popullore pollnjane “Ani m’i kan’ than’…” për përpunim muzikor, duke e sjellë para jush si vepër korale për kor mikst.
Dëgjim të këndshëm!
Dilema hamletiane: “A ta marr, a mos e marr?”Lidhjet martesore të të rinjve shqiptarë gjatë së kaluarës nuk kanë qenë akte të kollajshme. Në të shumtën e rasteve, ato kanë qenë vendime të shkoqitura hollë-hollë, të pranueshme vetëm po qe se nuk binin ndesh me interesat e një rrethi të gjerë familjar e fisnor. Lidhjet martesore duhet të ishin në përputhje me traditën, me kanunin, me pazaret ndërfamiljare. Jo rrallë, ato kanë qenë pasojë e allishverishit të autoriteteve brenda lidhjeve fisnore, fryte të fjalës së dhënë nga pjesëtarë të afërm apo të largët të familjes, jo vetëm për të rënit në bylyk, por edhe për fëmijët e vegjël, për të porsalindurit dhe për akoma të paardhurit në këtë jetë. Sa e sa vepra artistike e kanë trajtuar këtë subjekt! Bile, opera e parë shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës me libret të Llazër Siliqit është e ndërtuar pikërisht mbi këtë temë, duke trajtuar dramën e një vajze, që nuk dëshiron të martohet me djalin për të cilin e kanë fejuar qëkur ajo ka qenë në djep. Individualizmi i skajshëm, injoranca e madhe, autoriteti i padiskutueshëm i kryeplakut dhe një sërë rrethanash të tjera të kohës kanë shpërfaqur shpeshherë rregulla kundërshtuese me ligjet biologjike dhe hyjnore. Zakonet patriarkale kanë qenë të tilla saqë pjesa dërmuese e çifteve bashkëshortore nuk kanë pasur mundësi për t’u takuar asnjëherë para se të martoheshin. Imagjino! Të pranosh të bashkëjetosh me njeriun që kurrë se ke takuar dhe se ke parë! Por, edhe po të ishin parë e kanë pasur vështirë për të këmbyer fjalë: “…shihemi me gojë nuk flasim, si durojmë o moj si s'pëlcasim…”. Ai që ia kishte hedhur syrin ndonjë vajze të bukur e të vendosur apo ajo që kishte ndjenjë pëlqimi për ndonjë djalë të urtë e azgan, duhej ta piqte punën me familjen sepse martesa nuk mund të ishte “për mua”, por “për ne”. Andaj, të rinjtë e kanë pasur të domosdoshme të bien në ujdi të plotë me kërkesat e njerëzve të gjakut, pavarësisht dëshirave, ndjenjave dhe nevojave vetjake. Ka ndodhur që djaloshi ta ketë pëlqyer vajzën duke thënë: “çikën e kojshisë oj nan’ e kam begenis’…”, por ka marrë përnjëherë përgjigjen: “jo nano jo, se e kena fis”. E pastaj “…thojshin për Ilir dilberin se nause sën xhen / rraj xhith ditën para dere si ni derdimen / ja ka xhet nana ni nause qibare / e ka t’hecmen shaum kadale–kadale…”. Sa e sa vajza shqiptare nuk kanë arritur të martohen me ata që ua ka ndjerë zemra, vetëm për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimeve të gabuara të mjedisit: “është e trashë, është e ulët, e ka hundën e madhe…”! Andaj lirika jonë e dashurisë është përplot vargje ku pasqyrohet sakrifica, dështimi, vuajtja, tragjikja…: “Lypem be Sherif aga, lypem, ooj / ta dish se s’t’marr’ o dylber, mbytem, ooj / nuk raj në dynja të çuditem, ooj / da shkoj në Vardar e da mbytem, ooj / nuk rraj në dynja të vikatem, ooj / da shkoj në nji mal e da varem, ooj.”… Dashuria e shqiptarit ka qenë e thellë, e fortë, e pastër, përplot ndjenja, e qëndrueshme, ka qenë dashuri e besës, por ja që, jo rrallë, është dashur t’i kalojë filtrat e mjedisit rrethues, është dashur që paraprakisht të merret mendimi i të afërmve në pyetjen: “A ta marr, a mos e marr?”. Gjeniu popullor e ka nuhatur thellë këtë rrjedhë të rëndësishme të jetës shoqërore, andaj ka thur me qindra e qindra vargje duke reflektuar një traditë që për rininë tonë të sotme është jo vetëm e papranueshme, por edhe e pakuptueshme. I motivuar nga kjo traditë, e përzgjodha pikërisht këngën popullore pollnjane “Ani m’i kan’ than’…” për përpunim muzikor, duke e sjellë para jush si vepër korale për kor mikst.Dëgjim të këndshëm!
Posted by Bekim Ramadani on Tuesday, June 2, 2020