• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Eva Murati: Kultura kushton shtrenjtë, por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca

19/05/2020
| Spektër

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar e cila thotë se e ardhmja po gllabërohet nga të fortët, me britmat që shkojnë në vesh të shurdhër.

Gjithashtu, ajo shkruan se kishte menduar se ata që largoheshin nga Shqipëria ishin shumë të guximshëm, por këto ditë ka kuptuar se “guxim të marri” kanë ata që rrinë këtu.

“Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca! Nesër, pasnesër kur të vizitojmë teatrin e ri (me apo pa kulla nga pas) në ekzaltim e sipër jo të gjithë do kujtojnë se ekzistonte mundësia për ruajtur atë godinë si pjesë e historisë së Tiranës duke e transformuar qëllimin e saj, por kjo mundësi u vodh nga ata që e marrin topin me vete në shtëpi kur loja nuk shkon si duan ata.

Gjithmonë kam menduar se ata që ikin nga Shqipëria kanë guxim por këto ditë kam kuptuar që “guxim të marri” kemi ne që zgjedhim të rrimë këtu!

Po ju lë me këtë pikturë të Goyas “Saturni që gllabëron të birin” sepse këto ditë me shembjen pa paralajmërim të teatrit në mes të natës kuptuam që një e ardhme normale na është gllabëruar nga më të fortët dhe britma sado e drejtë dhe e përkrahur që të jetë bie në vesh të shurdhët!

Mos e paçi atë fat!

Nga Eva një idealiste e zhgënjyer që sheh të bie e të harrohet çdo kauzë e ngritur ndonjëherë në këtë vend!”, shkruan Eva Murati.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës do të organizojë debat për ndikimin e pandemisë në ekonomitë nacionale

Publikimi i radhës

Studenti i UT-së Adem Ameti realizon një shpikje mbresëlënëse – ndez makinën me përplasje të duarve

Publikimi i radhës

Studenti i UT-së Adem Ameti realizon një shpikje mbresëlënëse - ndez makinën me përplasje të duarve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.