Universiteti i Tetovës ka bërë të ditur se, më 22 maj 2020, në orën 14:00, do të organizojë debat online, me temë: ”Impakti i pandemisë në ekonomitë nacionale”.
Në këtë debat që do të zhvillohet përmes Google Meet dhe faqes zyrtare të UT-së në facebook, do të marrin pjesë: Rilind Kabashi – Banka Qendrore e RMV-së, Bardhyl Dauti – Ministër i Investimeve të Huaja në RMV, Nebi Hoxha – Kryetar i OEMVP-së, Albert Qarri – Profesor ordinar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Ismail Qemali” – Vlorë dhe Arben Oda – Ekspert i turizmit.