• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studenti i UT-së Adem Ameti realizon një shpikje mbresëlënëse – ndez makinën me përplasje të duarve

20/05/2020
| Arsim, Spektër

Studenti i degës së mekatronikës i  Fakultetit të Shkencave të Zbatura në Universitetin e Tetovës, Adem Ameti, ka bërë një shpikje mjaft interesante. Ai ka modifikuar veturën Fiat Polsi, të vitit 1990, që të ndizet pa ndihmën e çelësit, por me përplasje të duarve.

Adem Ameti deklaroi se nuk nguron të manovrojë me modifikime të ndryshme, nëpërmjet metodave përkatëse, për të arritur deri te produkti final. “E veçanta e kësaj është se e kam modifikuar sadopak, kam vendosur disa mikrokontrollues shtesë, të cilët i kam programuar vetë. Kam punuar me veturën një kohë të gjatë dhe fillimisht si projekt i parë ka qenë ndezja e veturës me smartphone, nëpërmjet bluetoothit dhe pajisjeve elektronike që i ka brenda,  pastaj kam vazhduar me sistemin e radarit, dhe tash së fundi edhe me përplasjen e shuplakave të ndizet, prej brenda ose prej jashtë”, thotë studenti Adem Ameti.

E vetmja vështirësi që ka hasur ai, janë pajisjet elektronike, të cilat nuk gjenden lehtë, dhe kanë kosto të lartë. “Këtu te ne është shumë vështirë të gjesh pajisje elektronike, por edhe nëse gjejmë, janë shumë të shtrenjta,  prandaj është pak problem për shkak se nuk përdoren, nuk janë shumë aktive në rajonin tonë”, deklaron ai.

Dekani i FSHZ-së, Prof. Dr. Feta Sinani theksoi  se, studenti Adem Ameti ka bërë një punë të shkëlqyeshme, lidhur me këtë shpikje. Ademi ka bërë shumë modifikime në këtë veturë dhe premton se në të ardhmen do ta modifikojë ndezjen edhe me sisteme të tjera, ndërsa këtë shpikje e ka ndërmend ta plasojë edhe në treg, në mënyrë që kjo ide të vendoset në praktikë. / Zyra për Informim /

 


Publikimi i mëparshëm

Eva Murati: Kultura kushton shtrenjtë, por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca

Publikimi i radhës

Kompania amerikane publikon rezultate inkurajuese të vaksinës kundër COVID-19

Publikimi i radhës

Kompania amerikane publikon rezultate inkurajuese të vaksinës kundër COVID-19

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!