• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Grida Duma: Ankuesit nuk janë fituesit

22/02/2020
| Spektër

Të nderuar miq,

Mundësia për të ndarë me ju mendimin dhe qëndrimet më ka orientuar shpesh të jem e drejtë në perfaqesim. Jam përpjekur të përthith nga çdo komunikim mes nesh dhe ta përcjell në publik duke njohur dhe përgjegjësinë e madhe që përcjell besimi juaj.

Sigurisht një pjesë e madhe mesazheve ka të bëjë me problematika dhe shqetësime konkrete të cilat qëndrojnë mes nesh!

Një pjesë e madhe juaja më drejtohen për të rikomunikuar sërish si nëpërmjet fjalës “Ankuesit nuk jane fituesit”, me një tjetër bashkëbisedim apo shkëmbim përvoje të ngjashëm me të!

Për shkak të një numri mjaft të madh shkruesish të cilët më kërkojnë të realizojmë një bashkëbisedim të dytë të tillë, e shoh thuajse si një detyrim të shkëmbejmë së afërmi mendime e përvoja karriere në bashkëbisedimin që ka në qendër një moto: MOS PRIT!

Sot ështē evidente që vështirësia për t’ia dalë në Shqipëri është rraskapitëse. Suksesi dhe arritja janë qëllime të përhershme kudo, siç edhe kërkojnë përheshëm energji dhe përpekje që lidhen me teknika të përshtatjes dhe qartësimit ndaj pengesave.

Nuk ështē konstatim i thjeshtë politik që vështirësia e madhe e Shqipërisë sot shprehet në vuajtjen personale të shumëkujt që është i aftë dhe sakrificat i shkojnë dëm. Shpesh përpjekjet nuk japin rezultat përkundrejt padrejtësive e po aq shpesh indiferenca e të aftëve ndaj gendjes traumatike të shoqërisë shembet vetëm kur gjendja i prek dhe ata vetë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, askush nuk mund të presë që duke i lënë gjërat të rrjedhin në inercinë e vet dikush të të falë suksesin apo arritjen.

Do të zhvilloj disa takime ndërverpruese që synojnë të jenë shtysë e vlefshme për arritjen tuaj! Do të ndajmë teknika aftësish të cilat tashmë janë çelës suksesi në perëndim, duke ndihmuar një ristart në karrierën e seicilit pjesëmarrës në sallë. | Email: info@gridaduma.com |

 


Publikimi i mëparshëm

Shqipja | Studiuesit ngrenë alarmin për përdorimin e fjalëve të huaja

Publikimi i radhës

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni në vitet 1912-1913 sipas burimeve bullgare

Publikimi i radhës

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni në vitet 1912-1913 sipas burimeve bullgare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.