• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Shqipja | Studiuesit ngrenë alarmin për përdorimin e fjalëve të huaja

Në “Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare” studiues e akademikë diskutuan për gjendjen e gjuhës shqipe në ditët e sotme dhe çfarë duhet bërë ndryshe për ta pasuruar më tej atë. Duke u fokusuar në problemet që hasen më shpesh, të gjithë ranë dakord se rrjetet sociale dhe gjuhët e huaja kanë ndikuar shumë në përdorimin e saktë të shqipes, sidomos te të rinjtë.

21/02/2020
| Arsim

21 shkurti është caktuar nga “UNESCO” si “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare” dhe qëllimi kryesor i saj është vlerësimi i gjuhës për ruajtjen e trashëgiminë e kulturës së çdo populli. Në këtë ditë të rëndësishme për kulturën, “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” organizoi simpoziumin me temë “Lëvizjet për gjuhë”, në të cilin ishin të pranishëm studiues dhe akademikë të gjuhës shqipe.

Në fjalën e saj drejtoresha e “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, Alda Bardhyli, vendosi theksin tek forcimi i përdorimit të saktë të gjuhës shqipe tek të rinjtë, duke qenë se ky është dhe një nga qëllimet kryesore të qendrës.

Studiuesit nuk mund të linin pa përmendur historinë e gjuhës shqipe, se si ajo ka ndikuar në nacionalizimin shqiptar dhe në krijimin e identitetit.

Duke u ndalur kryesisht në shqipen e ditëve të sotme, të gjithë të pranishmit ngritën të njëjtat probleme, si ndikimi i fuqishëm i teknologjisë në cenimin e gjuhës, integrimi i fjalëve të huaja dhe përkthimet e dobëta.

Profesoreshë Anila Çepani u shpreh se rrjetet sociale kanë shumë ndikim në gjuhën standarde të shqipes, duke shmangur ë dhe ç në komunikimin e përditshëm, shkurtimi i fjalëve, shtimi i zanoreve apo bashkëtingëlloreve të panevojshme në fjalë për shprehjen e emocioneve, e shumë të tjera.

Ndërsa përkthyesja Diana Kastrati vendosi theksin tek përdorimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, diçka që vihet re në komunikimin e përditshëm tek të rinjtë, por edhe në media. Ajo u shpreh se çdo vit në mbarë botën zhduken 25 gjuhë, që përbëjnë një pasuri të madhe për ekosistemin botëror dhe prandaj apeli i përkthyeses ishte në mbrojtjen e gjuhës, mbi të gjitha të strukturës së saj.

“Nuk është puna që t’i ‘shpallim luftë’ anglishtes apo mësimit të gjuhëve të huaja, sepse sa më shumë gjuhë të njohësh aq më njeri je. Por në këtë diversitet pafund gjuhësor e kulturor na duhet të luftojmë për fuqizimin, pastrimin dhe përdorimin e saktë të shqipes”, tha Kastrati.

Ajo parashtroi edhe 5 mënyra që duhen ndjekur për parandalimin e një homologimi kulturor, si mësimi me seriozitet i gjuhës shqipe duke filluar që në sistemin parashkollor, nxitja e leximit tek fëmijët, penalizimi me ligj i institucioneve apo mediave që shtrembërojnë gjuhën, zgjerimi i hapësirës për të folmet lokale, përdorimi i një site për përkthyesit për të rritur cilësinë e librave.

Ndërsa, profesoresha Anila Mullahi u shpreh se sot pasuria e gjuhës shqipe nënvlerësohet duke filluar nga tekstet shkollore, që nuk paraqesin siç duhet dialektet dhe cenojnë origjinalitetin e veprave të autorëve të shquar shqiptar, si Jeronim De Rada apo Gjergj Fishta.

Profesoresha e Universitetit të Tiranës, Dhurata Shehri tha se sot përkthimi është një problem kyç në pasurimin e gjuhës. Ajo tregoi se në bazë të një studimi është vënë re se këto 6 vitet e fundit ka më shumë përkthime të letërsisë turke, duke e banalizuar në nivelin e telenovelave që transmetohen në televizionet shqiptare.

Lorena Resulaj / Shekulli.al


Publikimi i mëparshëm

Promovimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Publikimi i radhës

Grida Duma: Ankuesit nuk janë fituesit

Publikimi i radhës

Grida Duma: Ankuesit nuk janë fituesit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!