Anton Panchev | Si rezultat nga Luftërat Ballkanike (1912-1913) Perandoria Osmane ka humbur pothuajse të gjitha territoret e saj evropiane, të cilat janë pushtuar nga ushtritë e Aleancës Ballkanike. Refuzimi i Serbisë, i Greqisë dhe i Malit të Zi t’ua respektojnë të drejtat etnike dhe historike popujve të tjerë ballkanike është përcjellë me politikë për asimilim dhe terror ndaj popullatës shqiptare dhe asaj bullgare në trojet e Maqedonisë së sotme. Akoma me përparimin e trupave serbe mijëra shqiptarë janë vrarë në vjeshtën e 1912. Në muajt në vijim, metodat e njohura mirë ende nga ditët e para të Luftërave Ballkanike për “qetësim” dhe spastrim etnik, të përdorura sistematikisht nga njësitë ushtarake serbe dhe malazeze, detyrojnë mijëra refugjatë të kërkojnë shpëtim në Shqipëri. Publiku bullgar është i lajmëruar menjëherë për reprezaljet serbe në Maqedoni kryesisht nga vështrimet e revolucionarëve të VMORO-së, si edhe nga letrat e liderëve shqiptarë, në të cilat përshkruhen krimet serbe[1]. Regjimi i egër detyron shqiptarët dhe bullgarët në Maqedoni të ndërmarrin veprime për të mbrojtur jetën, nderin dhe të drejtën e vetëvendosjes kombëtare. Nga qëndresa e përbashkët shpërthejnë disa kryengritje, nga të cilat më e madhja është Kryengritja e Ohrit në shtator 1913. Lufta heroike e shqiptarëve dhe e bullgarëve nuk ka pasur sukses në përpjekjet për ndalimin e ushtrisë serbe dhe në vjeshtën e vitit 1913 dhuna ka arritur kulmin e saj. Në shtypjen e kryengritjes nga shtatori i vitit 1913, përveç ushtrisë serbe marrin pjesë edhe çetat e organizatës shtetërore “Mbrojtja kombëtare”. Lajmet nga rajoni i Ohrit, i Strugës dhe i Dibrës “flasin njëzëri” për “tmerrin e madh shkaktuar nga serbët” – të gjithë bullgarë, shqiptarë dhe turq të shquar janë “krejtësisht të plaçkitur dhe të shkatërruar”, dhjetëra fshatra janë djegur dhe shumë kufoma të njerëzve të pafajshëm “qëndrojnë të pavarrosura në rrugë dhe në ara”[2].
Terrori në rajonin e Dibrës p.sh. është përshkruar nga veprimtari revolucionar bullgar Kiril Përliçev kështu: “Rrënim, plaçkitje, përdhunim, djegie të gjithëve dhe vrasje të popullsisë, e cila ka marrë pjesë në kryengritjen, – kjo janë veprimet, me të cilat pushteti i ri serb i ka shpërblyer pa kursim banorët e kësaj zone. Atëherë të gjithë veprimtarë dhe pjesëmarrës në kryengritje kanë qenë të detyruar ta lëshojnë në mënyrë masive qytetin dhe të ikin në Shqipëri, dhe një numër i madh shqiptarë dhe bullgarë të pafajshëm kanë qenë varrosur gjallë. Dibra dhe rajoni i saj kanë qenë një pikturë të shëmtuar të shkatërrimit serb. Qyteti ka qenë pothuajse tërë të rrënuar. Fshatrat të djegur dhe shpopulluar, shtëpitë e plaçkitura, – të gjithë është kthyer në vend të mbuluar me hi”[3]. Edhe anketa, e bërë nga oficeri italian Vinçenco Murikio në zonën kufitare midis Lymës dhe Dibrës në territorin shqiptar pas tërheqjes së ushtrisë serbe, zbulon gjithashtu vrasje masive (kryesisht pleq, femra dhe fëmijë), plaçkitje, djegie dhe shkatërrime në mbi 100 fshatra, shumë prej të cilëve janë plotësisht të djegur. Vetë shqiptarët flasin për qindra fshatra të rrënuar dhe 5000 viktima para diplomatëve bullgarë[4]. Por ndoshta demaskimi më i fortë për ngjarjet vjen nga Partia socialdemokratike serbe. Përfaqësuesi i saj në Parlamentin e Serbisë, T. Kancleroviç, bën pyetje zyrtare ndaj qeverisë për vrasjet[5].
Dokument i vlefshëm për gjendjen e popullatës shqiptare në Maqedoni është raporti sekret më 19 nëntor 1913 nga përfaqësuesi i parë zyrtar bullgar në shtetin e ri shqiptar – Todor Pavlov, i cili është emëruar nga qeveria bullgare për Konsull të përgjithshëm tek Qeveria e përkohshme e Shqipërisë në Vlorë në tetor 1913[6]. Nga fundi i tetorit deri dërgimin e raportit, T. Pavlov ka mbledhur dëshmi për gjendjen e popullsisë shqiptare nga liderët shqiptarë dhe revolucionarët bullgarë nga Maqedonia Perëndimore. Rëndësia e raportit si burim historik shtohet edhe nga statistika e bashkëngjitur për shkatërrimet, plaçkitjet dhe masakrat, kryera nga ushtria serbe në zonën kufitare midis Dibrës dhe Lymës[7]. Raporti konstaton se shumë nga vendbanimet, okupuara përsëri nga serbët, kanë qenë plaçkitura dhe djegura. E tërë popullsia myslimane është ikur prej qytetit dhe kanë mbetur vetëm 40 njerëz të sëmurë të cilët u masakruan nga serbët. Pas pushtimit të qytetit ushtarët serbë kanë plaçkitur shtëpitë dhe dyqanet shqiptare[8].
Në Bullgari fakte të hollësishme për përmasat e tragjedisë vijnë edhe nga luftëtarët e VMRO-së, të cilët tërhiqen në tokën e lirë shqiptare bashkë me çetat e tyre dhe me refugjatët në dy drejtime kryesore – nga Ohri drejt Elbasanit dhe nga Dibra drejt Tiranës. Në kohën e qëndrimit të tyre në Shqipëri vojvodët e kryengritjes, Milan Matov dhe Petër Çaulev, mbledhin nga refugjatët informatë për masakrat. Në kujtimet e tij, Milan Matov tregon se ka dërguar njoftime me telegrafin nga Kukësi dhe Elbasani deri Vlorën “dhe jashtë kufirit”[9]. Më 24 dhe 29 shtator 1913 P. Çaulev ka dërguar nga Elbasani dhe Durrësi deri redaktorin e gazetës “Kambana” në Sofje, Krëstjo Stançev, shënime të gjera për përgatitjen dhe zhvillimin e kryengritjes, të cilat janë publikuara menjëherë pas marrjes së tyre[10]. Kështu lexuesit bullgarë kanë kuptuar për gjendjen e vështirë të shqiptarëve, p.sh.: “E tërë popullsia nga fshatrat dibrane tani ndodhet nëpër luginat e Shqipërisë së lirë. Në luginën e Çermenikës ka mbi 30 000 femra dhe fëmijë, të lënë lakuriq dhe të uritur në mëshirë të fatit; popullsia e Dibrës mbush rrugët e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Elbasanit”[11].
Mund të bëjmë përfundimin se fakte të tilla dëshmojnë dhe konfirmojnë tragjedinë e madhe shqiptare në këtë periudhë; tragjedi e cila zvogëlon shumë numrin e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Për këtë dëshmon me fakte edhe ekspedita shkencore bullgare në vitin 1916 kur Maqedonia kontrollohet nga ushtria bullgare në Luftën e parë botërore. Sipas pjesëmarrësit në këtë ekspeditë, prof. Ivan Ivanov, janë shpopulluar edhe vendbanimet shqiptare në tërë Maqedoninë, në rajonet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Manastirit etj[12]. Profesori shkruan: “Udhëtari në Maqedoni, sidomos atje ku ka pasur fshatra shqiptarë, sheh kryesisht vende mbuluara me hi, të cilat na përshkruan historia mesjetare pas sulmeve mbi Ballkan nga ana e popujve barbarë”[13]. Profesori edhe numëron shumë fshatra të tillë.
Pavarësisht nga humbjet e mëdha njerëzore prej popullsisë shqiptare edhe pas 1913, elementi etnik shqiptar vazhdon të dominojë në perëndim të Vardarit. Për këtë dëshmojnë edhe shkencëtarët bullgarë, të cilët kanë hulumtuar rajonin. P.sh. historiani i madh bullgar prof. Vasil Zlatarski shkruan se “fshatrat midis Tetovës dhe Gostivarit janë kryesisht shqiptarë…”[14]. Edhe gjeografi Ishirkov vërteton se popullsia e krahinës midis Vardarit dhe Lepenicës është kryesisht shqiptare por shqiptarët kanë ditur mirë edhe bullgarisht. Ai regjistron edhe një dukuri tjetër. Sipas tij shqiptarët nuk dinë turqisht por shumë prej tyre deklarojnë se janë turq[15]. Ky vështrim përkrahet edhe nga një pjesëmarrës tjetër i ekspeditës, Stefan Dimitrov, i cili shkruan se “shumë shqiptarë shpallen si turq”[16]. P.sh., për Dibrën shkencëtarët bullgarë tregojnë se jetojnë 2688 shqiptarë dhe 2820 shqiptarë, të cilët deklaroheshin si turq. Ndoshta kjo është pasojë nga përndjekjet e ashpra serbe kundër kombësinë shqiptare. Megjithatë edhe pas terrorit të egër serb shumica e popullsisë në Maqedoninë perëndimore ka qenë shqiptare. Këtë fakt konfirmohet edhe nga regjistrimi i përgjithshëm i popullatës prej administratës së atëhershme bullgare. Sipas pushtetit bullgar në territorin e Maqedonisë së sotme më vitin 1916 kanë jetuar rreth 140 000 shqiptar dhe midis tyre 1327 shqiptarë ortodoks[17]. Faleminderit për vëmendjen!
Literatura:
Гаджанов, Димитър. Мюсюлманското население в новоосвободените земи, с. 231-281. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието, С., 1916. Съст. П.Петров. С., 1993.
Георгиев, Величко. Охридското въстание от 1913 година през погледа на неговия главнокомандващ Петър Чаулев, 160-161. В: Известия на държавните архиви, 72, 1999, с. 133-178.
Георгиев, Георги. Бежанският въпрос в Албания и българската хуманитарна акция. В: Сп. Македонски преглед, 2012, 1, с. 39-66.
Георгиев, Георги. Българо-албанското въстание в Македония през 1913 г. (политически и военни аспекти). В: Македонски преглед, 2010, бр. 1, с. 19-48.
Георгиев, Георги. Новооткрит документ за българо-албанското въстание от 1913 г. В: Македонски преглед, 2010, бр. 2, с. 135-148:
Димитров, Стефан. Северозападна Македония, с. 79 – 98. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието, С., 1916. Съст. П.Петров. С., 1993.
Златарски, Васил. Пътешествие из Македония, с. 36 – 69. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието, С., 1916. Съст. П.Петров. С., 1993.
Иванов, Йордан. Западните краища на Македония в етнографическо отношение, с. 136-149. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието, С., 1916. Съст. П.Петров. С., 1993.
Иширков, Анастас. Пътуване в Македония и Поморавието, с. 106 – 118. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието, С., 1916. Съст. П.Петров. С., 1993.
Матов, Милан. За премълчаното в историята на ВМРО. С., 2011.
Пърличев, Кирил. Сръбският режим и революционната борба в Македония (1912-1915). С., 1917.
Rezyme:
Shqiptarët dhe bullgarët kanë pasur lidhje të gjata dhe bashkëjetesë të mirë në Maqedoninë e sotme perëndimore dhe qendrore. Për këtë arsye shkencëtarët bullgarë kanë bërë disa studime të rëndësishme për numrin e shqiptarëve në Maqedoni, për jetën e tyre si edhe për zhvillimet tragjike në vitet 1912-1913 kur luftërat ballkanike u kanë sjellë shumë vuajtje shqiptarëve prej kësaj zone të rajonit. Pushtimi i trojeve shqiptare në Maqedoni nga ushtria serbe është përcjellë me pastrim etnik, me vrasje të shumta, me djegien e fshatrave shqiptare dhe me gjithë mjetet dhunuese të një pushtuesi të egër. Prijësit e popullsisë bullgare në Maqedoni, e cila gjithashtu ka vuajtur shumë nga regjimi terrorist serb, kanë lënë shumë dëshmi dhe dokumente për politikën e gjenocidit serb dhe malazezë ndaj popullatës shqiptare. Ata kanë parë se mijëra refugjatë shqiptarë kanë shkuar në Shqipëri për ta shpëtuar jetën e tyre por shumë të tjerë nuk kanë mundur të iknin. Dokumentet bullgare dëshmojnë për terrorin serb pas shtypjes së kryengritjes shqiptaro-bullgare në shtator 1913, i cili ka tejkaluar çdo masë. U kryen mijëra vrasje (kryesisht pleq, femra dhe fëmija), plaçkitje, djegie dhe dëmtime në mbi 100 fshatra shqiptare. Regjimi serb ka dëshiruar ta ndryshonte gjendjen etnike në këtë pjesë të Ballkanit në pajtim me idenë për “Serbinë e madhe” e cila të mbizotëronte ndaj popujve të tjerë ballkanike. Revolucionarët bullgarë kanë kuptuar mirë qëllimet e pushtuesit të ri dhe kanë bërë shumë raporte deri qeverinë bullgare në Sofje. Në arkivat bullgare ka mjaft dëshmi dhe informatë për situatën në trojet shqiptare, për mizoritë serbe dhe për luftën e pandalshme dhe heroike të shqiptarëve në Maqedoni. Këto dokumente janë objekt i hulumtimit tim dhe një pjesë prej tyre prezantohen në këtë kumtesë.
[1] Георгиев, Георги. Българо-албанското въстание в Македония през 1913 г. (политически и военни аспекти). В: Македонски преглед, 2010, бр. 1, с. 21-22.
[2] Po aty, f. 45.
[3] Пърличев, Кирил. Сръбският режим и революционната борба в Македония (1912-1915). С., 1917, с. 30-31.
[4] Георгиев, Георги. Новооткрит документ за българо-албанското въстание от 1913 г. В: Македонски преглед, 2010, №2, 142-148.
[5] Иванов, Йордан. Западните краища на Македония в етнографическо отношение, с. 148. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието 1916. Съст. П. Петров. С., 1993.
[6] Елдъров, Светлозар. Българите в Албания 1913-1939. Изследване и документи. С., 2000, с. 10.
[7] Георгиев, Георги. Новооткрит документ за българо-албанското въстание от 1913 г. В: Македонски преглед, 2010, бр. 2, с. 137.
[8] Po aty, f. 142.
[9] Матов, М. За премълчаното в историята на ВМРО. С., 2011, с. 239-242.
[10] Георгиев, В. Охридското въстание от 1913 година през погледа на неговия главнокомандващ Петър Чаулев, 160-161. В: Известия на държавните архиви, 72, 1999.
[11] Георгиев, Г. Бежанският въпрос в Албания и българската хуманитарна акция през 1913 г. В: Македонски преглед, 2012, бр. 1, с. 50.
[12] Иванов, Йордан. Западните краища на Македония в етнографическо отношение, с. 148-149. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието, С., 1916.
[13] Po aty, f. 149.
[14] Златарски, Васил. Пътешествие из Македония, с. 53. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието 1916.
[15] Иширков, Анастас. Пътуване в Македония и Поморавието, с. 107. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието 1916. Съст. П.Петров. С., 1993.
[16] Димитров, Стефан. Северозападна Македония, с. 89. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието 1916. Съст. П.Петров. С., 1993.
[17] Гаджанов, Димитър. Мюсюлманското население в новоосвободените земи, с. 280-281. В: Научна експедиция в Македония и Поморавието. С., 1916.