• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Përkujtim | Para shtatë vitesh ndërroi jetë Prof. Dr. Fadil Sulejmani, themelues dhe Rektor i parë i Universitetit të Tetovës

11/02/2020
| Arsim

Para shtatë vitesh ndërroi jetë Prof. Dr. Fadil Sulejmani, themelues dhe Rektor i parë i Universitetit të Tetovës. Prof. Dr. Fadil Sulejmani u lind më 5 dhjetor të vitit 1940 në katundin Bozovcë të Malësisë së Sharrit të Tetovës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren dhe Fakultetin Filozofik, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare për magjistraturë i kreu në Beograd dhe doktoroi në Prishtinë për shkencat filologjike.

Ka punuar fillimisht si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në katundin Obiliq afër Prishtinës dhe 2 vjet si profesor i gjuhës latine në Gjimnazin e Mitrovicës. Në vitin 1971, filloi si pedagog i rregullt në degën gjuhë dhe letërsi shqipe, të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku punoi deri në vitin 1994. Në vitin 1994-95 u avancua në cilësinë e profesorit ordinar për shkenca filologjike, po në këtë universitet.  Formimi i tij akademik do të vijojë me 2 vjet specializim në Gjermani si bursist i Fondacionit Aleksandër fon Humbold në Bon dhe 1 vit në Itali, gjë që i ka mundësuar edhe njohjen e gjuhëve përkatëse, të cilat do t’i shfrytëzojë edhe më vonë në hulumtimet e tij.

Në vitin 1994, bashkë me intelektualë të tjerë, e themeloi Universitetin e Tetovës dhe e drejtoi atë deri në vitin 2003, periudhë kur fillon edhe zyrtarizimi i tij.

Profesor Fadil Sulejmani është autor i mbi 10 librave dhe mbi 200 artikujve të publikuar në revista shkencore e periodike.

Më 17 dhjetor 2012, me rastin e 18 vjetorit të themelimit, Universiteti Shtetërori Tetovës, themeluesit dhe Rektorit të parë, Prof. Dr.  Fadil Sulejmanit i ndau titullin Doctor Honoris Causa.


Publikimi i mëparshëm

Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë

Publikimi i radhës

RMV-ja do ta shpërblejë ekipin “Toka e Mjaltë” me tre milionë denarë

Publikimi i radhës

RMV-ja do ta shpërblejë ekipin “Toka e Mjaltë” me tre milionë denarë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.