Anna Frank është vajza që vdiq në vitin 1945 në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, në Gjermani. Ajo u bë e famshme kur ditari i saj iu publikua pas vdekjes, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Disa nga thëniet më të fuqishme të kësj vajze që tashmë konsiderohet si zëri i të gjitha viktimave të Luftës së Dytë Botërore.
-Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi.
-Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.
-Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.
-Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.
-Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.
-Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.
-Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe pariemt e mia, dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë përson se sa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.
-Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë.
-Unë nuk mendoj për gjërat e trishta, por për gjithë gjërat e bukura që kanë mbetur ende.
-Kush do ta besonte se gjithë këto vuajtje i kaloi një vajzë e vogël?
-Çdokush ka brenda vetes diçka të mirë. Gjëja e mirë është se ti nuk e di se sa i madh mund të jesh, sa shumë mund të duash, çfarë mund të arrish dhe cili është potenciali yt.
-Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet më, por mund të parandalohet që të ndodhë sërish.
KultPlus.com