• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Burim Huseini

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se ndihet i respektuar që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin e tij personal, ta përshëndet këtë veprimtari me karakter kombëtar, ku të gjithë së bashku jemi të pranishëm në promovimin e dokumentarit “Burimi i ëndrrës së lirisë” kushtuar dëshmorit të kombit Burim Huseinit, ish-studentit i Universitetit të Tetovës, përkatësisht i Fakultetit Filologjik, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

24/02/2023
| Arsim, Maqedoni

Sot, në Universitetin e Tetovës u organizua akademi përkujtimore me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Burim Huseini (student i Fakultetit Filologjik, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe). Për të respektuar veprën dhe sakrificën e tij sublime, i cili iu përgjigj me përkushtimin më të madh kushtrimit të lirisë, të pranishëm në këtë ngjarje ishin një numër i madh bashkëluftëtarësh, shokë të idealit, familjarë, profesorë dhe studentë.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se ndihet i respektuar që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin e tij personal, ta përshëndet këtë veprimtari me karakter kombëtar, ku të gjithë së bashku jemi të pranishëm në promovimin e dokumentarit “Burimi i ëndrrës së lirisë” kushtuar dëshmorit të kombit Burim Huseinit, ish-studentit i Universitetit të Tetovës, përkatësisht i Fakultetit Filologjik, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. “Për këtë universitet dhe për gjuhën tonë ranë dëshmorë shumë studentë, punëtorë dhe qytetarë shqiptarë: Bedri Halimi, Zejadin Zimberi, Xhemil Abduramani, Burim Hyseini, Abdylselam Emini e të tjerë, gjaku i të cilëve është bërë dritë dhe sot ndriçon rrugën e diturisë sonë. Sot, kur ne të gjithë e shënojmë ditëlindjen e Burimit dhe e përkujtojmë veprën e lavdishme të njërit prej studentëve tanë, dëshmor i kombit, shqiptarët kudo që jetojnë frymojnë në rrethana të reja, andaj, ne përulemi para veprës së Tij dhe gjithë dëshmorëve të tjerë, për vendosmërinë dhe guximin e tyre, për sakrificën titanike në organizimin e lëvizjeve çlirimtare në përmasa gjithëkombëtare, duke u shndërruar në themel në avancimin e statusit juridik dhe kushtetues të shqiptarëve në trojet tona etnike. Burim Huseini i takonte gjeneratës që njëherë e përgjithmonë i ndryshoi rrjedhat e historisë sonë, i përkiste asaj gjenerate që mishëronte më së miri virtytet e shqiptarit të vendosur për liri dhe demokraci. Njerëzit e tillë, gjeniun dhe temperamentin e tyre e shfaqin dhe e realizojnë në mënyrë kulmore, kudo që veprojnë, ata shfaqin guximin dhe trimërinë e tyre të pashoqe. Me shpirtin liridashës, me karakterin e fortë, trimërinë e lindur dhe zgjuarsinë e tij, Burim Huseini dhe të gjithë dëshmorët e kombit, çdo faqe historie dhe pëllëmbë toke e kthyen në histori dhe tokë martire. Lavdi veprës së studentit tonë Burim Huseini dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, u shpreh Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti. Udhëheqësi i Sekretariatit për familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës, Rafiz Aliti në fjalën e tij tha se ne si shqiptarë kemi qenë të shkelur e të përbuzur nga sistemet e ndryshme gjatë kohës së ish-Jugosllavisë dhe pas saj. Sipas tij, nuk është e rastit që në vitin 2001, Burimi e kapi armën dhe luftoi për të drejtat tona, për të drejtat e kombit shqiptarë në Maqedoni dhe më gjerë. “Burimi u frymëzua nga babai dhe nëna, u frymëzua nga babai Nijaziu i cili disa herë ka qenë i përjashtuar, i suspenduar nga puna për shkak të bindjeve të tija që i kishte gjatë kohës kur punonte si arsimtar. Nuk ka qenë e lehtë për Burimin të shoh babanë e tij se si njëherë është në marrëdhënie pune e nesër nuk mundet të shkojë, vetëm se ka folur diçka që nuk i ka pëlqyer pushtetit të atëhershëm. Pa i mbushur akoma 16 vjeç Burimi ishte në Bajram Curr ku edhe kërkoi t’i bashkëngjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas ushtrimeve që i bënë atje eprorët, i respektuan rregullat e luftës dhe e kthyen prapa, sepse ishte në moshë shumë të re. Në vitin 2001 gjenerata e Burimit, të cilët edhe ishin studentë të këtij Universiteti, shumica i kapën armët në dorë sepse atë diskriminim e kishin ndjerë që në fëmijëri, e ndjenin edhe gjatë asaj kohe që ndiqnin ligjërata, se ky universitet nuk ishte i legalizuar. Më kujtohet një thënie e një politikani maqedonas, i cili thoshte: “ka lindur një foshnje e vdekur”. Sot, ne jemi të gjithë dëshmitarë se kjo foshnje por rritet dita ditës edhe po realizohet ajo ëndërr e dëshmorëve të 2001-it dhe ky Universitet sot është legal”, tha mes tjerash udhëheqësi i Sekretariatit për familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës, Rafiz Aliti.

Në këtë veprimtari, u promovua edhe dokumentari “Burimi i ëndrrës së lirisë“ kushtuar pikërisht dëshmorit të kombit Burim Huseinit. Në shenjë respekti e nderimi për luftën dhe sakrificën mbinjerëzore e rënien heroike për çështjen kombëtare, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti bashkë me Kryetarin e Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, familjes së dëshmorit Burim Huseini i dhuruan një Certifikatë post mortum, Monografinë e Universitetit dhe portretin e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani.


Publikimi i mëparshëm

Akad. Shaban Sinani: Për disa stile ligjërimi të pakodifikuara në Kongresin e Drejtshkrimit

Publikimi i radhës

Profesoresha e Universitetit të Tetovës Nurie Emrullai shpallet fituese e Çmimit “Kadare” për vitin 2023

Publikimi i radhës

Profesoresha e Universitetit të Tetovës Nurie Emrullai shpallet fituese e Çmimit “Kadare” për vitin 2023

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.