• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Profesoresha e Universitetit të Tetovës Nurie Emrullai shpallet fituese e Çmimit “Kadare” për vitin 2023

Motivacioni i veprës fituese të këtij çmimi, sipas votimit unanim të jurisë, është: Dorëshkrimi i romanit “Duhet të jetë dashuria” i shkrimtares Nurie Emrullai nga Maqedonia e Veriut dalloi për gjetjet stilistikore dhe talentin, për t’i dhënë mikrokozmosit të saj, një frymë letërsie universale.

26/02/2023
| Arsim, Rajon

Nurie Emrullai është shkrimtarja e re nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që mori këtë vit Çmimin Letrar “Kadare” për vitin 2023. “Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar  nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të  provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë” – tha kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako.

Nurie Emrullai konkurroi me romanin “Duhet të jetë dashuria” dhe ishte fituese mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë të këtij edicioni, të vitit 2023, që përkoi me edicionin e nëntë të këtij çmimi, themeluar në vitin 2014.

Motivacioni i veprës fituese të këtij çmimi, sipas votimit unanim të jurisë, është si më poshtë: Dorëshkrimi i romanit “Duhet të jetë dashuria” i shkrimtares Nurie Emrullai nga Maqedonia e Veriut dalloi për gjetjet stilistikore dhe talentin, për t’i dhënë mikrokozmosit të saj, një frymë letërsie universale.

Çmimi Kadare është themeluar në vitin 2014 me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës dhe ka si mision inkurajimin e të shkruarit të letërsisë shqipe, përmes botimit dhe promovimit të veprës fituese si dhe nxitjen e debatit për letërsinë shqipe. Tashmë ky çmim ka një gjeografi dhe listë impresionuese, duke filluar nga shkrimtarë që jetojnë dhe krijojnë në emigracion si Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku, shkrimtarët nga Kosova si Musa Ramadani dhe Gani Mehmetaj, apo shkrimtarë të rinj si Loer Kume nga Durrësi sikurse shkrimtarja e parë grua që e fitoi këtë çmim vitin e kaluar 2022, Vera Bekteshi.

Gjeografia e çmimit plotësohet edhe me krijuesit nga Maqedonia e Veriut, ku jeton dhe krijon Nurie Emrullai. Laureatja e këtij viti është shkrimtare e re, e cila ka botuar disa libra ku spikatin librat me poezi botuar në shtëpinë botuese “Onufri”. Dy vëllimet e saj me poezi “Vargmale nën dhe”, si dhe “Në orën moderne të perëndive” spikatin dhe romani që tashmë fitoi Çmimin “Kadare” e kompleton profilin letrar të autores. Nurie Emrullai aktualisht është asistente në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës dhe doktorante për Letërsi, në Universitetin e Shkupit. Liberale.al


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Burim Huseini

Publikimi i radhës

P ë r k u j t i m | Më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Publikimi i radhës

P ë r k u j t i m | Më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!