• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Po unë e dija ndryshe këtë fjalë?

03/11/2022
| Kulturë, Rajon

Dukuria e shurdhimit dhe zëshmërisë së tingujve në fjalë.
Besoj se ju ka ndodhur të habiteni me një fjalë që e keni shqiptuar ndryshe për një kohë të gjatë, por trajta e saktë e saj është ndryshe nga ajo që dini!

Dhe krejt të habitur jeni shprehur: “Po unë e dija ndryshe këtë fjalë?” Ngaqë e keni shqiptuar ashtu për një kohë të gjatë, ajo fjalë ju është ngulitur gabim. Kjo është një dukuri normale, që ndodh gjatë nyjëtimit (formimit) të këtyre tingujve në aparatin tonë të të folurit.

Për shembull:

-shqiptojmë: zok, azgjë, mezditë, çfaq, mëngjez, këndez, argjent, egzistencë, gjigand etj.

por duhen shkruar: zog, asgjë, mesditë, shfaq, mëngjes, këndes, argjend, ekzistencë, gjigant etj.

Kjo gjë na ndodh të gjithëve nga dukuria e shurdhimit ose zëshmërisë së bashkëtingëlloreve. Në gjuhën shqipe bashkëtingëlloret ndahen në:

-të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z, zh.

-të pazëshme (të shurdhëta): m,n,nj,j,l,ll,r,rr,p, t, th, k, q, j, c, ç, s, sh.

Ja si ndodh dukuria e shurdhimit ose e zëshmërisë së bashkëtingëlloreve (si vihen përballë njëra-tjetrës):

p bëhet b; t-d, th-dh; k-g, q-gj, f-v, s-z; sh-zh, c-x; ç-xh etj.

Kjo dukuri ndodh kur shqiptojmë fjalë që kanë pranë e pranë këta tinguj, p.sh., dy bashkëtingëllore të zëshme (të zhurmshme) ose të shurdhëta.

Për lehtësi shqiptimi, duke qenë se dy bashkëtingëllore të shurdhëta ose të zëshme që nuk artikulohen lehtë, gjatë shqiptimit ne e shurdhojmë njërën, kur kemi dy bashkëtingëllore të zëshme (zog-zok, në këtë rast g-në e zëshme e shurdhojmë dhe e bëjmë k, për shkak se z-ja është e zëshme dhe të krijohet lehtësi shqiptimi) dhe e kundërta, p.sh., te: këndes-këndez (meqë k-ja është e shurdhët, e bëjmë të zëshme s-në, duke e kthyer në z).

Për ta shqiptuar, shkruar dhe përdorur saktë një fjalë, gjithmonë duhet të konsultohemi me Fjalorin e Gjuhës Shqipe!

Përgatiti: S. Agolli


Publikimi i mëparshëm

Në Tetovë do të hapet ekspozita dhe do të përurohet libri që i denoncojnë krimet serbe gjatë luftës së Kosovës

Publikimi i radhës

Albanologu amerikan Brian D. Joseph pranohet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Publikimi i radhës

Albanologu amerikan Brian D. Joseph pranohet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.