• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Albanologu amerikan Brian D. Joseph pranohet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Si vazhdues i traditës më të mirë amerikane të studimeve shqiptare, me skrupulozitet shkencor dhe thellësi gjykimi, ai e ka çuar më tej këtë traditë jo vetëm duke prodhuar një ligjëratë akademike inovative, por edhe duke vendosur dhe nxitur lidhje të drejtpërdrejta me bashkësinë akademike mbarëshqiptare.

03/11/2022
| Bota, Kulturë

Profesori i Shquar (Distinguished Professor) Brian D Joseph me veprën e tij shkencore ka dhënë kontribut të vyer në studimet gjuhësore në përgjithësi, në studimet indoevropianistike, në studimet ballkanistike dhe në mënyrë të veçantë në studimet helenistike dhe albanologjike. Duke zbatuar metodat moderne të kërkimit shkencor, ai e ka ngritur më lart autoritetin e këtyre disiplinave. Me studimet e tij të thella ai ka arritur të ndriçojë anë të padukshme të ndryshimit dhe evolucionit gjuhësor si dhe të teorisë së morfologjisë. Duke gërshetuar hulumtimin akademik me kërkimin në terren, ka zbuluar anë të panjohura të kontaktit ndërgjuhësor në kontekstin e marrëdhënieve të gjithanshme të shqiptarëve me popujt e tjerë të Ballkanit.
Si vazhdues i traditës më të mirë amerikane të studimeve shqiptare, me skrupulozitet shkencor dhe thellësi gjykimi, ai e ka çuar më tej këtë traditë jo vetëm duke prodhuar një ligjëratë akademike inovative, por edhe duke vendosur dhe nxitur lidhje të drejtpërdrejta me bashkësinë akademike mbarëshqiptare.
Joseph Brian është profesor i shquar i gjuhësisë krahasuese, me objekt të drejtpërdrejtë gjuhët sllave, greqishten dhe shqipen.
Ka mbrojtur PhD në Harvard për këtë fushë dhe ka kryer edhe studime postdoktorale.
Interesimi për gjuhën shqipe lindi tek ky studiues në kuadër të krahasimeve të gjuhëve në kontakt historik dhe gjeografik.
Kontributet më të rëndësishme të tij për shqipen janë studimet krahasuese midis saj dhe sanskritishtes, si protogjuhë e gjuhëve të popujve të Europës.
Ka kryer studime krahasuese midis shqipes dhe greqishtes. Ka botuar studime për zhvillimet dialektore të shqipes juglindore dhe kontaktet e saj me dialektet e Greqisë veriore në rrafsh të sotëm dhe historik.
Nga të rrallët gjuhëtarë indoeuropeistë që merret me gjuhën shqipe. akad.gov.al

Publikimi i mëparshëm

Po unë e dija ndryshe këtë fjalë?

Publikimi i radhës

Studentët e aktrimit të UT-së marrin pjesë në Takimet Ndërkombëtare Studentore “Skomrahi”

Publikimi i radhës

Studentët e aktrimit të UT-së marrin pjesë në Takimet Ndërkombëtare Studentore “Skomrahi”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!