• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Shkolla shqipe dhe ajo hebreje

Qeveria izraelite i ka kushtuar vëmendje të mëdha arsimit dhe nga bota ka tërhequr akademikët izraelitë për t’i punësuar në Izrael. Natyrisht, numri i akademikëve izraelitë në botë është shumë më i madh se ai shqiptar. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka akademikë shqiptarë në botë. Por, e vërteta është se askush nuk e dëshiron kthimin e tyre në Shqipëri e Kosovë.

06/08/2022
| Arsim, Bota

Daut Dauti – Shkurtimisht një krahasim mes shkollës shqipe dhe asaj hebreje (izraelite). Shkolla shqipe është më e vjetër se ajo hebreje. Mes dy luftërave botërore në Palestinë, tashti Izrael, ka ekzistuar një numër i vogël i shkollave të mesme dhe dy apo tri të arsimit të lartë, të cilat pas krijimit të shtetit të Izraelit (1948), u shndërruan në universitete. Ta kujtojmë faktin se Izraeli është shtet i krijuar 36 vite pas shtetit shqiptar.
Sot, katër universitete të Izraelit radhitën në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë. Tashti duhet ta theksojmë edhe faktin se universitetin më të mirë shqiptar duhet kërkuar diku në radhitjen që është nën numrin 4000. Pra, shiheni dallimin.
Qeveria izraelite i ka kushtuar vëmendje të mëdha arsimit dhe nga bota ka tërhequr akademikët izraelitë për t’i punësuar në Izrael. Natyrisht, numri i akademikëve izraelitë në botë është shumë më i madh se ai shqiptar. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka akademikë shqiptarë në botë. Por, e vërteta është se askush nuk e dëshiron kthimin e tyre në Shqipëri e Kosovë.
Për ta vazhduar më tej krahasimin, duhet përmendur edhe gazetat se ato lujan rol të rëndësishëm në arsimimin e njerëzve. Edhe gazetat në gjuhën shqipe janë më të vjetra se ato në gjuhën hebreje. Por, gazeta izraelite, Haretz, e themeluar më 1919, ekziston edhe sot dhe është e pavarur, që e mban në shenjestër pa ia nda qeverinë izraelite. Gazeta Haretz ka qenë universiteti më i rëndësishëm në edukimin e izraelitëve. Në Kosovë, që nga viti 1945, ka ekzistuar gazeta e përditshme (Rilindja), por nuk u ringjall pas vitit 1999 për arsye se thoshin që është gazetë komuniste.
Ka edhe krahasime tjera që tregojnë se Izraeli dhe izraelitët, në të gjitha aspektet kanë qenë pas shqiptarëve, por sot nuk janë më të tillë. Kjo është për shkak se izraelitët për një kohë të shkurtër janë mobilizuar dhe e kanë rregulluar arsimin, nga i cili pastaj u zhvilluan.
Burimi: https://www.facebook.com/daut.dauti.18

Publikimi i mëparshëm

“Ekspertët” sipas Faik Konicës | Një grusht njerëzish që shtojnë rrogat e tyre dhe rrinë të patundur në mes të furtunave

Publikimi i radhës

Robert Elsie: Esad Mekuli – ati i poezisë moderne shqiptare

Publikimi i radhës

Robert Elsie: Esad Mekuli - ati i poezisë moderne shqiptare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.