Daut Dauti – Shkurtimisht një krahasim mes shkollës shqipe dhe asaj hebreje (izraelite). Shkolla shqipe është më e vjetër se ajo hebreje. Mes dy luftërave botërore në Palestinë, tashti Izrael, ka ekzistuar një numër i vogël i shkollave të mesme dhe dy apo tri të arsimit të lartë, të cilat pas krijimit të shtetit të Izraelit (1948), u shndërruan në universitete. Ta kujtojmë faktin se Izraeli është shtet i krijuar 36 vite pas shtetit shqiptar.
Sot, katër universitete të Izraelit radhitën në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë. Tashti duhet ta theksojmë edhe faktin se universitetin më të mirë shqiptar duhet kërkuar diku në radhitjen që është nën numrin 4000. Pra, shiheni dallimin.
Qeveria izraelite i ka kushtuar vëmendje të mëdha arsimit dhe nga bota ka tërhequr akademikët izraelitë për t’i punësuar në Izrael. Natyrisht, numri i akademikëve izraelitë në botë është shumë më i madh se ai shqiptar. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka akademikë shqiptarë në botë. Por, e vërteta është se askush nuk e dëshiron kthimin e tyre në Shqipëri e Kosovë.
Për ta vazhduar më tej krahasimin, duhet përmendur edhe gazetat se ato lujan rol të rëndësishëm në arsimimin e njerëzve. Edhe gazetat në gjuhën shqipe janë më të vjetra se ato në gjuhën hebreje. Por, gazeta izraelite, Haretz, e themeluar më 1919, ekziston edhe sot dhe është e pavarur, që e mban në shenjestër pa ia nda qeverinë izraelite. Gazeta Haretz ka qenë universiteti më i rëndësishëm në edukimin e izraelitëve. Në Kosovë, që nga viti 1945, ka ekzistuar gazeta e përditshme (Rilindja), por nuk u ringjall pas vitit 1999 për arsye se thoshin që është gazetë komuniste.
Ka edhe krahasime tjera që tregojnë se Izraeli dhe izraelitët, në të gjitha aspektet kanë qenë pas shqiptarëve, por sot nuk janë më të tillë. Kjo është për shkak se izraelitët për një kohë të shkurtër janë mobilizuar dhe e kanë rregulluar arsimin, nga i cili pastaj u zhvilluan.
Burimi: https://www.facebook.com/daut.dauti.18