• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

“Ekspertët” sipas Faik Konicës | Një grusht njerëzish që shtojnë rrogat e tyre dhe rrinë të patundur në mes të furtunave

Në të gjithë degët e botës – dhe në ca të tjera, përveç të gjithave. […] Çudia është se këta njerëz, të kapur njëqind herë në lajthime qesharake ose të dëmshme, nuk u tronditën aspak nga vendi, kurse ata që u zbuluan lajthimat, u shtrënguan të hiqen.

05/08/2022
| Bota, Kulturë

Në një shtet të ri, të çarë nga partitë dhe nga interesat vetjake, siç ka qenë Shqipëria gjer dje, ministra dhe poltikanë janë ngritur dhe kanë rënë, janë dukur dhe janë zhdukur.

Vendet, punët rrogët, kurdoherë të tundura, s’kanë qëndruar shumë kohë me persona të caktuara. Sot njëri, nesër tjetri, një lëvizje dhe një ndrrim i papushuar kanë prurë kurdoherë përpara perdes fytyra të ra.

Po në këtë fluturim të çuditshëm që mund të shëmbëllehet vetëm me Meksikun dhe me republikta e tjera të Amerikës së Mesme, një grusht njerëzish kanë mundur të mbajnë e të shtojnë rrogët e tyre dhe të rrinë të patundur në mes të fortunave. Këta njerëz janë të vetëquajturit “ekspertë”.

Shqiptarë dhe “ekspertë”! Po “ekspertë” në ç’degë?

Në të gjithë degët e botës – dhe në ca të tjera, përveç të gjithave. […] Çudia është se këta njerëz, të kapur njëqind herë në lajthime qesharake ose të dëmshme, nuk u tronditën aspak nga vendi, kurse ata që u zbuluan lajthimat, u shtrënguan të hiqen.

Me të ardhur të Monarqisë, Shqipëria shikoi ndryshime në gjithë faqet e shtetit: po “ekspertët” janë në vend të tyre, më të patundur se Dajti, më të fortë se Tomorri. / Faik KONICA: Ekspertët, Vepra II

 

 


Publikimi i mëparshëm

Isabel Allende: Është shumë e çuditshme të shkruash biografinë e dikujt

Publikimi i radhës

114 vjet më parë u lind Eqrem Çabej, një ndër studiuesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe

Publikimi i radhës

114 vjet më parë u lind Eqrem Çabej, një ndër studiuesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!