Më 19 qershor 2019, përfaqësues të Shoqatës për Kulturë dhe Art “Tradita”, morën pjesë në emisionin televiziv “Pas Mëngjesit”, transmetuar në TV Koha, një ndër programet më të shikuara dhe me ndikim të gjerë në opinionin publik.
Në emision, përmes bashkëbisedimit me gazetaren Arijana Ibrahimi, së bashku me profesor Xhelal Zejneli – studiues i njohur dhe bashkëpunëtor i rregullt i shoqatës sonë – u bë prezantimi, i: veprimtarisë së përgjithshme të Shoqatës “Tradita”; projekteve të realizuara në fushën e kulturës dhe artit si dhe agjendës kulturore.
Ky prezantim ishte pjesë e angazhimit tonë të pandërprerë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore në mbarë hapësirën kombëtare dhe më gjerë.
Ju falënderojmë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!



