• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 15 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës pjesëmarrës në ekspozitën “Profesorë + Studentë”

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës u përfaqësua në këtë ekspozitë përmes pjesëmarrjes së profesorëve të njohur Prof. Ord. Reshat Ameti dhe Prof. Ord. Nora Halimi, si dhe të studenteve të talentuara Gentiana Hasani dhe Liza Abazi, të cilat prezantuan punimet e tyre në fushat e pikturës dhe dizajnit.

19/06/2025
| Kosovë, Rajon

Më 17 qershor 2025, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup u hap ekspozita kolektive “Profesorë + Studentë”, një ngjarje tashmë tradicionale që promovon dialogun dhe bashkëpunimin midis  krijuesve akademikë dhe talenteve të rinj nga institucionet e arsimit të lartë artistik. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit qershor.

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës u përfaqësua në këtë ekspozitë përmes pjesëmarrjes së profesorëve të njohur Prof. Ord. Reshat Ameti dhe Prof. Ord. Nora Halimi, si dhe të studenteve të talentuara Gentiana Hasani dhe Liza Abazi, të cilat prezantuan punimet e tyre në fushat e pikturës dhe dizajnit.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të theksojë rëndësinë e ndërlidhjes midis përvojës së artistëve të konsoliduar dhe energjisë krijuese të studentëve, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për shkëmbim idesh, eksperimentim dhe zhvillim artistik.

Për studentët, kjo pjesëmarrje ishte një mundësi e vyer për të prezantuar punën e tyre në një ambient publik dhe profesional, ndërsa profesorët ndanë vizionin dhe përvojën e tyre me brezin e ri, duke luajtur një rol thelbësor si mentorë dhe udhërrëfyes.

Universiteti i Tetovës përgëzon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, kreativitetin dhe përfaqësimin dinjitoz, dhe e inkurajon organizimin e mëtejshëm të iniciativave të tilla që lidhin arsimin universitar me komunitetin artistik dhe publikun artdashës.


Publikimi i mëparshëm

Tryezë shkencore: “Studimet historike shqiptare sot: sfida dhe probleme”

Publikimi i radhës

Prezantimi i veprimtarisë së Shoqatës “Tradita”

Publikimi i radhës

Prezantimi i veprimtarisë së Shoqatës “Tradita”

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.