Në veprimtarinë e organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë mori pjesë akad. Kosta Barjaba, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të saj. Akademik Barjaba mbajti gjithashtu ligjëratën “Rreth mendimit sociologjik dhe politologjik të prof. Fehmi Agani”, në të cilën nënvizoi kontributin shumëdimensional filozofik, sociologjik e politik të tij, si dhe kontributin politik e kombëtar për lirinë, pavarësinë, shtetformimin dhe demokratizimin e Kosovës.
Në forum përshëndetën edhe rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prof. dr. Rajmonda Kërçira; Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi dhe
rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” prof. dr. Drilon Bunjaku.
Prof. asoc. dr. Fredi Kamberi, dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universiteti të Gjakovës, mbajti ligjëratën “Fehmi Agani dhe rrugëtimi historik i Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit XX”, ndërsa prof. dr. Lekë Sokoli (Instituti Shqiptar i Sociologjisë), mbajti ligjëratën “Viti 2024, vit i Fehmi Aganit: jeta dhe vepra e tij”.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2024/02/427512499_122128071764121739_3304250643142887206_n-1024x610.jpg)