Kultur/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t)
1. tërësia e arritjeve të një populli a të njerëzimit në fushat e veprimtarisë shoqërore, shpirtërore e mendore (në arsim, në art, në letërsi etj.); cilësia e këtyre arritjeve dhe shkalla e zhvillimit sipas fushave: kultura kombëtare; kultura shëndetësore; kultura e gjuhës; kulturë fizike fizkulturë; / tërësia e njohurive dhe e shprehive të mirësjelljes a të edukatës: njeri me kulturë.
2. term në bujqësi; bima që kultivohet dhe puna që bëhet për kultivimin e saj: kultura e grurit (e misrit); tokë nën kulturë arë ose tokë e mbjellë.
Art,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. numri njëjës; formë e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figurash e mjetesh artistike; veprimtaria krijuese artistike: arti shqiptar (egjiptian, grek, romak, bizantin); arti antik (mesjetar, i Rilindjes); vepër arti; ngre në art; / edhe numri shumës; lloj i veprimtarisë krijuese: arti dramatik; artet e bukura muzika, piktura, skulptura dhe arkitektura; artet figurative piktura, grafika dhe skulptura; artet e zbatuara arti i sendeve të bukura për përdorim praktik; arti kinematografik; galeria e arteve; akademia e arteve; art për art parim teorik estetik, sipas të cilit arti është qëllim në vetvete, pavarësisht nga përmbajtja.
2. kuptim i figurshëm; tërësia e rregullave dhe e metodave, që kërkohen për ta kryer diçka në mënyrë të përsosur dhe bukur; mjeshtëri: arti ushtarak; arti i të folurit; arti i kuzhinës.