• Nuk shkruhet: ë-ja paratheksore te përemrat e pacaktuar, te ndajfoljet e te lidhëzat e përngjitura që kanë si pjesë të parë fjalët: GJITHË ose KURRË. P.sh.:
gjithçka dhe jo gjithëçka, gjithfarë dhe jo gjithëfarë, gjithherë dhe jo gjithëherë, gjithkush dhe jo gjithëkush, gjithnjë dhe jo gjithënjë, gjithsecili dhe jo gjithësecili etj.;
kurrfarë dhe jo kurrëfarë, kurrkund dhe jo kurrëkund, kurrkush dhe jo kurrëkush, kurrsesi dhe jo kurrësesi etj.
• Po kështu shkruhet pa -ë pjesa e parë e fjalëve: vetvete dhe jo vetëvete, vetvetiu dhe jo vetëvetiu, vetvetor dhe jo vetëvetor, i vetvetishëm dhe jo i vetëvetishëm.
• Nuk shkruhen me ë: fjalët e prejardhura që formohen prej temash me një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e), -ti, -toj: shkaktar dhe jo shkakëtar, tregtar dhe tregëtar, tregti dhe jo tregëti, shpeshtoj dhe shpeshëtoj.
• Për shkak të ngulitjes prej kohësh, të shqiptimit dhe të shkrimit në gjuhën letrare, shkruhen pa -ë- fjalët: amtar dhe jo amëtar, besnik dhe jo besënik, lojtar dhe jo lojëtar, pishtar dhe jo pishëtar, zyrtar dhe jo zyrëtar, atdhe dhe jo atëdhe etj.
Prof. Eroll Sejdiu – https://www.facebook.com/Verejtjedherregullagramatikore