• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Përfaqësues të Fakultetit Filologjik të UT-së, morën pjesë në veprimtarinë shkencore kushtuar 101-vjetorit të themelimit të katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Beogradit

Krahas kumtesave shkencore të cilat i prezantuan gjatë punimeve të konferencës në fjalë, prof. dr. B. Sulejmani dhe prof. dr. S. Salihi kanë mbajtur edhe ligjërata me studentët e vitit III dhe IV të kësaj katedreje.

30/10/2022
| Arsim, Rajon

Dekani i Fakultetit Filologjik, prof. dr. Berton Sulejmani dhe prof. dr. Salajdin Salihi morën pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “101-vjetori i Albanologjisë në Universitetin e Beogradit” të organizuar nga Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Beogradit punimet e së cilës u zhvilluan më 27 dhe 28 tetor 2022. Shënimi i jubileut shekullor të Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit përbën një ngjarje të mirëpritur për shkencën albanologjike, pasi është katedra e parë albanologjike e cila po hyn në shekullin e dytë të veprimtarisë së saj. Si fillim i albanologjisë në Serbi vështrohet viti akademik 1920/1921, kur në programin e Seminarit të gramatikës krahasuese të gjuhëve indoeuropiane u përfshi si lëndë e re Historia dhe gramatika e gjuhës shqipe nga dr. Henrik Bariqi. Krahas punës shumë të madhe të Prof. H. Bariqit (1888 – 1957), për punën e tyre të çmuar në katedër prore nderohen Xhevat Korça (1893 – 1959), Vojislav Dançetoviçi (1905 – 1974) dhe Idriz Ajeti (1917 – 2019). Gjatë punimeve të konferencës u bë dhe promovimi i librit Monografi me rastin e 101-vjetorit të mësimdhënies së gjuhës shqipe në Universitetin e Beogrdait ku profesorët Sulejmani dhe Salihi janë recensentë të monografisë.

Krahas kumtesave shkencore të cilat i prezantuan gjatë punimeve të konferencës në fjalë, prof. dr. B. Sulejmani dhe prof. dr. S. Salihi kanë mbajtur edhe ligjërata me studentët e vitit III dhe IV të kësaj katedreje. Përndryshe, këtë vit, Fakulteti Filologjik i Universitetit të Beogradit është edhe bashkorganizator i Konferencës VII të Fakultetit Filologjik, që do të mbahet më 16, 17 dhe 18 nëntor në kuadër të Kongresit të Dytë të Shkencave Humane dhe Arteve në Universitetin e Tetovës.


Publikimi i mëparshëm

”Merrja një iso”, platformë digjitale për trashëgiminë kulturore të UNESCO-s

Publikimi i radhës

Në UT u përurua libri “Nëna e Shpendit të Lirisë”

Publikimi i radhës

Në UT u përurua libri “Nëna e Shpendit të Lirisë”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!