• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Në UT u përurua libri “Nëna e Shpendit të Lirisë”

Në promovimin e librit kushtuar Nënës së Skerdilajd Llagamit, komandant Shpendit, të pranishëm ishin edhe komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika, komandanti i Brigadës 115, Rafiz Haliti, të cilët evokuan kujtime nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

31/10/2022
| Kulturë, Rajon

Në Universitetin e Tetovës, sot u bë përurimi i librit “Nëna e Shpendit të Lirisë” i autorit Fazli Veliu -Daja. Ky libër u dedikohet të gjitha nënave dhe etërve të dëshmorëve shqiptarë – Martirëve të Kombit Shqiptar. Libri në fjalë u përurua në ditëlindjen e Dëshmorit të Atdheut, Skerdilajd Llagami, i njohur si Komandant Shpendi.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fazli Veliu tha se duke e shënuar ditëlindjen e tij përmes provimit të këtij libri, ne e kurorëzojmë një përpjekje të përbashkët dhe e bëjmë të afërt Tiranën me Tetovën, Kërçovën, Strugën, Elbasanin, ku u nderua gjithandej viseve tona biri i Shqipërisë Skerdilajd Llagami. Ai tha se, duke qenë të tillë, ne mendojmë se, Dëshmorin e Atdheut e kemi kudo, ndërsa, duke iu referuar librit u shpreh se, Nëna që i dedikohet ky libër ishte me shumë virtyte. “Nëna zgjodhi metodën e heshtjes, për të flasin të tjerët, duke filluar nga babai i dëshmorit deri te përmbyllësi i një takimi, tubimi, filmi, nderimi, vlerësimi, homazhi akademie. Ashtu, ajo dëshmoi respekt ndaj të gjithëve, veçmas ndaj çlirimtarëve, shokëve të djalit të saj. Por nëna e ka pasur shpirtin e goditur, mbase duke mos thënë një fjalë, një oh, e ka dëmtuar zemrën, lukthin, trurin, sytë, si pasojë mori dhembjen, e cila e shtroi në shtrat, sikur djali t’i thotë të pathënat”, u shpreh me këtë rast Kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu – Daja, njëherit autori i librit.

                Në promovimin e librit kushtuar Nënës së Skerdilajd Llagamit, komandant Shpendit, të pranishëm ishin edhe komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika, komandanti i Brigadës 115, Rafiz Haliti, të cilët evokuan kujtime nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ndërsa mikesha e nënës së Shpendit, zonja Lindita nga Tirana, para auditorit e lexoi letrën e motrës së Komandant Shpendit, të titulluar: “Të brishtat kujtime për nënën time të adhurueshme”.

                 Në emër të familjes Llagami me fjalë përshëndetëse pjesëmarrësve në këtë promovim iu drejtua babai i komandant Shpendit, Bardhyl Llagami. Në këtë promovim, Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ndau mirënjohje për disa personalitete, në shenjë respekti për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj shoqate.


Publikimi i mëparshëm

Përfaqësues të Fakultetit Filologjik të UT-së, morën pjesë në veprimtarinë shkencore kushtuar 101-vjetorit të themelimit të katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Beogradit

Publikimi i radhës

Ibrahim Rugova: Le të rritet…

Publikimi i radhës

Ibrahim Rugova: Le të rritet...

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!