• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Mbi romanin “Rruga e qumështit” të autores Iva Musaraj

Stephen Hawking:“Mos harroni t’i shikoni lart yjet, dhe jo në këmbët tuaja. Përpiqu të kuptosh çfarë sheh dhe pyete veten se çfarë e bën universin të jetojë.”

21/12/2021
| Bota, Kulturë

Fatmir Minguli – Kjo analizë e mori nxitjen nga takimi promovues i romanit “ Rruga e qumështit” të Iva Musarajt, organizuar nga libraria ‘Hugo’ e Durrësit, tashmë një traditë e përmuajshme.

Ishte një befasi jo vetëm njohja me këtë roman por dhe sinqeriteti i shkrimtares, një sinqeritet jo i zakonshëm ndër shkrimtarë shqiptarë. Ky lexim njerëzor i autores sinkronizohej me subjektin e romanit “ Rruga e qumështit”, të ndërtuar në njëzet e gjashtë kapituj, ku gati gjysma e tyre titullohet “Meandrra”. Jo pa qëllim. Është artifica e stilit të shkrimtares. Në sy të parë duket sikur ajo do ta theksojë me reminishenca këtë emër, por nuk është ashtu. Meandrra është duke ecur në atë kohë pandemie, jo e vetme. Me të janë gjyshi i dashur tё cilit i kushton njё hymn modern e shpirtёror,  nëna, babai, Ajola dhe Soli e shumë të tjerë.

Në një apartament me qira, ajo ndodhet e ngujur për shkak të pandemisë dhe asaj lloj karantine të çuditshme. Pa njerëzit e saj të dashur, por ajo ёshtё me Meandrrën. Gjarpëron mes kujtimeve, njerëzve dhe ngjarjeve dhe përsëri kthehet tek vetja e saj, Meandrra.

Kjo ndoshta ka të bëjë me një apo dy koincidenca të ndryshme në formë, por të njëjta në ide. Meandrra – e bindur në këtё analizë, ajo gjen formёn nё emrin shqip – një vajzë me andrra. Por në një kuptim tjetër Meandra është lumi me dredha, ku forma e një dredhe të plotë i ngjan patkoit, ndërsa Rruga e qumështit është një vijë e hollë ku yjet e grupuara ndriçojnë në ngjyrën e qumështit e ka formën e spirales. Edhe patkoi edhe spiralja janë, si të thuash, shteg kalimi nga një kapitull të tjetri duke u  rikthyer te Meandrra.

Jo më kot gjyshja e uronte, tek i thoshte Meandrrës ” Të qoftë udha e jetës si rruga e qumështit!”. Në çdo fund kapitulli, Meandrra shikon dhe bisedon me Rrugën e qumështit. Dhe vetmia e saj nuk është më vetmi.  “Në vetminë e vet, Meandrra mendonte dhe filozofonte”- shkruan autorja në një nga kapitujt e parë. Dhe ajo jeton me njerëzit virtualisht, e do njeriun dhe gjithçka i takon njeriut.

“Do të qe një katastrofë nëse dikush do t’i shpallte luftë humanizmit…”- shkruan përsëri autorja duke e kompletuar plotësisht karakterin e kësaj vajze nga Tirana, një vajze ndryshe nga…

Po një vajzë ndryshe, ku brenda mendimeve të saj ndodh fortuna ekzistenciale, meditimi i paskajshëm për lirinë dhe jetën njerëzore dhe përsëri lexuesi mendon se si ka mundësi që Meandrra ekziston në një Tiranë të mbushur me “Big brother” e me….

Është kjo një shprehje që automatikisht i drejtohet dhe vetë pandemisë, prandaj ajo i drejtohet qiellit, Rruga e qumështit, herë-herë në mendjen e Meandrrës kthehet në perëndi.

Që në kapitullin e parë narracioni merr formën asimtotike duke u ngjitur në një qetësi stili, një harmoni mendimesh dhe një sinqeritet paralel me to. Në kapitullin“ E diel”, aty ku forca narrative vjen e rritet, Meandrra e ndodhur para ekranit të televizionit, duke parë ngjarjet e shumta në Italinë fqinje apo dhe në botë, frikësohet dhe analizon raportet mes jetës njerëzore të sotme, me parimet e natyrës dhe natyrisht me lojën psikologjike mes mendjes njerëzore dhe fenomeneve të natyrës.

E bindur në këtë analizë, ajo përsëri i drejtohet yjeve që përbëjnë Rrugën e qumështit. Ky kapitull është dhe bëthama e romanit.

Ajo që është më e afërt në mendimet e saj është përmasa e lirisë, një matje e domosdoshme që diktohet nga mbyllja proverbiale që ndeshën shqiptarët, dhe jo vetëm ata. Ato kohë të  ngujimit, njeriu i kuptonte dhe i ndiente më mirë, ashtu i vetëm, përmasat e lirisë. Asimtota narrative vjen e ngrihet kur ajo kujton gjyshërit dhe përshkruan jetën e tyre, por edhe të prindërve. Jeta e tyre është një frymëzim për të, një dozë optimizmi për të kaluar të keqen e ngujimit. Është interesante se shkrimtarja në gjithë romanin prek shumë lehtë problemet materiale, si ato të ushqimit etj.

Për të pandemia u bë objekt meditimi të thellë, dhe ndjenjat e ardhjes së një apoklipsi e afrojnë në besimin ndaj Zotit, përshkruar me aq elegancë narrative femërore.

Edhe kapitujt me emrin “Mars” janë të  drejtuar nga perëndia e luftës Marsi. Ndoshta këtu lidhen dhe jetët e vështira të personazheve Jolanda dhe Ajola.  “Jeta ka plane të fshehta e veta”- i kishte thënë e ëma Meandrrës. Është ndoshta dhe ky motivi i narracionit në këtë roman ku nuk ka shumë shpjegime, ku shumë hamendësime të çojnë drejt një misteri të fshehur mes rreshtave.

Kështu ndodh me ngjarjet e çiftit Ajola- Mateo, ku djali i tyre lind me difektin e mosdëgjimit e akoma mё tepёr. Është keqardhje dhe njëkohësisht protestë ndaj natyrës dhe Meandrra i tejkalon faqet e romanit duke na dhënë gjendjen shpirtërore jo vetëm të prindërve të Solit, por dhe të Meandrrës. Takimet nga dritarja me atë djalë të vogël janë pjesët më të ndiera të romanit, aty ky ideja e ekzistencializmit është më e fortë se kurrë.

Duke mos dashur të përsëris shumë ide që lindin nga narracioni i romanit “ Rrugës së qumështit”, nuk mund të mos përmend ato pjesë kur Meandrra rri e dëgjon bisedat dhe bëmat e komshijve, në atë pallat ku jetonte e  vetmuar. Këto pjesë i japin romanit vlera të ngjashme me vepra të shkrimtarëve të spikatur, përveçse janë një realitet i jetuar nga të gjithë ne atyre ditëve të marsit.

Po për dashurinë nuk flitet në këtë roman!? Një pyetje e domosdoshme por që autorja Iva Musaraj e ka vendosur pёrgjigjen në fund, ndoshta për të barazpeshuar të këqijat me të mirën. Duke lexuar motivet e kafenesë ku punonte Enea, lexuesi e ndien veten se është diku në një kafene ndryshe, të ëndërruar e jashtë fenomenit “Pandemi”.

Mbyllja ёshtё njё shpresё, njё lutje drejtuar universit jo vetёm njerёzor por edhe hyjnor, pёrfshirё patjetёr “Rrugёn e qumёshtit”. Liberale.al


Publikimi i mëparshëm

“366 rrëfenjat” e shkrimtarit Besnik Bustafaj shpërblehen me Çmimin PEN

Publikimi i radhës

24-30 dhjetor 2021 | Në Tetovë do të mbahet Panairi i librit

Publikimi i radhës

24-30 dhjetor 2021 | Në Tetovë do të mbahet Panairi i librit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!