Me moton “Ngjyra si muzikë dhe muzika si ngjyrë” Fakulteti i Arteve në Universitetin e Tetovës e organizoi ngjarjen e parë të këtij formati, ku piktorët përmes ngjyrave pikturuan tingujt e muzikës që i dëgjuan në kohë reale. Për të ringjallur artin në këtë kohë të krizës globale dhe për të sfiduar publikun me një qasje të re artistike u zgjodh shkëmbimi i aftësive dhe një lloj sinteze mes simbolit vizual dhe muzikor, në të cilin do të përfitohet rezultati “Ngjyra si muzikë dhe muzika si ngjyrë”.
Koordinatorja e këtij evenimenti, profesoresha Doc. Dr. Jëlldëz Asani, theksoi se ky format i organizimit është i veçantë pasi piktorët duhet të pikturojnë atë që e dëgjojnë përmes tingujve të muzikës duke krijuar sinestezi të muzikës me pikturën. “Në fakt do të parashtrohet pyetja a mund të pikturojnë piktorët atë që do ta dëgjojnë dhe a ndikon toni muzikor në zgjedhjen e ngjyrave që do të përdorin këta artistë, prandaj këtë përgjigje do t’ua lëmë artistëve në fjalë që të shprehin atë emocionin e brendshëm për arsye se si tingulli që luan rol në muzikë po ashtu edhe ngjyra është elementi themelor për të formësuar idenë artistike” tha koordinatorja e këtij evenimenti, profesoresha Doc.Dr. Jëlldëz Asani.
Kjo performancë përfshiu temën instrumentale muzikore Tingujt e muzikës mistike nga Teuta Alimi – Selmani (piano), Abaz Jahjai (nej), Ajden Jahjai (tanbur) dhe Korab Hajdari (perkusion). Ndërkaq pikturuan përmes ngjyrave, piktorët: Lulzime Leka – Mulaku, Nevzat Bejtuli – Kica dhe Nehat Beqiri.
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/4757-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/4800-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5626-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5738-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5772-1024x669.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5830-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5848-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5879-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5884-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5890-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/5896-1024x683.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/DSC_5867-754x1024.jpg)
![](https://tradita.org/wp-content/uploads/2021/06/0-ballina-5-1024x683.jpg)