• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 7 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sot e përkujtojmë 378-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Frang Bardhi

Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhën shqipe, i cili ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip, si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura në krahina të ndryshme të Shqipërisë.

01/07/2021
| Kulturë, Rajon

Më 1 korrik të vitit 1643, u nda nga jeta Frang Bardhi, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar. Lindi në vitin 1606 në Kallmet, në krahinën e Nënshatit të Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali dhe u bë peshkop i Sapës.
Frang Bardhi është një nga figurat më të ndritura të kulturës e historisë shqiptare në shekullin XVII. Në moshën 29-vjeçare, gjatë kohës që ishte me studime të larta jashtë vendit, shkroi dhe botoi “Fjalorin latinisht-shqip” (viti 1635). Fjalori, i cili ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip, numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura në krahina të ndryshme të Shqipërisë, e rendit autorin si leksikografin e parë të gjuhës shqipe dhe folkloristin e etnografin e parë shqiptar të njohur deri më tani. Frang Bardhi ka përfshirë në të dhe shënime gjuhësore, morfologjike, alfabetike etj., 100 e ca proverba si dhe katër poezi. Ky fjalor qe ndër të parët e këtij lloji në Ballkan dhe një nismë e rëndësishme për leksikografinë shqiptare, me vlera edhe në fushën e etimologjisë, toponomastikës e antroponimisë.
Vepra e tij më e njohur është “Apologjia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik më 1636. Titulli i saj i plotë është: “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptarëve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”. Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur “Apologjia e Skënderbeut”.
Njeri me kulturë të gjerë dhe mendje të mprehtë, Frang Bardhi, duke vazhduar traditën e Barletit në historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë në fushën e leksikografisë e të gjurmimeve etnografike, me veprën e tij u bë një figurë e shquar e kulturës shqiptare të shekullit XVII.

Publikimi i mëparshëm

Fakulteti i Arteve i UT-së e organizoi evenimentin artistik “Ngjyra si muzikë dhe muzika si ngjyrë”

Publikimi i radhës

Me dashje apo pa dashje – ne përballemi me shumë sfida

Publikimi i radhës

Me dashje apo pa dashje - ne përballemi me shumë sfida









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!