• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 13 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Kolegji Adriano, institucioni që shkolloi personalitete të shquara shqiptare

Kolegji i Shën Adrianos ka qenë gjithmonë një qendër e rëndësishme arsimore e kulturore e arbëreshëve, ndaj edhe me rastin e vizitës sonë të fundit aty pamë se vlonin nxënësit, ndërsa në afërsi të manastirit të vjetër dhe vet kolegjit ndriçonin dy buste, ai i De Radës dhe Garibaldit, i cili ndihmoi financiarisht kolegjin në shenjë falënderimi për ndihmën që kishin dhënë kolonit shqiptare në Tetor të vitit 1860 kur ky shpalli dekretin e famshëm të Casertas, aty ku kishte formuar qeverinë e vet, në të cilin bënin pjesë edhe tre shqiptarë Françesko Krispi, Paskal Sgura e Luigj Gjura.

11/01/2021
| Kulturë, Rajon

Në vijimësi të prezantimit të katundeve arbëreshe portali “Prointegra”, këtë të hënë prezanton qytezën Shën Mitri (Ital. San Demetrio Corone). Kokalitet ky me peshë të rëndësishme sa kulturore e arsimore aq edhe atdhetare, kjo edhe për faktin se aty u shkolluan personalitete të shquara shqiptare si Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo, Avni Rrustemi e të tjerë.

“Shën Mitri, të cilin kam pas rastin ta vizitoj tri herë, më parë si studentë para gjysmë shekulli dhe së voni edhe dy herë radhazi, ndodhet në një lartësi prej 521 m mbi nivelin e detit në kodrat që ngrihen mbi fushën e Sibarit në Greca Sila. Ai është ndër qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, që ka ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, ritet fetare dhe identitetin etnik të tij.

Rëndësinë më të madhe këtij lokaliteti ia ka dhënë fakti se këtu ka vepruar Kolegji i  Shën Adrianit (1794), një organizatë e rëndësishme fetare dhe kulturore për ruajtjen e ritit bizantin dhe të traditave arbëreshe. Në fillim të shekullit të kaluar ky vendbanim kishte një numër më të madh banorësh, por edhe këtu migracioni e bëri të vetën.

Gjatë vizitës së fundit, në shoqërim të tre mërgimtarëve nga Zvicra, pasi kaluam një natë të këndshme në Shën  Mitër, në shoqërim edhe të disa vendasve në një kafeteri të vogël, të nesërmen na shoqëroi një shi i imtë deri sa vizituam qendrën e kësaj qyteze, ku pa dyshim bie në sy busti i kryetrimit tonë Gjergj Ksastrioti Skënderbeu dhe sheshi i Shën Mitrit, me një monument po ashtu që spikat në qendër. Më tej i bëmë një vizitë Kolegjit të Shën Adrianit, i ndërtuar aty ku vazhdon të ndodhet edhe në ditët e sotme, në shpatinë të kodrës së Montesantos, në 530 metra mbi nivelin e detit, me një panoramë shumë të bukur.

Mësojmë se më 1892, nën kujdesin e J. De Radës, kolegji u themelua zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Arsimit Katedra e Literaturës Shqipe dhe se mësues i parë u emërua vetë De Rada, i cili mbajti leksionin mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe, duke udhëtuar zakonisht nga Maqi me gomar. Ndërsa në vitin 1905, kolegjit iu shtua edhe një degë për shkollën Normale, me djem të ardhur vetëm nga Shqipëria, ndër të cilët ishin Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Avni Rrustemi e të tjerë.

Me një fjalë Kolegji i Shën Adrianos ka qenë gjithmonë një qendër e rëndësishme arsimore e kulturore e arbëreshëve, ndaj edhe me rastin e vizitës sonë të fundit aty pamë se vlonin nxënësit, ndërsa në afërsi të manastirit të vjetër dhe vet kolegjit ndriçonin dy buste, ai i De Radës dhe Garibaldit, i cili ndihmoi financiarisht kolegjin në shenjë falënderimi për ndihmën që kishin dhënë kolonit shqiptare në Tetor të vitit 1860 kur ky shpalli dekretin e famshëm të Casertas, aty ku kishte formuar qeverinë e vet, në të cilin bënin pjesë edhe tre shqiptarë Françesko Krispi, Paskal Sgura e Luigj Gjura.

Në hyrje dhe dalje të Sën Mitrit të presin tabela e “mirëseardhjes” dhe tjetra “mirupafshim” të shkruara si zakonisht në fshatrat e arbëreshe në dy gjuhët italisht e shqip. Do përmend se çdo vizitë në këtë lokalitet me histori e kulturë të lashtë të le mbresa të pashlyeshme”.

 Teksti e fotot : Rexhep Rifati / diasporashqiptare.al


Publikimi i mëparshëm

Gjylzade Kelmendi, ish-studente e Universitetit të Tetovës: Pandemia dhe rëndësia e vaksinës

Publikimi i radhës

“Ligjërime arbëreshe” nga Gjovalin Shkurtaj

Publikimi i radhës

“Ligjërime arbëreshe” nga Gjovalin Shkurtaj

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.