• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Ligjërime arbëreshe” nga Gjovalin Shkurtaj

Kërkesat e larta të lexuesve për këtë libër e kanë motivuar edhe ribotimin, në shërbim të albanologëve, studiuesve e studentë të degëve të gjuhësisë në universitetet shqiptare.

11/01/2021
| Kulturë, Rajon

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka ribotuar librin e akademikut Gjovalin Shkurtaj “Ligjërimet arbëreshe”, i cili ështtë botuar për herë të parë në vitin 2007.

Njoftimi i Akademisë jep të dhëna për këtë botim me 515 faqe, i cili përmban të informacione për arbëreshët dhe kulturën e tyre, përmbledhje të historisë së shpërnguljes dhe ngulimit në trojet italiane, përjetimet dhe shqetësimet e kësaj diaspore arbëreshe në dhe të huaj, folklorin, traditat dhe letërsinë e krijuar në mërgim, bëmat e burrave të shquar arbëreshë për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe.

Kërkesat e larta të lexuesve për këtë libër e kanë motivuar edhe ribotimin, në shërbim të albanologëve, studiuesve e studentë të degëve të gjuhësisë në universitetet shqiptare.

Autori ka bërë edhe disa plotësime, shtesa përmirësuese dhe ndonjë saktësim, por duke mos prekur lëndën që përmbante libri i parë. Vepra përmban shqyrtime sociolinguistike në boshtin “gjuha e bukës” dhe “gjuha e zemrës” në Diasporën shqiptare dhe studime mirëfilli dialektologjike për një numër të folmesh kryesore të diasporës arbëreshe të Italisë, si dhe për të folmet arvanite të Greqisë, për të folmen e arbëreshëve të Zarës. diasporashqiptare.al


Publikimi i mëparshëm

Kolegji Adriano, institucioni që shkolloi personalitete të shquara shqiptare

Publikimi i radhës

Artet liberale s’duhet të jenë zgjedhje e dorës së dytë

Publikimi i radhës

Artet liberale s’duhet të jenë zgjedhje e dorës së dytë









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!