Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja, 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 131 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.287, i të shëruarve në 13.315, ndërkaq i të vdekurve në 652. Momentalisht ka 1.860 raste aktive.
“Kanë ndërruar jetë 4 pacientë, një 57-vjeçar nga Vinica, dy pacientë nga Ohri (77 dhe 57-vjeçar) dhe një 74-vjeçar nga Struga. Tre prej tyre kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një në kushte jashtëspitalore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Të infektuarit në 24 orët e fundit:
- Shkup 20
- Kumanovë 3
- Tetovë 3
- Strugë 2
- Ohër 2
- Gostivar 2
- Koçan 2
- Shtip 1
- Veles 1
- Kriva Pallankë 1
Të shëruarit në 24 orët e fundit
- Shkup 41
- Kumanovë 34
- Tetovë 13
- Kërçovë 8
- Gostivar 6
- Shtip 5
- Prilep 5
- Vinicë 4
- Ohër 3
- Sveti Nikollë 2
- Strumicë 2
- Koçan 2
- Veles 1
- Kavadar 1
- Demir Hisar 1
- Berovë 1
- Negotinë 1
Në 24 orët e fundit janë bërë 464 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 166.356.