• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Figura e femrës brenda periudhave të letërsisë shqipe

Nëse fillojmë që nga periudhat më të hershme të letërsisë shqipe, duke u mbështetur në një periodizim që pranohet nga të gjithë, shohim se për figurën e femrës filloi të shkruhet më në hollësi në periudhën e bejtexhinjve, periudhë kjo e karakterizuar me motivet e huazuara orientale dhe përdorimin e alfabetit arabo-turko-persian në letërsinë shqipe, si pasojë e shkollimit dhe ndikimit të vendeve të huaja të autorëve të kësaj periudhe. Mjafton ta çojmë mendjen tek “Erveheja” e Muhamed K. Çamit e të pajtohemi me një fakt të tillë.

14/09/2020
| Opinione

Adelina Xhaferi – Mënyrat se si studiuesit u qasen veprave të ndryshme letrare, janë mjaft të larmishme (krahasuese, përshkruese, interpretuese etj). Në to herë gjejmë vështrimin kryesor të hedhur mbi veprën si tërësi ose në pjesë të veçanta të saj (motivin, idenë, periudhën historike me karakteristikat e saj, narratorin etj), vështrimin mbi personazhin/protagonistin/antagonistin dhe mënyrën se si ai/ajo vepron e sillet në rrethin që autori/shkrimtari ia vë për veprim (duke u ndalur herë në figurën e personazhit mashkull, qoftë ai i ardhur ose vendas, i përndjekur, ikanak ose thjesht i huaj për shoqërinë, e herë duke u ndalur në figurën e personazhit femër në të gjitha veçantitë dhe tiparet mbizotëruese të karakterit të saj), vështrimin mbi strukturën e veprës me theks të veçantë në përdorimin e intertekstit, figurave letrare e mitologjike, mbi lidhjen e ngushtë të autorit me veprën e tij (elementet biografike e autobiografike) etj. Përpos të lartpërmendurave, dallohen edhe shumë pika tjera studimi, por, ajo që parqet mjaft interes për lexuesit dhe studiuesit e sotëm është mënyra se si femra paraqitet brenda letërsisë dhe kush ndikon në shfaqjen e tillë të saj.

Figurën në fjalë e kemi mjaft mirë të trajtuar në letërsinë shqipe, ndonëse jo aq sa ajo e mashkullit, por sërish thonë më mirë pak se aspak. Gjithë kjo duke u mbështetur në forcën fizike të mashkullit, gjë që mungon tek ajo e femrës e duke ia lënë anash kësaj të fundit edhe forcën mendore, duke ia mohuar me çdo kusht të njëjtën. Por, duhet thënë se ka qenë pikërisht kjo forcë e mohuar, ajo që ka shpëtuar botën dhe ujërat ndërmjet dy palëve i ka qetësuar si jo më mirë.

Nëse fillojmë që nga periudhat më të hershme të letërsisë shqipe, duke u mbështetur në një periodizim që pranohet nga të gjithë, shohim se për figurën e femrës filloi të shkruhet më në hollësi në periudhën e bejtexhinjve, periudhë kjo e karakterizuar me motivet e huazuara orientale dhe përdorimin e alfabetit arabo-turko-persian në letërsinë shqipe, si pasojë e shkollimit dhe ndikimit të vendeve të huaja të autorëve të kësaj periudhe. Mjafton ta çojmë mendjen tek “Erveheja” e Muhamed K. Çamit e të pajtohemi me një fakt të tillë.

Theks i veçantë mbi figurën e femrës u vendos në lëvizjen më frytdhënëse të historisë sonë letrare e të studiuar mjaft mirë nga emra të mëdhenj të letërsisë, pra, në Rilindjen Kombëtare Shqiptare (që përfshin në vete periudhën e romantizmit dhe realizmit shqiptar), lëvizje kjo në të cilën femra u ngrit në piedestal, u krahasua me elementet njëjtë si në letërsinë popullore (më së shumti nga Serembe dhe Poradeci), u nda si figurë më vete, u paraqit luftëtare, udhëheqëse, e nënshtruar (nga Pashko Vasa) ose edhe u dha në çastet më të ulëta e më degraduese të jetës së saj (me shkrime më të hollësishme nga Migjeni). Pra, nëse në një periudhë të caktuar vëmendja kryesore e shkrimtarit përqendrohej vetëm në bukurinë e saj fizike që njëherë ishte edhe frymëzim shkrimi për të, në periudhën e romantizmit dhe realizmit shqiptar bukuria e saj fizike ishte element dytësor, sepse shkrimtarët e këtyre periudhave qëllim kryesor kishin paraqitjen e gjendjes së saj shpirtërore në kohë lufte, padrejtësie, sakrifice, vetëmohimi ose nënshtrimi.

Ndryshe nga këto periudha, në atë bashkëkohore, ose në të ashtuquajturën periudhë e letërsisë së sotme shqipe, figurën e femrës e shohim ndryshe dhe ashtu siç nuk e kemi parë kurrë. Gjithë kjo duke u mbështetur në veprat që krijuan autorët që i përkasin periudhës në fjalë. Pra, atë e shohim në rolin e një femre të udhëhequr nga meshkujt, që me trupin e saj plotësojnë epshet e tyre (Ana-Maria Monte e P. Markos), ose nga meshkujt që atë e mbajnë vetëm që të bëjë rolin e një spiuneje (le ta kujtojmë Zanën e Qoses, e njëjtë me femrat tipike të çdo letërsie e të çdo vendi), në rolin e një udhëheqëseje përkrah djemve (figurën e nënës nga pena e H. Sulejmanit), të një gruaje që nënshtrohet e detyruar të mos bëjë zë e të trajtohet kukull brenda shtëpisë së vet (personazhi nënë i Kadaresë), në rolin e një femre që ia del mbanë e vetme e që nuk shqetësohet aspak për faktin që është ndryshe nga shoqëria shqiptare (Kobra e M. Isakut) ose në rolin e një femre që përkundër mentalitetit godet të djeshmen dhe përqafon të renë (Vita e J. Xoxës).

Pra, secila nga këto periudha na jep vepra që dallojnë nga periudha në periudhë e nga autori në autor, por e rëndësishme është fakti që figurën e bukur femër secili nga ata e ka pjesë vepre, herë kur ajo merr vëmendjen kryesore nga gjërat që e dallojnë nga të tjerat, e herë kur pajtohet me atë që ia urdhëron tjetri dhe ditët i kalon nën urdhra që kanë shenja jetike. Leximi i hollësishëm i veprave me këto personazhe të theksuara në këtë shkrim do të na e vërtetojë më së miri se si ajo hynë në letërsi dhe si rrethi në të cilin autori e vë për veprim e pranon të tillë.

Letërsia shqipe është mjaft e pasur me personazhe të tilla që nga dita në ditë presin t’i njohim e ta pohojmë para të gjithëve se edhe kjo letërsi jona ka vlera për nga paraqitja e personazhit femër pavarësisht kohës dhe hapësirës.


Publikimi i mëparshëm

Arsimi 9-vjeçar, në bankat e shkollës ulen 126 mijë nxënës më pak se një dekadë më parë

Publikimi i radhës

RMV / 37 raste të reja me Covid -19, shërohen 131 pacientë

Publikimi i radhës

RMV / 37 raste të reja me Covid -19, shërohen 131 pacientë

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.