• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Arsimi 9-vjeçar, në bankat e shkollës ulen 126 mijë nxënës më pak se një dekadë më parë

Ministria e Arsimit ka lajmëruar se ka një rënie të numrit të nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit edhe për vitin e ri shkollor 2020-2021.

14/09/2020
| Arsim, Shqipëri

Numri i nxënësve në shkolla është duke u tkurrur me shpejtësi dhe kjo është më e dukshme në arsimin 9-vjeçar. Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni i lartë janë dy faktorët që po zbrazin shkollat, dhe do të bëhen sfidë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i nxënëseve në arsimin 9-vjeçar këtë dekadë ka rënë me 30%, ndërsa në raport me vitin e parë të tranzicionit 1991, me 45%. Nxënësit e regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2019 ishin rreth 295 mijë, nga 421 mijë në vitin në 2010 dhe mbi 540 mijë në vitin 1991.

Si rrjedhojë, arsimi 9-vjeçar ka sot rreth 126 mijë nxënës më pak, në krahasim me një dekadë më parë. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur, rënia ka qenë më e mprehtë pas vitit 2011, pasi përveç emigracionit konstant në nivele të larta, lindshmëria ka pësuar rënie të ndjeshme. Indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011, dhe në 1.36 fëmijë për vitin 2019. Vendi ynë u rendit u rendit ndër 7 shtetet me normën më të ulët të lindshmërisë në Europë për vitin 2018, duke lënë pas vetëm Greqinë, Qipron, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Ukrainën, sipas të dhënave të Eurostat.

Rënia drastike e nxënësve në shkolla teorikisht duhet të çliroje fondet, të cilat do të mund të rrisin standardin dhe cilësinë e mësimdhënies për nxënësit e mbetur. Por rënia e numrit të nxënësve nuk i ka shtuar me të njëjtin ritëm treguesit e cilësisë dhe infrastrukturës, përderisa në Tiranë mësimi vijon të bëhet me turne ndërsa infrastruktura shkollore në zonat rurale nuk është aspak dinjitoze për ditët e sotshme.

Ministria e Arsimit ka lajmëruar se ka një rënie të numrit të nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit edhe për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD së jepnin në atë kohë. Por përgjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20% me pak se ato që japin vendet e rajonit.

Por sipas angazhimeve që vendi ynë ka marrë për plotësimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të ndërmarra nga OKB, financimet për arsimin duhet të arrijnë në 5% të PBB-së.

Rezultatet e PISA 2018 treguan se 15-vjeçarët e Shqipërisë morën 437 pikë nga 600 pikët e mundshme në testin e matematikës. Shqipëria përmirësoi rezultatin në raport me testimin e vitit 2015 në matematikë me 24 pikë. Vendi ynë, mori në matematikë një vlerësim më të ulët se mesatarja e OECD, e cila u përllogarit me 489 pikë.

Në aftësitë e të lexuarit, Shqipëria u vlerësua me 405 pikë nga 600 të mundshme, duke mbajtur të njëjtin rezultatet me vitin 2015. Edhe në lexim të rinjtë e Shqipërisë shfaqin aftësi më të ulëta se mesatarja e OECD-së e cila ishte 487 pikë. Në shkencë, 15-vjeçarët shqiptarë morën 417 pikë ose 10 pikë më pak se në vlerësimin e vitit 2015. Mesatarja e nxënësve të OECD në shkencë ishte 489 pikë.  Monitor


Publikimi i mëparshëm

Turizmi “patriotik” e shpëtoi sezonin veror në Shqipëri

Publikimi i radhës

Figura e femrës brenda periudhave të letërsisë shqipe

Publikimi i radhës

Figura e femrës brenda periudhave të letërsisë shqipe

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!