• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

32 vjet nga varja në Kukës e poetit Havzi Nela, bashkëshortja: SPAK ta hetojë vrasjen e tij

Sot në 32-vjetorin e varjes së tij, bashkëshortja Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Havzi Nelës. Ajo thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes së poetit.

10/08/2020
| Kulturë, Shqipëri

“Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,

S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Këto janë vargjet e poezisë “o liri, o vdekje” që poeti Havzi Nela hodhi në letër në vitin 1987, një vit përpara se të dënohej me vdekje dhe të varej në qendër të qytetit të Kukësit, me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut. Sot në 32-vjetorin e varjes së tij, bashkëshortja Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Havzi Nelës. Ajo thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes së poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet politike të Burrelit dhe Spaçit e më tej në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit. Më pas ai u shpall martir i demokracise dhe vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit vendosi bustin e tij në qytet, rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban edhe gjimnazi i qytetit.

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha kane përkujtuar 32-vjetorin e varjes së poetit dhe kanë publikuar vargje nga poezitë e tij. Sipas presidentit Meta, vargjet e Havzi Neles gjëmojnë edhe sot me një forcë të jashtëzakonshme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa”,shkruan Meta. Ndeërsa Lulzim Basha e cilëson Havzi Nelën si poetin e pavdekësisë. BalkanWeb.com

 


Publikimi i mëparshëm

Editoriali i federatës panshqiptare “Vatra” më 1935: Kabineti i ri qeveritar liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të Ahmet Zogut

Publikimi i radhës

1 viktimë, 109 raste të reja me COVID-19 dhe 422 të shëruar

Publikimi i radhës

1 viktimë, 109 raste të reja me COVID-19 dhe 422 të shëruar

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!