• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mos i prekni poetët!

Nana e Poetit / Requiem për poetin Arshi Pipa

27/07/2020
| Aktuale, Kulturë

Gjergj Jozef Kola – Në Shkodër ndodh rrallë që bora e shkriftë dhe e butë prej shirokut me marrë nji natyrë krejt të panjoftun e të shkurtë që ka veti mos me njitë as në pullaze e as në kujtesën e njerëzve po shkon e harrohet menjiherë…Sikur t’mos ishin poetët me dëshmue për fenomenet e padukshme, të cilët në t’vërtetë mbajnë lidhë muret e jetës, kërkush s’do ishte kujtue ma për to.

Nji nadje herët, të pazakonshme, të vjetit 1983, flokët e mëdhej e të brishtë të borës nisën m’u shtrue kadalë mbi qytetin e rrethuem me lumej e legjenda…

 

 

Përgjat tanë natës kishin vlue telefonat kah “koka e oktapodit” të ministrisë së mbrendshme të diktaturës, me tentakulat e qytetit të Shkodrës, tue kërkue me ba të pamujtunën. E kishin poshtnue e përdhunue qytetin e legjendave e lumejve, porse tash dojshin me i shkue deri në fund, me ia prekë zemrën e me ia shndërrue borën, krijesën ma të brishtë të natyrës, “me e ba borën mos me njitë ma…”

Makinat e sigurimit komunist, ose siç njifej në qytet me emërtim të saktë “sigurimi i zonës së parë operative” u ndalën para nji shpije të bardhë, mbi të cilën flokët e mëdhej e të brishtë të borës e kishin mbështjellë si n’nji melodi, tue e bà gati të padukshme.

Tue nuhatë si klyshat gjahun, ata e gjetën derën dhe e shembën atë me shtjelma prej thundrash hekuri. Afër zjermit, Nana Hatixhe sapo ishte zgjue e po ngrofte duert e ngrime prej mallit për fëmijtë, e dukej sikur po shkrihej me flakët e po bahej nji. Kur ju afruen krejt afër, oficierat shtangën nji çast para kësaj Nane, që i ngjante ma shumë legjendës së Rozafës, se sa nji njeriu të zakonshëm. Gjymtyrët e saja ishin të shkrime me zjermin, njashtu si ato të Rozafës me themelin e kështjellës.

Oficierat e zonës së parë operative e panë njeni-tjetrin n’sy si hijenat, e kapën krijesën me kambtë e amputueme që po ngrohej në zjermin e parë të nadjes dhe e hodhën në nji batanije ushtarake, e ndërsa e mbartnin, Shkodrës iu duk sikur e zhgulën trupin e Rozafës prej mureve të kalasë, dhe e përplasën ne karrocerinë e Zis-it kinez.

“Kush asht kjo Nanë që po e zvarrisin nëpër qytet?” – pyetën Zanat.

“Asht Nana Hatixhe Pipa – Jubica!” – iu gjegj Jehona.

“Po, çka paska ba nji Nanë n’kët moshë të pamoshë?!” – pyetën prap Zanat.

“Ka lindë poet!”

Qyteti i rrethuem prej legjendash dhe tre lumejsh u poshtënue deri n’palcë dhe askush s’e diti se kur do ta merrte vedin për nji kundrapërgjigje dinjitoze, o ndoshta kurrë mà!

“Pritni! A jeni bijë nanash?!”

Komunistat e zonës së parë operative ishin bijë nanash t’tjera, të ardhuna kah terri i Historisë, e flitshin gjuhën e shqiptarëve, porse ndër vena ju rrjedhte gjak stalinist…

Nana Hatixhe rregulloi degerminë e zezë mbi flokët e bardhë dhe fytyra e mbi 80-vjeçare, mori nji pamje fisnike, prej Rozafe. Tashma ajo ishte gati me kalue në stacionin e fundit të jetës së saj.

Kur dolën prej Shkodre, mbi qiell u përhap nji ngjyre e rrallë smeraldi dhe bora që deri at’here kishte kenë e shkriftë, nisi m’u ngri dhe nisi me rà lehtë, si tasierë e nji piano qiellore, si me dashtë me i dhanë zà dhimbjes s’nji nane, dhimbjes së nanës së poetit.

Sekretari i parë, si dhe kryetari i komitetit, në qytet, rrjedhshin nga familje të vjetra shkodrane, si thuhet “denbabaden, me traditë e m’the e t’thaç”, pinjojtë e tyne krenohen ende sot, porse Nanën e poetit, zojën shkodrane mbi 80 vjeçe, me flokë të bardhë e fisnikë, me degerminë e zezë të dhimbjes e lanë m’u dergjë n’karroceri, me kambët e amputueme; tue e bjerrë tanë burrninë gege para urdhnit të zonës së Parë operative.

Ajo grue e devotshme, Nana e Poetit, i sfidoi ateistat enveristë e me gjithë rrugën e gjatë dhe trupin që i kullote gjak prej plagve të hapuna, s’e qiti nji fjalë të keqe prej goje derisa mbrriti diku n’nji fshat, n’internim.

E falenderonte Zotin, që ia kishte prì mbarë djalit të saj, poetit në Perëndim…

Zona e parë operative, në çmendinën e saj primitive kishte gjetë rastin me u hakmarrë ndaj Arshi Pipës, i cili bashkë me dy poetët e tjerë Ernest Koliqin e Martin Camaj ishin ba Ura që mbante lidhë shpirtin e kombit me botën perëndimore e që herë mbas here e demaskonte diktaturën dhe krejt lakejtë e saj të Lidhjes së Shkrimtarëve Komunistë.

Në mbarë historinë e Lindjes, komuniste, Hatixhe Pipa – Jubica mbeti Nana ma e moshueme e nji poeti që u internue.

Në dimnin që vijoi, në prag të vjetit 1984, ajo hiku me borën e parë që nisi m’u ngrì, bashkë me trupin e saj, n’parajsën e zemrave njerzore.

Ajo dha frymën e fundit prej nane të vuejtun po ngadhnjyese në krahët e vajzës së saj të vogël, kësaj bije shkodrane të pashoqe n’përkushtimin për nanë të saj….

I nipi i saj, loçka e zemrës, Platori ia vizatoi rrezen e fundit në fytyrën e saj fisnike, si nji dëshmi prej “Motre Tone” të nji kohe martirësh.

Nji vjet ma vonë, ngordhi si pasojë e çmendisë e diabetit, kryet e zonës së parë operative, diktatori hoxha e shkoi në ferrin e kriminelave.

Dyzet vjet ma vonë, më 2020 në Shqipni vazhdojnë me sundue tre pinjoj postkomunistë të zonës së parë operative, prandaj për nanën e poetit të vramë nga dimni n’akullin e internimit, s’u kujtue askush, e as sot në 100-vjetorin e djalit të saj të parë e të vetëm: poetit të kombit shqiptar: Arshi Pipa…

Kjo dramë “Lotët e dallandysheve të pastreha” përban ndoshta nji përjashtim, si qiri i vetmuem amshimi, për Pipajt e papërsëritshëm të Shkodrës dhe mbarë kombit shqiptar….

Kështu zona e parë operative edhe 40 vjet mbas vdekjes së nanës së poetit, vazhdon me ia vu thundrën në gjoks e me ja shtypë zemrën, zemrës së kombit, Shkodrës, metropolit të gjenisë Arbnore-shqiptare, të gjenive të letrave, të muzikës, të pikturës e të bukurisë….

Kjo zonë e parë operative e pafytyrë dhe mosmirnjohëse, s’duhet me i prekë Poetët e Kombit, siç e ka pasë zakon në 45 vjetet e pushtetit të saj kriminal, e sidomos “trio-n perfekte” Koliqi-Camaj-Pipa, që mbeten ura lidhëse me tri kambë e diasporës shqiptare me kombin amë, sepse shqiptarët s’kanë asgja ma të shejtë e ma të shtrejtë se unitetin e kombit. Fundja sikur të mos ishte ky unitet, militantët e zonës së parë operative do ta kishin pasë fatin e keq të Çamërisë arbnore e do të ishin shkëmbye, “me ose pa dashje” me grekët e anadollit e në vend të pushimeve në vilat e tyne në detin Jon, do të kishin hapë kanalet në shkrepat e Azisë së vogël!

Mos i prekni poetët! I nderoni ata, se mbajnë lidhë kombin!

Requiemi ynë për Arshi Pipën dhe poetët e kombit ka prekë tashma amshimin dhe ai bjen nga qiella bashkë me borën e shkriftë si tastierat e nji pianoje që i takojnë të ardhmes fisnike, asaj europiane.

N’nji tokë buket

Të plasaritun nga etja për drejtësi

Qielli vajton pa u ndalë kurrë

Borë të ngrime.

Über ein Ackerland

Das aus dem Durst nach Gerechtigkeit

Ausgetrocknet ist, der Himmel ëeint

Ununterbrochen weißen Schnee.

Vjenë, Korrik 2020

Mapo.al


Publikimi i mëparshëm

Poezia e Camajt moderne – e ndërtuar mbi traditë

Publikimi i radhës

Doktor Kalo alarmon: Jo vetëm Covid -19, të trajtohen edhe infeksionet stinore

Publikimi i radhës

Doktor Kalo alarmon: Jo vetëm Covid -19, të trajtohen edhe infeksionet stinore

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!