• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fijet që mund ta shpëtojnë arsimin nga “normaliteti toksik”

11/07/2020
| Arsim, Bota

The Guardian – Kthimi i klasave në normalitet është ndër përparësitë e vendeve. Por pse të mos krijojmë një ”normalitet të ri”, të nxitur nga mësimet e nxjerra gjatë izolimit?

Nuk ka dyshim se shumë prej nesh duan gumëzhitjen e një komiteti shkollor, emocionin e mësimdhënies, energjinë e pakufishme të fëmijëve, apo dhe ndërveprimet më njeri -tjetrin.

Por në subkoshiencë e kuptojmë se ”normalja” nuk ishte e drejtë. Normalja në shkollë ishte bërë e pa balancuar, nganjëherë e padëshiruar. Një presion që ishte jo i shëndetshëm, shpesh toksik; kontrolle te rrepta, provime më nivel të lartë vështirësie. Normalja nënkuptonte shumë mësues të përkushtuar dhe krijues që luftojnë kundër mosmarrëveshjeve :40% lënë profesionin brenda pesë viteve. Normalja ushënjua nga pabarazitë e thella. Dhe sipas fjalëve të Andreas Schleicher të OECD, normale do të thotë të edukosh njerëzit të bëhen “robotë të klasit të dytë”, në vend që të zhvillojnë aftësi njerëzore që gjithnjë e më shumë do të kenë më shumë rëndësi.

Pra po, duam që shkolla të rihapet dhe te jete e sigurt për çdo fëmije në vend. Por kthimi në “normalitet” nuk është ajo që na nevojitet. Ne kemi nevoje që zëri i secilit fëmijë të dëgjohet dhe vlerësohet në klasë. Shumë drejtues shkollore dhe mësues ndajnë te njëjtin mëndim. Ka pasur ndryshime te shoqërisë, lindur nga kokteje zemërimi dhe zhgënjimi për drejtësi shoqërore. Drejtuesit dhe mësuesit kane punuar nen një stres te jashtëzakonshëm për te siguruar mësimdhënien.

Cilat janë fijet kryesore për reformën e ardhshme?

Se pari: ribalancimi i shkollave tona. Covid-19 na ka bërë te reflektojmë ne atë që na bën te përqendrohemi si qenie njerëzore. Është bërë më e qarte për ne, si prindër dhe mësues, se aftësia akademike nuk është e mjaftueshme.

Se dyti: kemi nevoje për vlerësim më te zgjuar dhe përgjegjësi inteligjente. Shumë po e shfrytëzojnë këtë mundësi për te rishikuar provimet. Ato duhet te zëvendësohen, duke menduar për hartimin e nje sistemi më te mire që mat gamën e plote te arritjeve te studenteve.

E treta: përdorimi i teknologjisë. Ne këtë eksperiment vumë re se mësuesit duhej te mësonin sesi te jepnin leksionet online brenda natës. Teknologjia deri më tani ishte përdorur pak, por pas izolimit mund te shohim përfitimet e shumta: mjete bashkëpunimi për te ndihmuar mësimin e studenteve; ku  studentet konsumojnë njohuritë se pari dhe pastaj i diskutojnë ato më mësuesit.

Prindërit tani kanë më shumë mundësi për të mbështetur fëmijët e tyre. Video konferencat mund të përdoren kur prindërit nuk mund të jenë pjesëmarrës në takimet e përmuajshme. Profesionistet mund të mbështesin nxënësit më nevoja te veçanta më lehtë nëpërmjet videove. Burimet e mësuesve janë bërë te disponueshme për studentet në mënyrë që ata të punojnë në një mënyre më autodidaktike. Portofolat digjitale mund të shfaqin punën e studentëve dhe t’i bëjnë të rinjtë më të përgjegjshëm për mësimin e tyre.

Së katërti: një lloj tjetër i drejtimit shkollor, një lloj tjetër mësuesi.  Shumë mësues janë çliruar duke qene jashtë rutinës së provimit, disa thanë se kanë pasur kohën e duhur për bashkëbisedime dhe bashkëpunime.

Për te ardhmen, duhet vetëm një cilësi tjetër plotësuese- jo vetëm nga shkollat por edhe qeveria. Ndërsa dalim nga kriza, duhet urgjentisht të pyesim veten nëse ajo që ne po bëjmë është e përshtatshme për qëllimet që kemi, veçanerisht duke pasur parasysh botën e zymtë ekonomike post-pandemike. Ne duhet ta imagjinojmë sërish se si duhet një arsim i shkëlqyer, një arsim ku mund të kthehemi më të fortë. Do të ishte e trishtueshme nëse, në sezonin e ardhshëm ne do të ktheheshim në një normalitet që askujt nuk do t’i pëlqente.

 


Publikimi i mëparshëm

90-vjet më parë ndërroi jetë Andon Zako Çajupi

Publikimi i radhës

Thuaje të vërtetën, por thuaje përanshëm

Publikimi i radhës

Thuaje të vërtetën, por thuaje përanshëm

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!