Në shtator, në Universitetin DePaul në Çikago, me fillimin e vitit të ri akademik, pritet të fillojë punën edhe një katedër e re, ajo e studimeve albanologjike, e para e këtij lloji në univeristetet amerikane. Kjo shënon një moment të rëndësishëm në historinë e studimeve shqiptare, thotë drejtori i katedrës, Dr. Gazmend Kapllani. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi para disa ditësh me zotin Kapllani mbi planet e kësaj katedre.