• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Emri i Bizantit sipas variantit grek, është një legjendë e trilluar

Çelësat e portës mes tri kontinenteve historikisht i kanë pasur në dorë ilirët-dardanët-shqiptarët, prandaj na e kanë falsifikuar historinë në këtë derexhe, na kanë përgatitur kaq shumë kurthe dhe një pjesë e oligarkisë evropiane edhe sot e pengon bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

16/05/2020
| Opinione

Abdulla Mehmeti | Emri dhe legjenda greke për themelimin dhe emrin e qytetit Buzanë, 7 mijë vjet të lashtë (greqisht: Byzantion, latinisht: Byzantium), si dhe historia njëmijëvjeçare e Perandorisë Bizantine, siç i kemi mësuar deri më sot, janë rrena greke dhe sllave, të përhapura në emër të shkencës.

1. Emri i Bizantit, sipas variantit grek, është një legjendë e trilluar

Etimologjia e emrit Bizant është e panjohur, konsiderojnë disa shkencëtarë të shquar evropianë. Supozohet që emri është me origjinë Ilire-Thrake.* Ai mund të rrjedhë nga emri personal ilir ose thrak Byzas (buzë). Legjenda e lashtë greke i referohet mbretit Byzas, udhëheqës i kolonistëve megarë dhe themelues i qytetit. Forma e emrit Bizant është një latinizim i emrit origjinal.

Shumë më vonë, emri Bizant u bë i zakonshëm në Perëndim për t’iu referuar Perandorisë Roma e Re, apo Roma Lindore. Kryeqyteti i saj Kontandinia (greqisht: Konstantinopolis) qëndronte në vendin e Bizantit, qytetit të lashtë.

Emërtimi “Perandori Bizantine” u paraqit për herë të parë nga historiani Hieronymus Wolf, në vitin 1555, një shekull pasi perandoria kishte pushuar së ekzistuari. Gjatë kohës që ka ekzistuar kjo perandori, termi Bizant i referohej vetëm kryeqytetit të saj, jo edhe Perandorisë Roma Lindore.

2. Në bazë të studimeve të derisotme, në territoret ku supozohet se janë shtrirë ilirët, qytetet, krahinat dhe mbretëritë e tyre, hasen shumë emra të njëjtë, të ngjashëm, apo me kuptim të përafërt, si emrat e qyteteve Oeneum (në Tetovë, si dhe në Omish të Kroacisë), krahina dhe mbretëria e Dardanisë (Kosova e sotme dhe Maqedonia Veriperëndimore, krahina e Dardanisë në Anadoll të Turqisë së sotme); qyteti Alaksandri (në Egjipt dhe në kufirin bregdetar mes Turqisë dhe Sirisë); qyteti Pella (në Geqi dhe në Jordani, i themeluar nga Leka i Madh) etj.

3. Sipas Hartës arkeologjike të Maqedonisë**, në qytetin e sotëm të Tetovës janë zbuluar deri më sot së paku 9 lokalitete arkeologjike, Njëri ndër këto është edhe qyteti i lashtë me emrin BUZANË (Buzana), që mund të shpie në konstatimin se ky qytet ka pasur emër të njëjtë, ose të ngjashëm me qytetin e lashtë 7 mijëvjeçar Buzanë (Bizant-Byzantium), me latinizimin e emrit origjinal BUZANA (Buzani, Buzanë), siç konstaton studiuesi francez Raymond Janin.

Studimet për çështjen e emrit të qytetit Bizant (Emri i lashtë përmendet edhe me emrat: Puzanteh, Byzant, Byzantium, Byzantion, ose në shqip Buzanë/Buzani), si dhe të Perandorisë së Bizantit (Buzanit), duhet të thellohen më tej, me qëllim të eliminimit të dyshimeve, hamendjeve, falsifikimeve apo krijimit të legjendave dhe miteve të rrejshme, të cilave u kanë besuar deri më sot disa studiues shqiptarë dhe të huaj.

Emrin e sotëm Stamboll, ky qytet e ka marrë më 28 mars 1930, që në gjuhën tuke i përgjigjet kuptimit të emrit të lashtë Buzanë (në gjuhën e lashtë dhe të sotme shqipe). Vlen të përmendet me këtë rast se, ky qytet dikur kryeqendër e Perandorisë Romake Ilire Lindore dhe më vonë i Perandorisë Osmane, aktualisht është qyteti më i madh në rajon dhe Evropë, sipas numrit të banorëve dhe është qyteti me numër më të madh të shqiptarëve në botë.

* Janin, Raymond (1964). Constantinople byzantine. Paris: Institut Français d’Études Byzantines. p. 10f.

** Koco, Dimçe (1996). Harta arkeologjike e Republikës së Maqedonisë. Shkup. (15.V.2018)

 


Publikimi i mëparshëm

Aurel Plasari: Në Shqipëri janë rrënuar monumente të Mesjetës arbërore

Publikimi i radhës

Fakulteti i Mjekësisë i UT-së / Oferta arsimore – shkencore për vitin akademik 2020/2021 (video)

Publikimi i radhës

Fakulteti i Mjekësisë i UT-së / Oferta arsimore – shkencore për vitin akademik 2020/2021 (video)

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!