• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Aurel Plasari: Në Shqipëri janë rrënuar monumente të Mesjetës arbërore

16/05/2020
| Kulturë, Opinione

Për debatin e fortë mbi Teatrin Kombëtar, studiuesi Aurel Plasari, thekson se i duhet shkuar krimit në zanafillë, për t’u marrë me përgjegjësit që e hoqën atë ndërtesë nga listat e monumenteve të kulturës, të cilat mbrohen nga shteti. Përmes një shkrimi të gjatë në rrjete sociale, ai thotë se “Edi Rama “i bën” të gjitha sepse qeveris në Shqipëri, ku edhe rrënimi i monumenteve historike është punë e lehtë, në kuptimin që nuk kërkon ndonjë farë guximi a trimërie. Është ves që qeveritarëve rrënimtarë ua ka lënë lija. Janë rrënuar në Shqipëri deri edhe monumente ndër më të rrallat të Mesjetës arbërore”.

Shkrimi i plotë:

Në debatet për mbrojtjen dhe ruajtjen e ndërtesës kulturore shumëfish historike, në të cilën funksionojnë sot “Teatri Kombëtar” dhe “Teatri Eksperimental”, kam ngulmuar më se një herë që t’i shkohet krimit në zanafillë. Të merremi me përgjegjësit që e hoqën atë ndërtesë nga listat e monumenteve të kulturës, të cilat mbrohen nga shteti. Përpos mirëkuptimit nga dy ose tre kolegë të nderuar, kam ndeshur në një skepticizëm zhgënjyes.

Po ashtu jam bezdisur kur shikoja që beteja thjeshtohej te “si u tenderua”, “sa u tenderua”, “kush fiton më shumë”, “kush zhvat tokën”, “sa fut në xhep ky”, “sa fut në xhep ai”. Mbi 12 herë mund të kem shkruar për nevojën e ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj ndërtese kulturore shumëfish historike pa u marrë me shifra dhe xhepa. Nëse dokumente hedhin dritë mbi cilëndo forcë politike që është përgjegjëse për nxjerrjen nga lista e monumenteve të kulturës, pra nga mbrojtja shtetërore e monumentit në fjalë, po e përsëris: të shpallur tanimë me vlerë kulturore europiane, asaj force do t’i llogaritet përgjegjësia historike e krimit.

Kur në një intervistë të 9 qershorit 2019 më ka pas pyetur z. Krasta nëse do të bëheshin dot zgjedhje më 30 qershor, ndryshe nga të ftuar të tjerë i kam qenë përgjigjur “po”. E mbani mend? Dhe nuk ma vunë veshin. Të tjerët bënin be e rrufe që ato zgjedhje nuk do të bëheshin kurrën e kurrës. Jam përgjigjur që Edi Rama “i bën” dhe kam shpjeguar edhe se përse Edi Rama “i bën”. Siç i bëri.

Dhe “i bën” të gjitha sepse qeveris në Shqipëri, ku edhe rrënimi i monumenteve historike është punë e lehtë, në kuptimin që nuk kërkon ndonjë farë guximi a trimërie. Është ves që qeveritarëve rrënimtarë ua ka lënë lija. Janë rrënuar në Shqipëri deri edhe monumente ndër më të rrallat të Mesjetës arbërore. Edhe duke qenë të përfshira në listat e monumenteve të kulturës, pra që mbroheshin nga “shteti”, ndërsa prisheshin po nga “shteti”. Si për të përmbushur ndezullinë e rrënimtarëve xhahilë, është bërë kujdes edhe që të regjistroheshin në pelikulë. Mund ta shohim të regjistruar krejt ngjashëm, në suport elektromagnetik, edhe kryerjen e krimit të ri.

Shfletoni historinë dhe hapni faqen e zezë të rrënimit të kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës, asaj ngrehine të rrallë të kultit të shek. XIII, të vlerësuar nga specialistët për arkitekturën gotiko-romanike etj. Për të thoshte legjenda jo Barleti, që aty pati vënë kurorë vetë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Rrënimtarët shtetërorë e hodhën në erë me dinamit, ndonëse ajo ishte e përfshirë në listën e monumenteve të kulturës që mbroheshin nga “shteti”. Nëse nuk ia dini historikun, shfletoni dhe lexojeni diku.

Dhe ngushëllohuni që e kemi ruajtur të stampuar si “souvenir” në kartëmonedhën 1000-lekëshe të Bankës sonë Kombëtare, emision i vitit 1996 dhe rishtypje e viteve 2001, 2007 etj. Pra mund të duhen pritur disa vite për ta pasur, të stampuar në një kartëmonedhë të ngjashme, edhe ndërtesën kulturore shumëfish historike, këtë që pret rrënimtarët – në mënyrë që të mburremi me çfarë na ishte një herë. Një hollësi më shumë, meqë kujtova historikun e rrënimit të Shën Mërisë në Vaun e Dejës.

Nuk ka mbetur vetëm stampimi i saj në 1000-lekëshin bashkëkohor. Së paku një arkitekt, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, edhe nën regjimin diktatorial guxoi të dorëzonte në prokurori një padi kundër atij rrënimi kriminal, pavarësisht se asaj padie nuk iu vu veshi. Quhej Gani Strazimiri. Në historinë e betejave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike të shqiptarëve ka mbetur i regjistruar edhe akti i tij vetmitar.


Publikimi i mëparshëm

Albin Kurti: Ukshin Hoti personalitet i shumëanshëm në historinë kombëtare (Video)

Publikimi i radhës

Emri i Bizantit sipas variantit grek, është një legjendë e trilluar

Publikimi i radhës

Emri i Bizantit sipas variantit grek, është një legjendë e trilluar

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!