• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Pse e lëndojmë njëri-tjetrin, korrespondenca mes Tolstoit dhe Gandit

12/04/2020
| Kulturë

Në vitin 1908, revolucionari indian Taraknath Das i shkroi Leo Tolstoit, një nga figurat më të njohura e të rëndësishme në botë në atë kohë, duke i kërkuar mbështetje ndaj pavarësisë së Indisë nga Anglia.

Më 14 dhjetor, Tolstoi i shkroi Das një letër të gjatë, të cilën ky i fundit e botoi në gazetën indiane “Free Hindustan”. E kaluar dorë më dorë, letra i arriti Mahatma Gandhi, karriera e të cilit si lider i paqes sapo kishte nisur.

Ai i shkroi Tostoit, duke i kërkuar leje që ta botonte letrën eshe një herë. Ky moment do të shënonte nisjen e një korrespondence të gjatë mes të dyve, që zgjati deri në vdekjen e Tolstoit.

“Pa dyshim që nuk ka asgjë të re në ato që thotë Tolstoi. Por paraqitja e të vërtetave të vjetra nga ai është kaq e efektshme. Logjika e tij është e pakundërshtueshme. Mbi të gjitha ai të bind në ato që thotë. Ai kërkon vëmendje dhe e merr atë”,- shkruante Gandhi.

Tolstoi e hap çdo kapitull të letrës së tij të gjatë me një pasazh nga Krishna (një nga hyjnitë më të rëndësishme hindu).

“Arsyeja pse shumica e klasës punëtore vazhdon të punojë për një grup njerëzish, që kontrollojnë punën e tyre dhe rrjedhimisht jetët e tyre, është kudo e njëjtë, edhe kur nënshtruesit dhe të nënshtruarit janë të së njëjtës racë e të së njëjtit komb”-, shkruante ai.

Sipas Tolstoit, edhe shkenca, edhe feja mund të çojnë në dogma të rrezikshme, që na zhvendosin nga ligji më bazik i dashurisë.

“Dashuria është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga të gjitha të këqijat, për të shpëtuar njerëzimin nga skllavëria”,- shkruan shkrimtari i njohur.

“Çfarë po ndodh tani me njerëzit në Lindje e Perëndim është njëlloj me atë çfarë i ndodh çdo individi kur kalon nga fëmijëria në adoleshencë apo nga adoleshenca në rini e njëlloj me çdo fazë të jetës, Ai jeton pa asnjë drejtim, humb busullën, kështu që shpik shpërqendrime të çdo lloji. Kohëzgjatja e këtyre fazave është çështje më vete.”

/ filozofia.al /

 


Publikimi i mëparshëm

Çka kanë shqiptarët e që nuk ka Evropa

Publikimi i radhës

Filozofi gjerman Jürgen Habermas: Na duhet ta njohim më mirë paditurinë tonë

Publikimi i radhës

Filozofi gjerman Jürgen Habermas: Na duhet ta njohim më mirë paditurinë tonë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!