• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Vëllazëria e harruar

06/04/2020
| Opinione

Shefat Ademi | Miku i mirë duket në ditë të vështira, gjithmonë i kam qëndruar  besnik kësaj thënies së vjetër, që të bën të kuptosh se nganjëherë duhet lënë anash interesat dhe të arrihet faqebardhësia, e jo kur nuk të levërdis e të dalësh faqezi. Koha ka dëshmuar, se në jetë duhet të jesh idealist, të bësh vepra të mira nëse mundesh, t’i dalësh në ndihmë s’kamnorëve, t’a duash jetimin, dhe të kontribosh aq sa ke mundësi.

Bota po përballet, me një rrezik të padukshëm që po merr jetëra njerëzish, liria e të jetuarit është bërë e vështirë, si nga ana e sigurisë jetësore poashtu edhe ekonomike. Një virus që u përhap nga Kina e largët, e u bart në shtetet e Europës, dhe së fundmi vërshoi shtetet ballaknike, ka ngjallur panik në mesin e shoqërisë që e ka kufizuar lirinë e të jetuarit.

Shumë shtete u prekën, ku edhe mori jetëra njerëzish, një masë e konsiderueshme të infektuarish që u bë sinonim, i së keqes, t’merrit, panikut, një dukuri nuk dihet se deri ku e ka fundin. Hallexhinjtë, gjithmonë kanë një pretekst të qajnë emocionalisht sepse nga halli i tij, varet situata ekonomike, dhe sigurimi i ekzistencës sociale pa çka se buka, kripa, dhe gjërat ushqimore janë derti dhe halli për të zotin e shtëpisë.

E në këtë moment, Lugina e Preshevës për fat të mirë nuk ka të infektuar, me COVID-19, çka e bënë më të lehtësueshme menaxhimin e situatës sepse dy shtetet tona aspak  nuk kanë interes, që kjo trevë e banuar me shqiptarë, sadopak të dalin me ndihma sepse situata në çdo moment mund të përkeqësohet.

Solidarizimi në këto momente nga Kosova dhe Shqipëria është nën nivelin zero sepse në Kosovë, më e rëndësishme është karriga, sesa gjendja ekonomike, shëndetësore e popullit. Ky është turp!

Shqiptarët e Luginës çdoherë kanë qenë afër, popullit kosovar dhe atyre shqiptar të Shqipërisë në vështirësi, apo siç ishte rasti i fundit që ndodhi në Durrës, nga një tërmet që anekënd bota u çua në këmbë ta ndihmojë Shqipërinë, dhe shqiptarët e Luginës nuk qëndruan duarkryq, tubuan veshmbathje, ushqim, para me aq mundësi sa patëm, e sot po nga këta jemi harruar krejtësisht!

E si t’iu quajmë vëllezër, kur  vëllaun e keni harruar dhe e keni lënë në mëshirë të fatit!

Më mirë lëreni të hjekë, sepse Zotin e kemi dëshmitarë dhe me ndihmën e tij, do i’a dalim!

Nëse ju lodha, s’keni pse bezdiseni, ndaç nënçmomni, ndaç njollosëmni, por koha do ta dëshmojë se jemi sherri i vetvetes, e hajri i të tjerëve!


Publikimi i mëparshëm

NASA: Pas këtij terri, do dalim sërish t’i shohim yjet

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Sporteve e Malit të Zi e organizuan online konferencën e 17-të vjetore

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Sporteve e Malit të Zi e organizuan online konferencën e 17-të vjetore

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!