• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 3 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Sporteve e Malit të Zi e organizuan online konferencën e 17-të vjetore

06/04/2020
| Arsim

Universiteti i Tetovës ishte bashkorganizator i Konferencës së 17-të vjetore të Akademisë së Sporteve të Malit të Zi, me temë: “Sporti, aktiviteti fizik dhe shëndeti: perspektivat bashkëkohore”, e cila duhej të mbahej në Caftat-Dobrovnik, nga data 2. 4 – 5. 4.2020.

Në pamundësi për t’u zhvilluar në kushte normale, për shkak të pandemisë globale Covid-19, konferenca u organizua online.

Në këtë konferencë morën pjesë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, së bashku me profesorë të Fakultetit të Kulturës Fizike. Rektori i UT-së, Prof.Dr. Vullnet Ameti e prezantoi punimin shkencor me temë: “Ndikimi i aftësive specifike-motorike në karakteristikat antropometrike tek nxënësit 13 vjeçar”.

Krahas rektorit, universiteti ynë u përfaqësua edhe me profesorë të tjerë, të cilët shpalosën temat e tyre, duke filluar nga Prof. Dr. Fadil Mamuti, i cili prezantoi temën: “Ndikimi i globalizmit në arsim dhe dilemat në mes arsimit tradicional dhe bashkëkohor”;  Prof. Dr. Fadil Rexhepi, me studimin: “Kinematika në mes dy varianteve të teknikës “Uchi Mata” në xhudo te një sportist elitar”; Prof. Dr. Shpresa Memishi, me temën: “Përllogaritja e lartësisë tek adoleshentët e rrethinës së Pejës në Kosovë, duke shfrytëzuar matjen e duarve, te të dyja gjinitë”; Doc. Dr. Astrit Iseni, me temën: “Ndikimi i programeve stërvitore në zhvillimin e forcës eksplozive te disa aftësi specifike-motorike të nxënësve 14 vjeçar”.

Konferencat e këtilla janë gjithmonë të mirëseardhura, pasi i shërbejnë procesit arsimor-shkencor dhe ndihmojnë në ngritjen e cilësisë nëpërmjet metodologjive të ndryshme bashkëkohore.

Zyra për Informim


Publikimi i mëparshëm

Vëllazëria e harruar

Publikimi i radhës

Daniel Cohen: Kjo krizë shënon fillimin e kapitalizmit dixhital

Publikimi i radhës

Daniel Cohen: Kjo krizë shënon fillimin e kapitalizmit dixhital









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!