• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Konkursi më i ri i arteve nën kujdesin e Zhani Cikos, Edith Mihalit dhe Shqipe Xanit

06/03/2020
| Aktuale, Kulturë

Universiteti Europian i Tiranës është një prej Universiteteve i cili gjithmonë qëndron pranë studentëve duke i nxitur dhe stimuluar jo vetëm nëpërmjet procesit mësimor por edhe nëpërmjet aktiviteteve dhe konkurseve të shumta. Pikërisht nëpërmjet tyre studentët shpërfaqin talentet dhe aftësitë e tyre në fusha të ndryshme ku ata studiojnë.

Një prej konkurseve që UET po zhvillon kohët e fundit është edhe UET Talent i cili është një konkurs talenti, ku çdo i ri që mendon se ka talent në Kanto, Instrument, Aktrim, Kërcim, Pikturë, Skulpturë, Sport, Akrobaci etj, është i ftuar të marrë pjesë. Ndryshe nga formatet e tjera televizive dhe jo vetëm që kemi parë deri më sot, ky format është risi në Shqipëri jo vetëm sepse zhvillohet në një Universitet, por është i lidhur ngushtë me misionin e UET për formimin dhe edukimin e të rinjve nëpërmjet Universitetit dhe mësim nxënies. UET Talent ofron mundësinë jo vetëm të interpretimit dhe garës por edhe të njohjes së Universitetit në një këndvështrim tjetër, atë të argëtimit dhe jo vetëm të mësimit. Misioni i një Universitetit është përgatitja e brezave në mënyrën më të mirë të mundshme dhe UET Talent është një vlerë e shtuar në kurrikulën dhe jetën e Universitetit.

Gjatë realizimit të një konkursi të rëndësishëm janë edhe anëtarët e jurisë të cilët japin opinionet, mendimet, kritikat, qëndrimet e tyre mbi personazhet që marrin pjesë në konkurse. Edhe juria e UET Talent përbëhet nga individë të cilët janë tepër të kualifikuar dhe zënë poste të rëndësishme ne Universitet. Të pranishëm në jurinë e UET Talent janë Profesorët e nderuar që e kanë tashmë emrin në historinë e Artit Shqiptar si Zhani Ciko, Edith Mihali,Shqipe Zani. Prima Balerina e Teatrit të Operës dhe Baletit njëkohësisht pedagoge e Baletit ne UET znj. Adela Mucollari. Shkrimtari dhe poeti Ermir Nika, njëkohësisht edhe drejtues i Departamentit të Arteve. Administratorja e UET dhe pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë znj. Elona Shehu, Drejori i zyrës së PR dhe Komunikimit z. Edi Vlusha. Kristi Bello, kompozitor dhe pedagog në Departamentin e Arteve, si edhe dy studentë të Departamentit të Arteve Irvi Gjata dhe Kristi Maci.

Për sa i përket pjesëmarrjes së studentëve mund të regjistrohet kushdo, studentë nga UET , studente të Universiteteve të tjera, gjimnazistët si dhe çdo i ri që skenën e ka pasion por deri sot nuk ka përformuar ndonjëherë. Padyshim si në çdo konkurs edhe këtu do të ketë fitues por jo vetëm një, do të jenë disa të tillë, dhe mbi të gjitha do të ketë fitues në të gjitha fushat e konkurrimit. Faza e parë do të jetë prezantimi dhe interpretimi i çdo konkurrenti dhe më pas do të jetë finalja dhe gjysmëfinalja. Të gjithë fituesit do të jenë pjesëmarrës edhe në UET Alumni Festival i cili është dhe aktiviteti më i madh që UET zhvillon çdo vit pak para përmbylljes së vitit akademik.

Përfitimet që do të kenë më të mirët si një konkurs që zhvillohet në Universitet , më të mirët do të përfitojnë të drejtën e Studimit në UET nëpërmjet Bursës së Talentit, gjysëm burse, para kontratë regjistrimi me tarifë më të ulët si dhe mundësinë për të përformuar në aktivitetet e të shumta jo vetëm në UET por edhe në skena kombëtare dhe rajonale, këshillim karriere, leksioneve të hapura etj.

Universiteti Europian i Tiranës prej dy vitesh ka hyrë në një fazë të re të misionit të tij, jo vetëm duke pasur thuajse çdo degë studimi por edhe me një qasje tjetër akademike, duke i ofruar cdo studenti mundësinë që përveç studimeve të ketë edhe një jetë studentore sa më të larmishme dhe kreative. Pikërisht nëpërmjet aktiviteteve, konkurseve të shumta, studenti del nga petku i të qënit formal dhe zyrtar gjatë gjithë periudhës mësimore dhe përqafon jetën interaktive që UET ofron pikërisht nëpërmjet këtyre aktiviteteve. Në UET prej disa vitesh zhvillohen aktivitete  të ndryshme shkencore, social-kulturore, edukative etj. UET Talent tashmë është një prej tyre dhe shumë shpejt do të jetë një traditë e suksesshme e këtij Universiteti.

/ Gazeta Liberale / Tradita.org /


Publikimi i mëparshëm

Mësuesi, bartës i zhvillimeve në arsim

Publikimi i radhës

Hapet ekspozita “Flakadanët e lirisë”

Publikimi i radhës

Hapet ekspozita “Flakadanët e lirisë”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!