• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 23 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Mësuesi, bartës i zhvillimeve në arsim

Mësuesit duhet të ndryshojnë gjithmonë për të ndryshuar të tjerët. Mësuesi ka nevojë për profesionalizëm, eksperiencë edukimi, njohje të metodologjisë së mësimdhënies dhe hapësirë për të shprehur më shumë aftësitë për të qenë kreativ.

06/03/2020
| Arsim

Prof. Dr. Xheladin MURATI | Mësuesit ashtu si edhe grupet e tjera profesionale që veprojnë në kuadër të sistemit arsimor dhe institucioneve edukative-arsimore, janë një formë e ekzistencës së sistemit dhe e ushtrimit të punës edukative-arsimore. Por roli i tyre, misioni dhe funksioni nuk mund të shpjegohet vetëm me profilin e tyre arsimor dhe veprimtarinë e tyre edukative me nxënës. Kësaj duhet shtuar, funksioni pedagogjik që bëjnë ata në zhvillimin dhe transformimin e proceseve arsimore dhe të sistemit arsimor. Mësuesit në veprimtarinë e tyre brenda sistemit arsimor, brenda kuadrit profesional në shkollë, janë faktor kontribuues në ndërtimin e koncepteve, vlerave, të ndryshimeve rrënjësore pedagogjike të sistemit arsimor, të institucioneve shkollore. Mësuesit i ndajnë përgjegjësitë bashkë me faktor të tjerë për zhvillimin dhe bashkëkohësimin e sistemit arsimor. Arsimi sot ka nevojë për më shumë mençuri, dijeni dhe zgjuarsi në vendimmarrje.

PROFESIONI I MËSUESIT NË FOKUS TË VAZHDUESHËM

Për mësuesin është shkruar shumë dhe vazhdon të shkruhet e të hulumtohet veprimtaria e tij (P. Vity, H. Glençel, H. Mushinjski, K. Levin, C. Kazelman, B. Fovinkeln, V. Dering, Xhersajlld, G. Mialare, S. Dobrovski etj.) Në studimet tona poashtu kjo problematikë zen vend të merituar, shiko librat e mia: “Didaktika” (2002), “Shkolla fillore-problemet dhe organizimi” (2001), “Ndryshimi i arsimtarit dhe ndryshimet në shkollë” (2005), “Didaktika e suksesit” (2013), “Kultura dhe arsimi” (2019) . Kjo për shumë arsye sepse ai realizon funksione dhe mision shumë të rëndësishëm në shoqëri, ai edukon dhe arsimon gjeneratat e reja, jep këshilla për të rritur edukimin e nxënësit. Ai u nënshtrohet përsosjes së vazhdueshme profesionale, për të zbatuar strategji edukimi, për të rinovuar profesionin, për të ngritur cilësinë në edukim, për të qenë efektiv në mësimdhënie dhe për të kontribuar në përsosjen e sistemit arsimor.

Shkenca e cila merret me studimin e personalitetit të mësuesit quhet Pedeutologji.

  1. Premisat. Për të trajtuar temën në fjalë, kam parasysh këto premisa:
  2. Mësuesi është njeri i ndryshimeve, ai i aftëson nxënësit të ndryshojnë.
  3. Mësuesi është personalitet e mësuesia profesion dhe mision.
  4. Me vetitë e tij personale, profesionale e sociale, mësuesi kontribuon në bashkëkohësimin e sistemit arsimor.
  5. Të dijë të ndaj sa më mirë rolet në mësimdhënie dhe të vendos baza të shëndosha arsimore.
  6. Tiparet e personalitetit të mësuesit dhe mënyra se si ai komunikon me nxënësit e forcon rolin e tij.
  7. Qasjet dhe aspektet.

MËSUESIA DHE MËSUESI

Mësuesia është një institucion edukativ- moral, i cili synon edukimin intelektual, moral, estetik, social e fizik të nxënësve. Ai e përgatit nxënësin të ballafaqohet me sprova nga më të ndryshmet në jetë. Esenca e mësuesisë si profesion shprehet në forma të ndryshme, por rëndësia e tij shprehet përmes punës së mësimdhënies. Mësuesi përballet me sprova të shumta gjatë punës edukative. Në fakt në kompetencat e tij është dobia, ai sjell të mira e dobi për nxënësit që i mëson, për sistemin arsimor dhe për shoqërinë.

Mësuesi kreator dhe përgjegjës është ai i cili nxënësit i dëgjon, i kupton shqetësimet dhe problemet e tyre, i frymëzon ato. Njëherit , ai kontribuon në ngritjen e sistemit arsimor. Sepse baza arsimore dhe didaktike e përgatitjes së mësuesit (fakultet edukimi apo fakultet mësuesie apo fakultet pedagogjik), kushtet që u krijohen atyre gjatë shkollimit për këtë profesion, statusi pedagogjik e social i tyre, standardet që shoqëria ka vendos për punën e tyre janë faktor që mësuesin e vënë në pozitë aktive, ai mos të merret vetëm me mësimdhënien por edhe me proceset e zhvillimit të arsimit dhe sistemit arsimor.

ASPEKTE DHE ELEMENTE

Pavarësisht se mësuesi përballon sprova me të cilat ballafaqohet në punën edukative dhe mësimore, esenca e tij shprehet në shumë aspekte apo dimensione.

Ndër aspektet më të qenësishme të këtij profili mundë të përmendim:

  1. Statusi arsimor i mësuesit (formimi i tij pedagogjik e profesional, kultura, përvoja);
  2. Përparimi në fushën e pedagogjisë mbi të cilën është vendosur statusi arsimor;
  3. Statusi dhe karriera e tij arsimore;
  4. Prestigjin që ai ka fituar e që gëzon në rrethet arsimor e profesionale;
  5. Modelet që ka ndjekur për mobilitetin e tij profesional (kompetencat).

Në bazë të këtyre aspekteve dalin elementet që kërkohen të respektoj mësuesi në punën arsimore. Të këtilla janë:

– Mësuesi duhet të jetë i drejtë e konstruktiv dhe në veprime e punë të demonstroj të vërtetën.

– Mësuesi duhet të ketë aftësi për tu vënë në funksion të zhvillimeve të reja.

– Mësuesi nuk është i pa gabuar, por përpiqet të mos bëj gabime dhe nxënësit mos gabojnë.

– Mësuesi duhet të jetë i zgjuar dhe me inteligjencë të zgjidh problemet; ai nuk duhet të jetë i shurdhër dhe i verbër në veprimtarinë edukuese.

– Mësuesi duhet të di të shpjegoje saktësisht materialin, të komunikoj dhe të jap urdhrat dhe ndalesat në proces edukimi.

– Mësuesi nuk duhet të bën padrejtësi dhe t’u sjell dëme nxënësve.

– Mësuesi duhet të jetë durimtar, frymëzues dhe udhëzues i nxënësve.

– Mësuesi mbetet mësues edhe jashtë shkollës.

– Mësuesi me punën, mësimdhënien dhe sjelljen e tij duhet të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe bashkëkohësimin e sistemit arsimor.

– Mësuesi nuk duhet të diskriminoj dhe të dalloj nxënësit.

– Mësuesi është udhëheqës dhe mbikëqyrës i punës edukative dhe zhvillimit të nxënësit.

– Mësuesi duhet të dëgjoje, të buzëqesh, të pajtohet me nxënësit dhe më pas të bëj atë gjënë që e ka në plan ta bëj.

Këto elemente e formojnë kuadrin profesional, pedagogjik e njerëzor të mësuesit dhe ndikojnë në krijimin e raporteve dhe thellësinë e veprimeve edukative dhe zhvillimore. Dhe në këtë bazë ndodh ajo që parashtrohet si fillim i vlerësimit të vetvetes në bazë të limiteve personale, prioriteteve individuale dhe ato në raport me të tjerët (nxënës, rrethin, prindërit, institucionet). Të gjitha këto dhe shumë aspekte e dimensione të tjera shtrojnë para mësuesit obligime të shumta. Por mbi të gjitha ai duhet të jetë njeri i kulturuar, mos jetë është fundamentalist, fanatik, i prapambetur, ai është faktor zhvillimi dhe transformimi të individit , sistemit arsimor dhe shoqërisë.

MËSUESIT, FAKTOR TË NDRYSHIMEVE

Në thelb të kësaj qasjeje qëndron koncepti i ndryshimit të vetë sistemit arsimor, natyra dhe struktura e tij, modelet dhe nivelet strukturore që e përbëjnë atë. Si në aspektin vertikal ashtu edhe në atë horizontal të sistemit arsimor mësuesi (mësimdhënës, profesor, bashkëpunëtor profesional etj.) janë epiqendra e sistemit. Kësisoj të gjithë bartësit e procesit arsimor, janë një formë e ekzistencës së sistemit dhe e ushtrimit të ndikimit në zhvillimin e tij.  Optika pedagogjike e mësuesit qëndron në përgjegjësinë dhe rigorozitetin e zhvillimit të sistemit. Puna e tij është një proces zhvillimi që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin profesional.

Mësuesi është faktor për konceptimin e reformave, ndërtimin e tyre dhe operacionalaizimin konkret në praktikën pedagogjike. Me këtë mësuesi bëhet protagonist për përsosjen e sistemit arsimor, ai e projekton dhe e bën që qartë rrugën e zhvillimit dhe të transformimit të sistemit arsimor. Në kuptimin pedagogjik mësuesi e zgjeron përvojën arsimore, ndjen suksesin që ndryshon Kjo ndryshueshmëri e përvojës në çdo kohë dhe cilësitë e tij si institucion që ndryshon si shprehje e paluhatur e gatishmërisë, dinamikës dhe forces transformuese të proceseve arsimore dhe sistemit në tërësi flasin qartë për rolin e mësuesit në ngritjen e vlerës, cilësisë dhe standardeve të punës pedagogjike. Çdo strategji, projekt apo reformë që hartohet nga institucione politike (ministri, Kuvend, Qeveri etj.) mbeten të parealizuara nëse mësuesi nuk është participues në to.

KOHERENCA MES ZHVILLIMEVE DHE MËSUESIT

Në rastin e qasjes tone nuk kemi lajthitje të pedagogjisë dhe as mungesë të koherencës së saj. Përkundrazi pedagogjia dhe mësuesit tregohen të gatshëm dhe imponues në zhvillimet arsimore, sepse mbajnë parasysh rrethanat institucionale dhe rolin e mësuesit, karakterin e shkollës si një institucion edukativ, arsimor, pedagogjik, social, kulturor e cila është në transformim dhe zhvillim permanent. Roli i mësuesit është tepër i gjerë, dhe ai nuk kufizohet vetëm te nxënësit, pavarësisht se nxënësi është në qendër të veprimeve. Prandaj pedagogjia dhe mësuesit janë kontribuesit e drejtpërdrejt në zhvillimin e sistemit të dijes, të arsimit e të shkollës.

PËRFUNDIM

Për mësuesit kam respekt maksimal dhe kolegialitet korrekt. Puna e tyre ka të bëjë ekskluzivisht me rolin e edukimit dhe të përparimit të shoqërisë i cili mëton të promovojë praktika pozitive të zhvillimit të sistemit arsimor dhe ndërtimit të një shoqërie bashkëkohore demokratike. Jo çdo mësues shkëlqen në punën e tyre, por ka diçka që shkëlqen te secili nga to. Puna e mësuesit nuk është politike, por thellë pedagogjike. Tiparet e personalitetit të tij janë faktor për bartjen me problemet zhvillimore të arsimit. Mësuesit duhet të ndryshojnë gjithmonë për të ndryshuar të tjerët. Mësuesi ka nevojë për profesionalizëm, eksperiencë edukimi, njohje të metodologjisë së mësimdhënies dhe hapësirë për të shprehur më shumë aftësitë për të qenë kreativ. Qëllimet dhe pritshmëritë nga mësuesi dhe arsimi kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr individi, në intensitetin me të cilin arsimi realizohet dhe në modernizimin e tij.

/ Koha.mk / Tradita.org /


Publikimi i mëparshëm

Poezia epike antike greke

Publikimi i radhës

Konkursi më i ri i arteve nën kujdesin e Zhani Cikos, Edith Mihalit dhe Shqipe Xanit

Publikimi i radhës

Konkursi më i ri i arteve nën kujdesin e Zhani Cikos, Edith Mihalit dhe Shqipe Xanit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!