“Kini kujdes nga shpenzimet e vogla. Një rrjedh e vogël e fundos edhe anijen e madhe.”
“Duke dështuar në përgatitje, ju përgatiteni për të dështuar.”
“Energjia dhe këmbëngulja pushtojnë çdo gjë.”
“Zelli është nëna e fatit.”
“Ata që heqin dorë nga liria esenciale për të fituar pak siguri të përkohshme nuk e meritojnë as lirinë dhe as sigurinë.”
“I lumturi është njeriu punëtor dhe mjerani është njeriu dembel.”
“Çdo gjë që fillon me zemërim përfundon me turp.”
– Benjamin Franklin
“Pushteti është i dyllojshëm. Njëri fitohet përmes frikës dhe tjetri përmes veprimeve të dashura. Pushteti i bazuar në dashuri është qindra herë më efektivë dhe më i përhershëm se sa ai që buron nga frika e ndëshkimit.”
“Në botë ekzistojnë njerëz aq të uritur, sa që zoti nuk mund tu shfaqet ndryshe përveç se në formën e bukës.”
“Stolia e vërtetë e gruas është karakteri i saj, dëlirësia e saj.”
– Mahatma Gandhi
“Njerëzit më të mirë e posedojnë ndjenjën për të bukurën, guximin për të marrë rreziqe, diciplinën për ta thënë të vërtetën, aftësinë për të sakrifikuar. Ironikisht, këto virtyte i bëjnë ata që lëndueshëm; ata shpesh janë të plagosur; ndonjëherë edhe të shkatërruar.”
“Ne jemi shumë më të fortë në vendet ku kemi qenë të thyer.”
“Bota e thyen secilin dhe pas kësaj, disa janë të fortë në copa të thyera. Por ata që nuk thyhen ajo i vret. Ajo e vret të mirin, të butin, të guximshmin, të gjithë pa dallim. Nëse nuk je njëri ndër këta mund të jesh i sigurt se do të vrasë edhe ty, vetëm se po ndonjë nxitim të veçantë.”
– Ernest Hemingway
“Nëna e dashurisë është paqja. Ajo duhet të arrihet. Ajo duhet të meritohet.”
“Rreziku i së kaluarës ishte se njeriu bëhej skllav. Rreziku i së ardhmes është që njeriu mund të bëhet robot.”
“Marrdhënia nënë – fëmijë është paradoksale dhe, në një mënyrë, tragjike. Ajo e kërkon dashurinë më të fuqishme nga ana e nënës, përderisa kjo dashuri duhet ti ndihmojë fëmijës të rritet dhe të bëhet plotësisht i pavaruar nga ajo nënë.”
“Personat egoistë janë të paaftë për ti dashur të tjerët, por ata janë të paaftë për ta dashur edhe veten gjithashtu.”
– Erich Fromm
“Shumica e njerëzve mendojnë se hijet i përcjellin, i paraprijnë ose rrethojnë qëniet ose objektet. E vërteta është se ato i rrethojnë edhe fjalët, idetë, dëshirat, veprat, impulset dhe kujtimet.”
“Mund të ekzistojnë kohëra kur ne jemi të pafuqishëm për ta parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet kurrë të ekzistojë koha kur ne dështojmë për të protestuar.”
“Asnjë racë njerëzore nuk është superiore; asnjë besim fetar nuk është inferior. Të gjitha gjykimet kolektive janë të gabuara. Vetëm racistët i bëjnë ato.”
“Për mua, indiferenca është mishërimi i djallit.”
– Elie Wiessel
“Ne jetojmë në një shoqëri e cila ekskluzivisht varet mbi shkencën edhe teknologjinë, në të cilën vështirë se dikush di diçka për shkencën dhe teknologjinë.”
“Për krijesa të vogla siç jemi ne, pafundësia mund të jetë e përballueshme vetëm përmes dashurisë.”
“Shurja është rregull. Mbijetimi është përjashtim.”
“Mungesa e dëshmisë nuk është dëshmi e mungesës.”
“Unë shpesh jam i habitur sepse shumë më tepër aftësi dhe entuziazëm për shkencë gjej mes nxënësve filloristë se sa mes studentëve të kolegjit.”
– Carl Sagan
“Gjërat e vogla kanë ndikim tek mendjet e vogla.”
“Ushqeje mendjen tënde me mendime të mëdha. Heronjtë bëhen nga besimi në heroiken.”
“Asnjëherë mos u anko dhe asnjëherë mos u shpjego.”
“Veprimet jo gjithmonë e sjellin lumturinë, por nuk mund të ketë lumturi pa veprim.”
“Heshtja është nëna e së vërtetës.”
“Si një rregull e përgjithshme, njeriu më i suksesshëm në jetë është njeriu që e ka informacionin më të mirë.”
“Njeriu është i madh vetëm kur vepron nga pasioni.”
– Benjamin Disraeli
| filozofia.al |