Dr. Shkëlqim Millaku | Ndërtimi dhe forcimi i shqipes standarde është parë me interes se studiuari edhe nga disa studiues të huaj. Ata duke e kuptuar rëndësinë e një gjuhë të lashtë, gjuhë e cila është dëshmuar vonë në shekullin XV, por brumi i saj ofron argumente që të jetë edhe më e lashtë se që është dëshmuar dhe argumentuar nga shkrimet. Andaj, standardizimi i gjuhës shqipe qe një vendim shumë i arsyeshëm dhe i domosdoshëm i asaj kohe. Përveç studiuesve shqiptarë, për ndërtimin, forcimin dhe pasurimin e shqipes standarde dhanë kontribut shumë studiues të huaj. Ndër studiuesit meritor mund të veçojmë: Stuart Mani, i cili botoi A short Albanian Grammar (Gramatika e shkurte e shqipes) 1932 (…); Gary Loyd Bevington botoi Albanian Phonology (Fonologjia e shqipes) 1974; Leonard Newmark, Philip Hubbard dhe Peter Prifti botuan Standard Albanian (Shqipja standarde) 1982 etj.
Për normëzimin e shqipes standarde kanë dhënë kontribut edhe shumë studiues të tjerë, mirëpo studiuesit e theksuar do t’i paraqes në një studim të gjerë për kontribut-dhënien e tyre shkencore.
Fjalët kryesore
Leonard Newmark, Gary Loyd Bevington, Struart Mani, shqipja standarde, forcimi, ndërtimi, pasurimi, meritor (…).
Rëndësia e studiuesve të huaj për ta studiuar gjuhën shqipe para dhe pas normëzimit të saj, ishte dhe është mjaft i rëndësishme (të cilën mund ta konsiderojmë si i rëndësishme për disa arsye). Studiuesit e huaj, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për ta studiuar gjuhën shqipe janë të shumtë, mirëpo ndër ata që më pak janë përmendur (apo janë të cituar), por që nuk do të thotë se nuk kanë dhënë kontribut të vlefshëm, mund t’i veçojmë: S. Manni, Leonard Newmark (Philip Hubbard, Peter Prifti), Gery Bevington (G. Meyeri, H. Pederseni, N. Jokli, M. Lamberci, W. Cimochowski, Bariqi, Victor Friedman, Oda Buchholz) etj.
Në vazhdim do të paraqesim studimin analizues për tre studiuesit e parë në fjalë (S. Manni, Leonard Newmark, Gery Bevington).
Stuart Edward Manni ishte njëri ndër gjuhëtarët dhe filologët e paktë të botës anglofone, i cili, pothuajse gjatë tërë veprimtarisë se tij i ka studiuar çështje të rëndësishme të gjuhës dhe popullit shqiptarë. Me punën e tij të palodhshme është përpjekur të kritikonte, të plotësonte dhe të krijonte ide të favorshme për studimin e gjuhës shqipe. Stuart Edward Manni u lind më 11 qershor 1905 në Nottingham të Anglisë. Manni studioi anglishten, frëngjishten, gjermanishten dhe italishten në Universitetin e Bristolit. Pas diplomimit, Manni shkoi në Shqipëri ku qëndroi dy vite, që për atë do të jenë vite të mbara. Nga mbresa që ia la Shqipëria dhe populli shqiptarë, Manni filloi një rrugëtim të ri duke grumbulluar drejtpërsëdrejti nga populli dhe nga dy dialektet e shqipes material të vlefshëm leksikor. Më 1932 në kohën kur gjuha shqipe ende nuk e kishte normëzimin dhe kodifikimin e vetë, siç dihet në atë kohë u përdorshin për shkrim dy dialektet, toskërishtja dhe gegërishtja, por edhe variantet të ndryshme, të cilat të vetmen gjë që e kishim të përbashkët ishte alfabeti i miratuar në Kongresin e Manastirit më 22 nëntor 1908. Manni në atë kohë kur ishte shumë të nevojshme normëzimi i gjuhës shqipe botoi studime mjaft me interes dhe kontribut-dhënëse si: “A Short Albanian Grammar with Vocabulories and Selected Passages for Reading’’, në Londër më 1932 (Gramatikë e shkurtër e shqipes me fjalorë dhe pjesë të zgjedhura për lexim, Londër 1932). Pastaj, “N and R Alternation in the Dialects of Albania” 1938, (Alternimi N në R në dialektet e shqipes’’1938), “Fjalor historik” 1938, “Gjysmë vokalet indoevropiane në shqipe”, 1942, “Artikull për vokalet dhe konsonantet indoevropiane të shqipes” 1950, “Fjalori anglisht – shqip” 1957, “Shqipja si gjuhë indoevropiane” 1942, “Fonologjia historike e armenishtes dhe gjuhëve indoevropiane” 1963, “Gramatika historike e shqipes” 1974. Nga autori nuk kam munguar edhe studime për letërsinë shqiptare etj. Manni nuk qe i vetmi studiues i huaj që shprehi interesim për ta studiuar gjuhën shqipe dhe historikun e saj, si një admirues dhe studiues serioz, si ai qenë edhe shumë studiues të tjerë si: G. Meyeri, H. Pederseni, N. Jokli, M. Lamberci, W. Cimochowski, Bariqi etj. Fakti se Manni të gjitha veprat i kishte botuar në anglishte jo vetëm që e ngre vlerën e tyre, por sigurisht e ngritë vlerën e autorit dhe të veprave të tij, sepse ishte një studiues më një interesim dhe kureshtje të thellë, pra ishte i admiruar ndaj gjuhës dhe popullit shqiptarë, si një brumë dhe me një strukturë gjuhësore të pa studiuar sa ka merituar. Andaj, Manni e nderoi kombin shqiptar duke shkëlqyer më veprat që i botoi dhe që i la, ai e informoi botën se gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, se autoktonia e popullit shqiptarë është e lashtë dhe më të drejtë e quan Dr. Shykrane Gërmazaj, në librin përmbledhës për Mannin: “Stuart Manni, Admirues i madh i shqipes dhe i shqiptarëve’’.
Le të pyesim se sa ka rëndësi kontributi i Stuart Edward Mannit dhe studiuesve të tjerë të huaj, për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptarë?
Dihet fakti se dëshmitë e shkruara shqipe janë të vona, por si një popull i lashtë që shumë studiues si shqiptarë ashtu edhe të huaj i kanë dhënë rëndësi studimit të gjuhës shqipe dhe në theks të veçantë Manni, i cili pothuaj gjatë tërë veprimtarisë se tij është marrur me çështjen e gjuhës shqipe. Andaj, kur është fjala për një autor të huaj mund të jetë edhe ky mendim: Për ta studiuar një gjuhë të huaj dhe historikun e një populli janë dhe lindin shumë arsye, mirëpo po i theksojmë vetëm dy prej të mundshmeve:
- Interesi ndaj gjuhës “shqipe” së atij kombi “…” (për qëllime të ndryshme),
- Pengesa ndaj fenomeneve gjuhësore “krahasimtare” që studiuesit dëshironin t’i studionin.
Arsyeja e parë nuk qëndron shumë objektive, nga fakti se populli shqiptarë në kohën kur Stuart Edward Manni rreth viteve 1925 që ka vepruar, ishin vite shumë të vështira për gjuhën dhe popullin tonë, mirëpo në bazë të rezultatit mund të themi se, autori nuk kishte ndonjë interes politik të qëllimeve të ndryshme, sepse në kohën tonë apo nga ky këndvështrim është me lehtë të imagjinohet se Anglia si një shtet, i cili vinte edhe autori ishte dhe mbetej mik për popullin shqiptarë, pavarësisht nga disa momente historike që edhe ky shtet ishte distancuar nga mbrojtja sovrane e shtetësisë shqiptare.
Mirëpo, theksi im që mund të konsiderojmë edhe i autorit S. Manit ishte të studiohet ç’është e rëndësishme për gjuhës shqipe. Mani siç dihet i ka botuar të gjitha studimet në gjuhën angleze. Kjo për shqiptarët nuk ishin shumë e lehtë, sepse konsideroj se populli ynë nuk e ka njohur gjuhën angleze, mirëpo ishte një informim i drejtë dhe më përfshirje mbarëkombëtar për një gjuhë dhe një komb, i cili padrejtësisht ishte ndarë dhe ekziston si një brumë i pa studiuar me një strukturë gjuhësore tjetër në krahasim më atë të gjuhës angleze. Siç dihet Manni kishte studiuar anglishten, frëngjishten, gjermanishten dhe italishten, pastaj duke i kuptuar fenomenet gjuhësore të përbashkëta më gjuhën MËMË indoevropiane, e cila është e pranuar edhe nga Mani, ashtu si edhe nga dhe shumë studiues të tjerë që mendojnë se është rindërtim, mirëpo kontakti më fenomenet gjuhësore të gjuhës shqipe qenë risi të kohës për studiuesin, kështu që i lindi shumë studiuesve inspirimi apo ideja për ta studiuar gjuhën shqipe dhe pikërisht Mannit si admirues i madh i gjuhës në fjalë dhe popullit shqiptarë (Shembulli në fjalë është njësoi si një njeri që ecë rrugës dhe i del një pengesë, mirëpo për njeriun janë dy zgjedhje: Njëra, të lëvizë rreth pengesës dhe të mos e prekë fare atë, por ta dijë se ishte pengesë, dhe tjetra, ta eliminojë pengesën që pasardhësit të mos ballafaqohen më të njëjtën pengesë të asaj natyre. Ky qe edhe fati i gjuhës shqipe dhe popullit shqiptarë për të huajë).
Andaj, Stuart Edward Manni nuk dëshiroi që ta kalonte pengesën dhe ta harronte atë, ai i kushtoi tërë jetën më një vullnet të madh dhe më një admirim të posaçëm ndaj gjuhës shqipe dhe popullit shqiptarë. Kontributi i tij vuri themelet e një shkolle moderne për zhvillimin e shkencës shqiptare, që e dëshmuan shumë studiues të huaj dhe pikërisht në theks të veçantë Manni, i cili dëshmoi se gjuha shqipe është me interes për studiuesit anglezë dhe dashamirësia e tyre që dëshmuar se është e thellë ndërmjet popullit të Anglisë dhe të Shqipërisë. Mani dha një kontribut të shkëlqyer në fushën e studimit krahasimtar të gjuhëve indoevropiane.
Në vazhdim do të veçojmë një studim apo libër të Stuart Mani më titull “A short Albanin grammar” (1932). Ky libër trajton boshtin gramatikor të shqipes. Libri në fjalë është njëra ndër veprat kapitale të autorit. Koha kur është botuar ky studim dhe kur ky studiues ka vepruar pothuajse për ne shqiptarët ishte kohë mjaft e art, sepse përveç përpjekjeve të Rilindësve për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe dhe disa studiuesve të huaj, të cilët vepruan pas shpalljes se pavarësisë, në ato ditë apo vite që qenë të vështira për kombin, i cili e kishte alfabetin por jo edhe normëzimin apo kodifikimin e gjuhës. Në këtë pjesë të zbrazëtirës shqiptare gjetën risin studiuesit e huaj për ta studiuar gjuhën shqipe dhe për të dhënë ide sistemore se si do të duhej të jetë një gjuhë me rregulla dhe strukturën gramatikore.
Libri ka një përbërje interesante, sepse ka një kapitull për historinë e gjuhës shqipe, pastaj ka elemente krahasuese fonetike, morfologjike dhe sintaksore në praktikë shqiptimi, përshtatje dhe përkthimi, mirëpo të krahasuara edhe më gjuhën angleze. Libri fillon më disa vargje të At Gjergj Fishtës:
Jo, po, rob s’bahet Shqyptari
Pse atij fjalë i lanka i Pari,
Fjalë i lanka – fjalë të vërtetë,
Do e sido m’e shkue kët’ jetë,
Diku mbathë, po dikuzbathë,
Diku ngranë, diku pangranë,
Veç se lirë m’e shkue ai motin,
Mbi vendin tue njofto për Zotin,
E kurrkuj, n’kto troje t’veta,
Mos me i ba kurr ‘tungatjeta.’
AT GJERGJ FISHTA
No! No Eagle’s son shall serfdom feel,
For truly has the Almighty said:
Spend his life howe’er he will,
Shod or barefoot, wanting bread,
He shall live in freedom still
Knowing Godi s overhead
And pass his days! And greeting none
While’re he treads his own domain[1].
S.E. MANN
Nga fakti se libri fillon më këto vargje të Fishtës, autori ka vërtetuar talentin e Fishtës dhe ka paraqitur brumin e një gjuhë të gjallë. Mirëpo, sistemi i gjuhës shqipe sipas Manit është i ngjashëm më atë të gjuhës angleze. Një mendim të tillë e kanë dhënë edhe shumë studiues apo dashamirës të tjerë, sepse shqipja është gjuhë e grupit indoevropian dhe rrjedhe nga ilirishtja. Mani duke e njohur gjuhën, kulturën greke dhe latine etj, ai në studimin e tij sheh si problematike raportet e ngjashme ndërmjet shqipes dhe rumanishtes, të cilat kanë disa fjalë të ngjashme si:
Rumanisht Albanin
Pupa, to kiss. Puth (prej puk’).
Vara, summer. Verë.
Bucurie, joy. Bukuri, beauty.
Mal, shore Mal, mountain.
Buza, lip. Buzë[2]
Për raportet e dy gjuhëve në fjalë kanë dhënë mendime edhe shumë studiues shqiptarë dhe të huaj, të cilët e kanë parë dhe studiuar nga disa fusha gjuhësore dhe semantike si të dyanshme dhe të pazgjedhura apo të pa argumentuara se cilës gjuhë i takojnë ato fenomene gjuhësore. Libri bënë një përshkrim kronologjik të dokumentimit të shqipes duke filluar nga Buzuku, Bardhi, Bogdani, Budi dhe deri të Noli, Aleksandër Xhuvani, Kristoforidhi, Fishta etj.
Libri kompletohet duke dhënë mendimet e studiuesve të huaj si: Gustav Meyer, Hani, Lambertz, Weigand etj. dhe veçanërisht duke krahasuar raportet e dy dialekteve të shqipes.
Studimi krahasues në pikëpamje fonetike, morfologjike dhe sintaksore të librit në fjalë i ka dhënë kompletim të plotë dhe serioz për ta titulluar “Gramatikë e shkurtër e shqipes”.
Studimi i zanoreve dhe i bashkëtingëlloreve të shqipes dhe shqiptimi fonetike i tyre, autorit ia ka hapur rrugën që të fillon për ta studiuar strukturën morfologjike të gjuhës shqipe. Ai i ka kushtuar mjaft rëndësi sistemit foljor pa i dalluar trajtat dialektore dhe pa i definuar saktësisht kohët, mënyrat dhe diatezën e foljeve.
Në pjesën e morfologjisë studimi kompletohet më një studim të thellë të emrit dhe të fjalëformimit të tij. Andaj, pjesët e tjera të ligjëratës janë studiuar jo shumë gjerësisht, mirëpo janë përmendur si mundësi studimi.
Koncepti sintaksor ndërmjet shqipes dhe anglishtes është paraqitur shumë shkurt, mirëpo që në fillim të këtij kapitulli autori citon “The order of the sentence is mainly as in English” (Renditja e fjalisë është kryesisht si e anglishtes).
Mani e ka njohur strukturën sintaksore të shqipes, sepse për të thënë “kryesisht” mund të nënkuptojmë se ka edhe veçori dalluese ndërmjet dy gjuhëve në fjalë.
Ky libër është botuar në anglisht dhe është krahasuar ndërmjet shqipes dhe anglishtes. Andaj, që në fillim autori falënderon Ernest Koliqin, Midhat Frashërin dhe Gjergj Fishtën etj., për ndihmësen e ofruar.
- Mani me gjitha librat dhe studimet e tij për gjuhën shqipe, e ka avancuar dhe krahasuar si një gjuhë me prejardhje të ilirishtes dhe të familjes se gjuhëve indoeuropiane. Andaj, ky ishte dhe do të mbetët një anglez që vërtetë ia fali jetën duke e studiuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Një studiues amerikan Gary Loyd Bevington për disertacion kishte zgjedhur të studion për fonologjinë e shqipes. Një studim i tillë nuk mund të konsiderohet i lehtë edhe për vetë shqiptarët, sepse kërkohet njohje e thellë e strukturës se gjuhës, në këtë rast të gjuhës shqipe nga një autor i huaj. Ky autor në vitin 1974 botoi veprën “Albanian Phonology” në Wiesbaden të Gjermanisë. Libri ofron kryesisht informacione mjaft të rëndësishme të cilat janë të orientuara kryesisht në sistemin foljor dhe emëror.
Libri Fonologjia e shqipes ofron një hyrje të përgjithshme dhe përmbledhëse, duke filluar nga analizat dhe vlerësimet e ndryshme gjenerative dhe me theks të veçantë duke u bazuar në konceptet e themeluesit të gjuhësisë gjenerative të N. Chomsky-it. Rëndësia e librit qëndron nga disa koncept që deri me tani nuk janë shtruar. Në fillim mund të themi se autori ka krahasuar studimet e Chomskit, Halle-it, Andersonit, Lehiste, Hefner etj, të cilët e kanë studiuar rrënjësisht problemet e ndryshme gjuhësore dhe në veçanti autori i ka krahasuar modelet e studimit të tyre për ta studiuar fonologjinë e shqipes.
Autori i ka dhënë një rëndësi në një kapitull të veçantë për theksin e shqipes. Pastaj, në vazhdim si bosht kryesor studimi është sistemi foljor, i cili është studiuar në koncept të përgjithshëm dhe mjaft shkoqitës. Në vazhdim kemi një kapitull për sistemin emëror që kryesisht është mbështetur mbi studimin e Newmark-it. Autori ka arritur t’i studion 36 rregulla fonologjike duke i parë me mjaft interes, por edhe si rezultatdhënëse.
Një studiues tjetër që ka dhënë kontribut të çmuar për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar është edhe Leonard Newmark, i cili ka botuar disa studime, të cilat janë mjaft më interes për gjuhë shqipe. Ndër studimet e tij të publikuara mund t’i veçojmë: “Structural Grammar of Albanian” 1957; “An Albanian Case System” 1962; “Standard Albanian” 1982 etj.
Studiuesi në fjalë për ndërtimin dhe forcimin e shqipes standard dha një kontribut të kënaqshëm, sepse studimet e tij kryesisht janë botuar jashtë vendit, në gjuhën angleze dhe kanë qenë mjaft më interes për informimin e gjendjes se sistemit gjuhësore të shqipes.
Ndër studimet më me interes që mund ta veçojmë është edhe vepra “Standard Albanian”, një vepër që është punuar nga një grup autorësh të huaj dhe shqiptarë. Ky studim ka një vlerë të veçantë, sepse për shqipen standarde është folur mjaft brenda trojeve shqiptare, por jashtë ombrellës shqiptare nuk është folur sa ka merituar të informohet opinioni i gjerë.
Andaj, libri ka disa kapituj duke filluar nga konceptet fonetike, morfologjike dhe mjaft shkurt sintaksore. Në theks të veçantë ky libër trajton fjalëformimin, pastaj në një kapituj të ndarë kemi studim të shkoqitur për sistemin foljor, emëror etj.
Në krahasim me studimin e S. Mannit dhe kontributin e tij, i cili gjithë shembujt i kishte marrur pa i dalluar se a janë të dialektit gegë apo toskë, ky studiues, pra Newmarki kishte bërë kujdes gjatë marrjes se shembujve dhe kryesisht i ka paraqitur nga shqipja standarde.
Studimi krahasues ndërmjet shqipes dhe anglishtes ia ka ngritur vlerën e librit “Standard Albanian”.
Kontributi i këtyre autorëve, pra i autorëve të huaj ishte dhe është me një vlerë të lartë. Lindja e idesë për ta studiuar një gjuhë, kulturë dhe identitet të një populli me një popullsi jo edhe aq e madhe sa mund të krahasohet më shtete, popuj dhe gjuhë të tjera. Mirëpo, këtu nga kjo nismë mund të themi se gjuha shqipe ka zënë të hynë në familjet e mëdha për ta përfshirë si gjuhë e cila ka një strukturë të dallueshme nga gjuhët gjermanofolëse, anglofolëse, sllavofolëse etj. Por, duke i krahasuar më elementet fonetike, morfologjike dhe sintaksore mund të përfundojmë dhe krahasojmë se shqipja standarde ka një brumë, i cili akoma mund të pasurohet dhe të konsiderohet me kuptim të plotë të fjalës, së është gjuhë e lashtë, indoeuropiane me burim nga ilirishtja dhe me një standard të pranueshëm edhe nga studiuesit e huaj ndërkombëtar.
Literatura
Beeks, Robert: Comparative Indo-Europian Linguistic, Amsterdam, 1995.
Mani, Stuart: A short Albanian Grammar (Gramatika e shkurte e shqipes), London, 1932.
Mani, Stuart: Artikull për vokalet dhe konsonantet indoevropiane të shqipes, London, 1950.
Mani, Stuart: Fjalori anglisht-shqip” London, 1957.
Mani, Stuart: Fonologjia historike e armenishtes dhe gjuhëve indoevropiane, London,1963.
Mani, Stuart: Gramatika historike e shqipes, London,1974.
Mani, Stuart: N and R Alternation in the Dialects of Albania, 1938, (Alternimi N në R në dialektet e shqipes’’ London,1938).
Mani, Stuart: Fjalor historik, London,1938.
Mani, Stuart: Shqipja si gjuhë indoevropiane, London, 1942.
Newmark, Leonard: Structural Grammar of Albanian, California, 1957.
Mani, Stuart: Gjysmë vokalet indoevropiane në shqipe, London, 19442.
Newmark, Leonard: An Albanian Case System, California,1962.
Newmark, Leonard; Philip Hubbard dhe Peter Prifti, Standard Albanian (Shqipja standarde), California, 1982.
- Victor: Studies on Albanian and other Balkan languages, Peje, 2004.
Šarič, Ljiljana: Croation and serbian, Zagreb, 1997.
Čanak, Jovan: Greater Albanian, Belgrade, 1998.
Chomsky, Noam: New horizont in the study of language and mind, Cambridge, 2000.
Collier, Peter dhe Horowitz David: The anti Chomsky reader, California, 2004.
Eco, Umberto: Semiotics, Indian University Press, 1986.
Malmakjar, Kristen, The linguistics encyclopedia, New York, 1996.
Bauer, Laurie: English word-formation, London, 1983.
Talbot, Mary: Language and gender, Great Britain, (2004!).
Chomsky, Noam, The new military humanism, lessons from Kosovo, London, 1999.
Levin, Samul dhe College, Huter: The study of syntax (The gjenerative – transformational approach to the structure of American English), New York, 1969.
Haegeman, Liliane dhe Gueron, Jacqueline: English Grammar a Generative Perspektive, Australian, 1999.
Hamp, E: The position of Albanian, Berkeley dhe Los Angeles, 1966.
Cimochowski, W: Prejardhja e gjuhës shqipe, BUShT, SShSh, 1958/2.
Buchholz, O; Fiedler, W: Albanische Grammatik, Leipzig, 1987.
Bevington Loyd Gary: Albanian Phonology (Fonologjia e shqipes), Wiesbaden, 1974.
[1] S.E. Mann, A short Albanian grammar, London, 1932, p. 1.
[2] Po aty, f. 2.